Barac: BE pa kapacitet, zgjidhje e paqtë dhe e qëndrueshme vetëm përmes marrëveshjes mes dy popujve
Bashkëpunëtori i Qendrës për stabilitet shoqëror Sërgjan Barac vlerëson se rezultati i dialogut të deritanishëm mes Beogradit dhe Prishtinës tregon se Bashkimi Europian nuk ka kapacitet të moderojë këtë lloj dialogu dhe se është e vetmja mënyrë që të shkohet deri në zgjidhje të përhershme në negociata direkte dhe marrëveshje mes sërbëve dhe shqiptarëve.
“E vetmja mënyrë që të shkohet me të vërtetë deri në zgjidhje të paqtë e të qëndrueshme, është që popujt të marrëveshohen. Gatishmëria më e madhe e sotme është pikërisht që të bisedojmë rreth asaj për çfarë mund të bisedojmë dhe të lëmë mënjanë ato që në këto momente nuk mundemi t’i diskutojmë”, ka thënë Barac për Kosovo onlajn.
Ky i fundit shtoi se të gjithë popujt në rajon janë ndeshur me probleme të ngjashme dhe bashkëpunimi që Sërbia ka me Shqipërinë dhe kryeministrin e saj Edi Rama, tregoi që jeta e mirë dhe kualitative për qytetarët duhet të jetë ide dominuese politike për të gjithë liderët.
“Për ne kjo na ndan shumë, por jemi takuar me shqiptarët mbi të gjitha me Edi Ramën, arritëm të gjejmë mënyrën të bisedojmë, pasi të gjithë kemi probleme të përafërta, problemim e rrjedhës, mallrave, njerëzve, kapitalit... Idea t’a bëjmë jetën më të bukur e më kualitative për qytetarët është diçka çka është ide dominante politike për mbarë politikanët në botë, e kështu do të duhet të jetë dhe për përfaqësuesit e popujve shqiptarë e sërb”, ka thënë Barac.
Megjithatë, ky i fundit beson se në këtë moment vështirë të realizohet dhe si burimin kryesor shikon politikën irracionale të kryeministrit Albin Kurti që udhëheq, sikurse thekson, politiikë që nuk është në interes të popullit shqiptar në Kosovë.
“Nuk është në interesin e popullit shqiptar në Kosovë që të jetë në tension konstant, kaosi dhe frike por dhe frikës nga intervenimi nga jashtë. Albin Kurti nisi me ngadalë të nervozojë inspiruesit e vet, motivuesit, financuesit, sponzorët. I nervozoi ngadalë, kjo nuk është gjithmonë e pazakontë ashtu sikurse do të donim ne të prisnim që të ishte, por që i ka nervozuar. Mendoj se këtë dhe përfaqësuesit e popullit shqiptar që jetojnë në hapësirën e Kosovës e Metohisë e ndjejnë” beson Barac.
Ky i fundit shtoi se intervenimi perëndimor para së gjithash do të nënkuptonte presione të reja ekonomike sepse Kosova nuk do të mund të mbijetonte pa mbështetje financiare për më shumë se disa muaj.
Barac vlerëson se dialogu mes dy popujve është zgjidhja e vetme edhe sepse është treguar se BE për shkak të involvimit të saj në të gjithë procedurë, nuk ka kapacitet për të moderuar negociatat mes Beogradit dhe Prishtinës.
“Pavarësisht se jemi në rrugën europiane, ne bashkëpunojmë me Bashkimin Europian, por tregoi se nuk ka kapacitet për të moderuar një dialog të tillë. U pa se kur dikush moderon dialogun dhe në fakt është palë e involvuar, pala që tashmë e ka paracaktuar se çfarë duhet bërë, nuk mund t’a moderojë me të vërtetë për të shkuar deri tek marrëveshja, zgjidhje e përhershme dhe e qëndrueshme, por tamam përkundrazi”, beson Barac.
Ky i fundit thotë se nga paqja dhe bashkëjetesa e qëndrueshme nuk të largon vetëm sjellja e BE, por dhe përfaqësuesit e elitës politike shqiptare.
“Presionet konstante ndaj palës sërbe, në mënyrë konstante presionohen politikanët tanë ndonëse shikojmë se me të vërtetë është Albin Kurti pala iracionale. Shikojmë dhe që përfaqësues të elitës politike shqiptare nga hapësira e Kosovës e Metohisë bëjnë gjithçka që të n’a largojë nga ndonjë paqe, nga ndonjë bashkëjetësë e qëndrueshme. Dhe për këtë Bashkimi Europian humbi kapacitetin dhe se popujt duhet të marrëveshohen. Mendoj se interesi i popullit sërb e shqiptar që jetojnë në hapësirën e Kosovës dhe Metohisë, por dhe i yni është që të jetojmë në këtë hapësirë ku të gjendet zgjidhje e bashkëjetesës, që të bashkëbisedohet pa ndërmjetës që janë gjyqtarë me parapagesë” konkludoi Barac.
0 komentet