Vuçiq: Rikthimi i dialogut dhe normalizimi i marrëdhënieve qëndron në formimin urgjent të BKS
Presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq ka theksuar gjatë bisedës me të dërguarin special të BE për dialog mes Beogradit dhe Prishtinës Mirosllav Llajçak se rikthimi i dialogut konstruktiv dhe normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Sërbisë, qëndron tek implementimi i Marrëveshjes së Brukselit, pra formimin urgjent të Bashkësisë së Komunave Sërbe.
Vuçiq në Instagram ka theksuar se në takim është diskutuar për pozitën e popullit sërb në Kosovë ku sikurse theksoi, është i ekspozuar prej presioneve të vazhdueshme dhe arbitraritetit të pushtetit në Prishtinë.
"Bisedë e hapur dhe korrekte me Mirosllav Llajçakun rreth situatës në Kosovë e Metohi dhe pothuajse kushteve të pamundura për jetesë të banorëve sërbë, shkaktuar prej presioneve konstante dhe arbitraritetit të pushtetit në Prishtinë. Ripërsërita se rikthimi në dialogun konstruktiv mes Beogradit dhe Prishtinës dhe normalizimi i marrëdhënieve qëndron në radhë të parë tek implementimi i marrëveshjes së Brukselit, pra formimin urgjent të Bashkësisë së Komunave Sërbe” është shprehur presidenti i Sërbisë.
Ky i fundit shtoi se Sërbia do të qëndrojë partner i përgjegjshëm i BE në kuadër të dialogut si mbështetje dhe ruajtëse e popullit sërb në Kosovë.
"BE si ndërmjetësuesi kryesor në këtë proces, në Sërbi ka dhe do të ketë partner të përgjegjshëm dhe serioz dhe për popullin tonë në K&M do të qëndrojmë mbështetës të pakompromis dhe ruajtës për vatrat dhe të ardhmes së tyre", ka thënë ai.




0 komentet