Gjuriq: Dialogu mes Beogradit dhe Prishtinës është në koma, heqja e masave do të ishte ftesë për lëvizje të reja të njëanshme të Kurtit
Dialogu ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës është në koma dhe nuk ka të bëjë me Miroslav Lajçakun, por me faktin se shumë vende - të cilat do të duhej të përdorin ndikimin e tyre për të parandaluar tërbimin etno-nacionalist të regjimit të Aljbin Kurtit - nuk janë duke shfrytëzuar autoritetin e tyre, tha për RTS ministri i Punëve të Jashtme Marko Gjuriq.
“Në disa raste po ndodh shumë më keq, se qëllimi i shpallur më parë për krijimin e një shoqërie demokratike dhe multietnike në Kosovë dhe Metohi, po zëvendësohet me disa qëllime të tjera gjeopolitike dhe duke i dhënë përparësi konsolidimit të shtetësisë së rreme të Kosovës. Për ne prioriteti ynë është të mbështesim mbijetesën e popullit tonë në Kosovë dhe Metohi. Populli ynë duhet të jetë i durueshëm, i urtë dhe të dijë se tani ruajtja e interesit tonë kombëtar varet në masë të madhe nga këmbëngulja e tyre për të qëndruar në tokën e tyre dhe në një mas të madhe varet nga ata ruajtja e interesit të shtetitë, kurse Serbia do të bëjë të pamundurën për t'i ndihmuar në këtë”, ka theksuar ministri.
Ai ka komentuar edhe arrestimin e fundit të serbëve në Leposaviq, duke thënë se kjo po ndodh përkundër garancive me shkrim të SHBA-së dhe BE-së se asnjë nga personat që kanë marrë pjesë në protesta dhe barrikada nuk do të ndiqet penalisht.
“Numri i të burgosurve politikë po rritet, sepse për ne ata janë të burgosur politikë. Pres dhe shpresoj në një reagim publik dhe të qartë si të SHBA-ve ashtu edhe të BE-së ndaj Kosovës, sepse arrestimet shtesë paraqesin një dorezë të hedhur në fytyrë dhe nuk kontribuojë në stabilitetin në terren, së bashku me akuzat ndaj punonjësve të bankave për të kontribuar në terrorizëm, së bashku me ndalimin e hyrjes në Kosovë të drejtorit të Zyrës për Kosovë dhe Metohi, Petar Petkoviq, të cilët qëllimisht po punojnë për të ruajtur një klimë të keqe”, thekson Gjuriq.
Kur është fjala për Asociacionin e Komunave Serbe, ai thekson se Serbia nuk do të heqë dorë nga lufta për të mbrojtur interesat e saj.
"Në muajt e ardhshëm do të bëjmë një fushatë intensive diplomatike në kryeqytetet evropiane, do të përpiqemi të fitojmë sa më shumë njerëz në anën tonë. Parlamenti i ri Evropian është konstituuar, gjërat po ndryshojnë në Evropë dhe vitin e ardhshëm mund të jetë viti në të cilin situata do të jetë më e favorshme dhe e rëndësishme është që populli ynë të qëndrojë i palëkundur në vatrat e tij, sepse gjithçka varet nga guximi i tyre”, theksoi shefi i diplomacisë serbe.
Lidhur me këtë, ai tha se nesër në Austri do të ketë një takim me një sërë ministrash të BE-së dhe me përfaqësuesin e lartë të BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Gjuzepe Borel.
“Tashmë të hënën do të flas në takimin e ministrave të jashtëm të BE-së, që është një mundësi fenomenale për Serbinë, e cila nuk është anëtare, të ulet në atë tryezë dhe të shprehim në mënyrë të barabartë shqetësimet dhe problemet tona, si dhe vizion për të ardhmen e rajonit”, thekson ai.
I pyetur se si e komenton njoftimin e Borelit për heqjen e sanksioneve ndaj Kosovës, ai thekson se “është detyrë e Serbisë që të trokasë në derën e tyre dhe të shpjegojë se çfarë ka bërë regjimi i Kurtit”.
"Heqja e masave që janë shumë të buta dhe të pamjaftueshme për të zbutur sjelljen e Kurtit do të jetë një ftesë për lëvizje të reja të njëanshme nga ana e Kurtit. Dhe ato destabilizojnë rajonin dhe punojnë kundër interesave të atyre vendeve që tani po shqyrtojnë tërheqjen e këtyre masave. Unë nuk mund të komentoj dokumentet e brendshme të Bashkimit Evropian që nuk janë bërë publike, por mund të them se do të bisedoj seriozisht me të për situatën në Kosovë dhe se nuk do të fshihet asgjë nën qilim, por tani për tani nuk e dimë se kur do të vendosin zyrtarisht për ato masa”, tha Gjuriq.
Ministri shprehu qëndrimin e tij edhe për incidentin e ndodhur dje gjatë ndeshjes Shqipëri-Kroaci në Kampionatin Evropian në Mynih, kur tifozët brohorisnin “Vrite Serbin”.
“Nuk do të pretendoj të jem ekspert i praktikës së përgjithshme dhe se di shumë për futbollin, por për mua, UEFA ka qenë shumë e politizuar që nga momenti kur pranoi Prishtinën në radhët e saj dhe shpresoj që sjellja e tyre të çunat tanë do të zgjoj një dëshirë shtesë për të luftuar. Mesazhi "Vriteni Serbin" ju tregon për klimën e keqe të krijuar nga disa politikanë në rajon dhe regjimin etno-nacionalist të Kurtit", tha Gjuriq.
0 komentet