Barac: Për Sërbinë do të ishte mirë që Kallas të mos jetë në krye të diplomacisë europiane

Srđan Barac
Burim: Kosovo Online

Bashkëpunëtori i Qendrës për Stabilitet Shoqëror Sërgjan Barac vlerëson se dialogu mes Beogradit dhe Prishtinës dhe çështja e Kosovës shikohet edhe prej Balltikut por që për Sërbinë do të ishte shumë më mirë që për postin e shefes së diplomacisë europiane të mos zgjidhej kryeministrja estoneze Kaja Kallas.

“A e shikon prej Balltikut? E shikon, por nuk e shikon në mënyrën në të cilën do të donim që t’a shikonte. Mendoj se do të ishte pak më mirë që dikush tjetër të vinte në këtë pozicion. Ata e njohën Kosovën dhe ndodhen në zonën që prej këndvështrimit të tyre ndihen shumë të kërcënuar. Për këtë arsye janë shumë të bindur ndaj partnerëve perëndimorë apo atyre që diktojnë ritmin apo drejtimin dhe mendoj se ndoshta do të jetë edhe më keq për interesat e Sërbisë. Por shpesh kur shpresojmë kështu, mund të shkojmë më mirë. Ndoshta mohoj veten, ndoshta nuk do të jetë më e ashpër në krahasim me ata që e kuptojnë qëndrimin tonë”, thotë Barac për Kosovo Onlajn.

Sipas fjalëve të tij, pavarësisht se të gjithë zyrtarët e BE duhet të zbatojnë politikë të përbashkët, ata ende janë njerëz që ose vetë ose vendet e tyre kanë qëndrimet e tyre të politikës së jashtme.

Shton se Estonia njohu Kosovën dhe ka pranuar narrativën se aty janë vrarë vetëm shqiptarë ndaj do të kenë shumë më tepër mirëkuptim për ta.

"Por në fund të fundit, çelësi është kursi që do të vendoset nga Brukseli dhe ajo që do të miratohet me konsensus si politikë zyrtare e Bashkimit Europian ndaj Kosovës. Për tani kursi nuk është mjaft i mirë për Sërbinë ndonëse ka pasur ndryshime të vogla, mikro ndryshime, ku e kanë shtypur pak, por shumë më pak Albin Kurtin. Ishte më e dukshme përtej Atlantikut dhe mendoj se perms tij presioni ishte më domethënës” konkludon Barac.