Beqiroviq: Thirrja e Vuçiqit në KB për të respektuar të drejtën dhe parimet do të ketë jehonë të gjerë në bashkësinë ndërkombëtare

Zijad Bećirović
Burim: Kosovo Online

Drejtori i Institutit Ndërkombëtar për Studime të Afërta Lindore dhe Ballkanike (IFIMES) Zijad Beqiroviq vlerëson për Kosovo onlajn se fjalimi i predsidentit të Sërbisë Aleksandar Vuçiq në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në të cilën theksi u vu në respektimin e të drejtave dhe parimeve, do të ketë jehonë të gjerë në bashkësinë ndërkombëtare.  

"Ky është fjalim drejtuar AP të KB 193 vendeve anëtare, dhe në pjesën e tanishme të seancës ishte fjalimi më i mirë dhe në të gjitha llogaritë do të jetë i tillë deri në fund të sesionit. Është fjalim që do të shënojë seancën e rregullt të këtij viti të AP të KB” tha Beqiroviq.

Ky i fundit tha se theksi në fjalim, ishte në respektimin e të drejtës ndërkombëtare.

"Këtë presidenti Vuçiq shumë herë e thekson, ndërsa vetë është jurist i madh. Vende të vogla në veçanti, duhet të respektojnë të drejtën ndërkombëtare, pasi është i vetmi mekanizëm që mund t'i mbrojë. Ai në këtë insiston ashtu sikurse tek paqja dhe stabiliteti. Shpesh thekson se do të sakrifikojë gjithçka që të mos kërcënohet paqja dhe stabiliteti”, thotë Beqiroviq.

Ky i fundit thekson se presidenti sërb ka përcjell mesazh edhe rreth nevojshmërisë së bashkëpunimit rajonal si dhe EXPO mikpritëse e të cilës do të jetë Sërbia në vitin 2027 çka siç thotë ai, do të jetë ngjarje botërore dhe shans zhvillimi jo vetëm për Sërbinë, por për mbarë rajonin. 

“Fjalimi i Vuçiqit ishte me të vërtetë fjalim shtetari dhe ka pasoja në komunitetin ndërkombëtar. Kur flet shefi i ndonjë shteti, kjo është e detyrueshme, veçanërisht nëse krerët e shteteve apo qeverive, apo ministrat e punëve të jashtme të 193 vendeve po ju dëgjojnë. Është veçanërisht e rëndësishme që dialogu mes Beogradit dhe Prishtinës në fakt filloi në KB. Por qeveria e mëparshme nën udhëheqjen e Boris Tadiqit dhe Vuk Jeremiqit e zhvendosi atë nga niveli i KB, ku Sërbia përherë ka mbështetjen e 2/3 në një integrim rajonal siç është BE”, thotë ai.

Beqiroviq shton se BE nuk është subjekt themelor i të drejtës ndërkombëtare.

“Nuk është ajo e cila mund të zgjidhë të tilla probleme, e as nuk mundet me sukses të përmbyllet dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit. Kjo është treguar. Tani kemi situatë ku Kosova është konflikt i ngrirë dhe lirshëm mund të them se dialogu mes Beogradit dhe Prishtinës është eutanizuar. Në të tillë format dhe pamje, nuk mund të udhëhiqet dhe se është e pakuptimtë që t’a udhëheqësh pas dhjetë vjetësh pa asnjë rezultat. Flitet për arritjen e marrëveshjejes gjithëpërfshirëse ligjërisht të detyrueshme për normalizimin e marrëdhënieve dhe çdo ditë kemi denormalizim, situatë të re anormale” vlerëson Beqiroviq.

Ky i fundit kujton se dhjetë vjet më parë situata ishte më e mirë sesa sot, pas një dekade negociatash të pasuksesshme me ndërmjetësimin e BE.

Beqiroviq shtoi se gjithçka që foli presidenti i Sërbisë, do të ketë jehonë dhe bëri të ditur se veçanërisht do të jenë domethënëse takimet bilaterale me të cilat Vuçiq ka patur me liderët botërorë në korridoret e Asamblesë së Përgjithshme, përfshirë sekretarin e përgjithshëm të KB Antonio Guteresh.  

"Kjo me të vërtetë është një punë e madhe e cila është bërë dhe shikoj se as presidenti Vuçiq nuk e fsheh gëzimin me gjithçka që është bërë dhe sigurisht që kjo do të ketë pasoja në vetë BE jo vetëm për shkak drejtimit të dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës, por edhe kur është fjala për procesin e zgjerimit. Egziston rrezik real që nëse procesi i zgjerimit nuk zbatohet në kohën e duhur, disa vende mund të ndryshojnë orientimin e tyre gjeopolitik” ka thënë Beqiroviq.