BE dhe SHBA: Mirëpresim garancitë e udhëheqjes së Kosovës se nuk ekzistojnë listat të arrestimeve për shkak të barrikadave
Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të shqetësuar për situatën e tensionuar në veri të Kosovës dhe u bëjmë thirrje të gjithëve që të ushtrojnë përmbajtje maksimale, njoftoi shërbimi për shtyp i BE-së.
“Po punojmë me presidentin Vuçiq dhe kryeministrin Kurti për të gjetur një zgjidhje politike në mënyrë që të qetësohen tensionet dhe për të rënë dakord për një rrugë përpara në interes të stabilitetit, sigurisë dhe mirëqenies së të gjitha komuniteteve lokale. Mirëpresim garancitë e udhëheqjes së Kosovës se nuk ka lista të qytetarëve serbë të Kosovës që do të arrestohen apo ndiqen penalisht për protesta/barrikada paqësore. Në të njëjtën kohë duhet respektuar sundimi i ligjit dhe çdo formë dhune është e papranueshme dhe nuk do të tolerohet”, thuhet në deklaratën e përbashkët.
Po shtohet se SHBA do të mbështesë punën e Bashkimit Evropian përmes Misionit të saj për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), dhe EULEX-i, në përputhje me mandatin e tij, do të vazhdojë të monitorojë nga afër të gjitha hetimet dhe procedurat e mëvonshme me qëllim promovimin e respektimit të të drejtave të njeriut.
Sic thuhet, kjo përfshin garancitë për një gjykim të drejtë, si dhe mbrojtjen dhe trajtimin e barabartë për pjesëtarët e komuniteteve joshumicë në Kosovë.
Gjithashtu BE dhe SHBA presin që Beogradi dhe Prishtina të kthehen në "kultivimin e një mjedisi të favorshëm për pajtimin, stabilitetin rajonal dhe bashkëpunimin në dobi të qytetarëve të tyre", dhe theksojnë se të gjitha obligimet që dalin nga dialogu duhet të zbatohen plotësisht pa vonesë.
0 komentet