Vuçiq: Ditë zie për të gjithë të vrarët në Kosovë, ky është vendim civilizues
Presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq ka theksuar mbrëmjen e sotme se Sërbia përcaktoi Ditë Zie si pasojë e ngjarjeve tragjike në Kosovë, për vdekjen e të gjithë njerëzve.
"Sërbia përcaktoi Ditë Zie për ngjarjet tragjike në Kosovë dhe kështu është thënë, si pasojë e humbjes së jetës së njerëzve. Nga këndi i Kushtetutës së Republikës së Sërbisë të gjithë janë shtetas të vendit tonë. Sërbia ka Ditë Zie dhe për tre sërbët e vdekur dhe për policing e vrarë. Mendoj se ky është vendim civilizues, serioz dhe i përgjegjshëm” ka thënë Vuçiq në RTS.
Për kritikat e kryeministrit shqiptar Edi Rama i cili tha se Dita e Zisë është sinjali më i keq të cilin Sërbia mund të përcjellë rajonit dhe bashkësisë euroatlantike, tha se shefi i qeverisë shqiptare nuk ka thënë të vërtetën.
Vuçiq përsëriti se Dita e Zisë u shpall për të gjithë të vrarët në Banjskë.
Dhe rreth Ditës së Zisë shikohen të gjitha hipokrizitë kur merret Sërbia si shembull.
Vuçiq ka thënë se edhe në rastin e Ditës së Zisë të cilën Sërbia e shpalli shikohen të gjitha hipokrizitë nga ata që Sërbisë i mbajnë predikime të vazhdueshme dhe përmendi konfliktin në Kumanovë të vitit 2015.
"Para tetë vitesh, 2015, ndodhi konflikt i madh në Kumanovë. Terroristët shqiptarë sulmuan një vend sovran dhe të njohur ndërkombëtarisht, atëherë Maqedonia, vend anëtar i Kombeve të Bashkuara çka është detaj i rëndësishëm" ka thënë Vuçiq.
Atëherë, vijoi Vuçiq, u vranë tetë policë maqedonas dhe as Rama dhe as të tjerët nuk mbajtën predikime për atë që kishte ndodhur.
Ndërsa ndodhi ceremonia mortore në Prishtinë, të gjithë terroristët e vrarë në Kumanovë, në sallën e madhe, me fjamujt e UÇK, ishte i pranishëm dhe kryeministri i atëhershëm kosovar Isa Mustafa, ka thënë Vuçiq duke e ilustruar këtë ngjarje përmes fotografive.
E më pas Beg Rizaj, njëri prej të vrarëve në Kumanovë, i’u bë monument i cili u ngrit në Deçan të cilin e vizitoi dhe vendosur tufa me lule-Ramush Haradinaj, ka shtuar Vuçiq.
"Kaq rreth parimeve dhe të ardhmes europiane dhe gjithë të tjerat“ konstatoi presidenti i Sërbisë.
Ky i fundit shtoi se "edhe më e neveritshme" ajo çfarë po ndodh në publikun sërb në të cilën thuhet më herët sesi është e nevojshme shpallja e Ditës së Zisë, por që “qeveria këtë nuk mundet sepse për këtë duhet të dëgjojë dikë nga jashtë” që, kur t’a bënte qeveria këtë në mënyrë të civilizuar, serioze dhe të përgjegjshme, të pyesnin-"nga kush ankohemi".
“Nëse nuk ju vjen keq për askënd, ne kemi dikë për të cilin na vjen keq” tha Vuçiq.
"Për mua këta njerëz kurrë nuk do të jenë terroristë"
Pyetjes së cilët ishin sërbët që morrën pjesë në konflikt dhe që u vranë në fshatin Banjskë, Vuçiq u përgjigj se për atë si president-ata kurrë nuk do të jenë terroristë.
Këtu, tha ai, janë vrarë njerëz familjarë, të tre baballarë, me tre dhe dy fëmijë.
Vuçiq theksoi se Beogradi do të kërkojë t’u tregojnë pamjet filmike të vrasjes nga droni.
Siç tha, sërbët vendosën barrikada dhe jo kurthe sepse bëhet fjalë për njerëz sikurse theksoi, pas terrorit të Kurtit në këto dy vjet dhe atë prishtinas prej 11 vitesh nga nënshkrimi i marrëveshjes së Brukselit, përditë-ngacmoheshin, arrestoheshin, qëlloheshin,, vendosën të nginin barrikada.
"Më thonë se kam ditur diçka sepse fola në Bruksel. Këtë po e them nga barrikadat, kam pasur biseda të vështira, ndër të tjera, me Millan Radoiçiqin dhe të tjerët dhe më është dashur gjithmonë t'i kuptoj, por ata nuk kanë mundur t‘a shohin pamjen më gjerësisht që kam ditur dhe prandaj i kam kërkuar që të heqin barrikadat“ ka thënë Vuçiq.
Siç shtoi, polici shqiptar i cili mbeti i vrarë, nuk u qëllua por ndeshi në tel eksplozivi të vendosur mes dy automjeteve, i cili ishte vendosur në mënyrë që të mos hiqnin dot barrikadat.
“Ky polic ndeshi në tel shpërthyes, nuk flas për të minimizuar veprën penale, por për hir të së vërtetës. Vetëm atëherë ndodhën të shtënat. Nëse humbi jetën prej eksplozivit apo u lëndua, nuk e di, por u vra nga eksplozivi i vendosur tek barrikadat. Kjo spegon natyrën e qëllimeve, por kjo është arsyeja përse nuk mund të shikoje apo të dëgjoje dikë që t‘a thoshte këtë gjëkundi” tha Vuçiq.
Presidenti bëri të ditur se Sërbia në përputhje me ligjet, punën e vet e ka bërë duke pyetur të gjithë.
"Kemi qenë të tronditur nga fakti që EULEKS u refuzua dhe nuk dha deklaratë publike që shkoi për aksion operacional. U mbajtën në sallën komanduese prej të cilës mund vetëm të monitoronin. U thanë se nuk mund të shkonin. E çuditshme që të gjithë heshtin për këtë dhe thonë se ka pasur aksion koordinues me policinë kosovare, KFOR dhe EULEKS. Po përse nuk shkoi EULEKS, sepse e dinin se kë po dërgonin dhe çfarë qëllimi kishin ndaj sërbëve. Me refuzimin e EULEKS shkuan të likujdonin të gjithë sërbët, nuk kishte rëndësi nëse ishin 30, 40, vetëm shtonin numrin ndërsa tani nisën t’a zvogëlojnë numrin pjesës së trimave të tyre“ ka thënë Vuçiq.
Në këtë kuptim ai shtoi se tre sërbët e vrarë dhe tre të arrestuarit mes të cilëve dhe një i plagosur.
Të vrarë janë Nedelkoviq 31 vjeç, Mijailloviq (35) dhe Millenkoviq, i cili ishte 50 vjeç, ka shtuar presidenti.
Familjet e të vrarëve nesër do të marrin trupat e të dashurve të tyre, nëse Prishtina nuk do të krijojë probleme.
Vuçiq bëri të ditur se familjet e të vrarëve nesër do të tërheqin trupat e të dashurve të tyre përveçse nëse Prishtina nuk do të krijjë probleme të tjera.
Vuçiq theksoi se ishte problem dhe me kërkesat për Euleks për të kryer autopsinë.
"Kërkuam që të shkontë një eksperti ynë. Ata veçanërisht krijojnë probleme për Millenkoviqin sepse është qëlluar nga një largësi prej 12 metrash dhe kjo më e pakta nga të dy në momentin kur hodhi pushkën dhe ngriti duart. Gjithçka do vërtetohet, kontrollohet, vurëm re se nuk ka filmime me dron” tha Vuçiq.
Ky i fundit shtoi se mediat në Sërbi publikuan video të ministrit të brendshëm të Kosovës Xhelal Sveçla por nuk e pyetën përse nuk kishte video të vrasjes së sërbëve.
Vuçiq tha se bëhet problem dhe nga bashkëshortja e viktimës Millenkoviq, me pretekstin se këtë po e bën prokurori.
“I thanë zonjës Millenkoviq se meqënëse ai nuk kishte prindër të gjallë, duhej t'i sillnin fëmijët, 8 dhe 12 vjeç, në Prishtinë për të vërtetuar se ishte ai apo jo. Nuk mundet ajo të vijë të tërheqë trupin e pajetë të bashkëshortit të vet kaq shumë të jetueshëm” ka thënë Vuçiq.
Babai i Nedelkoviqit është mashkull dhe vendosën që të gjithë të shikojnë trupin, shtoi Vuçiq duke shprehur frikën sesi familja e Mijailloviqit të vrarë do të reagojë për këtë, pasi vetë kam parë fotografitë.
Vuçiq bëri të ditur se është e konfirmuar se egziston person i cili është i gatshëm të dëshmojë se çfarë ka ndodhur atë ditë në Banjskë.
Në incident nuk ishin pjesmarrës vetëm njerëz dhe policë të Kosovës
Vuçiq veçanërisht ka theksuar se në incident nuk ishin pjesmarrës vetëm njerëz dhe policë të Kosovës, por kanë qenë edhe specialist të stërvitur nga Komuna e Preshevës.
Fjala është për njerëz të stërvitur veçanërisht për luftë kundër popullit sërb dhe pikërisht si pasojë e prezencës së tyre, Euleks nuk ishte prezent.
"Mes të tjerëve këtu kanë qenë persona nga Komuna e Preshevës të cilët kanë kryer vepra të shumëfishta penale: dikush prej tyre ndodhet në kërkim nga ne qysh prej vitit 2021.
A. Muharremi i cili ka gjashtë vepra penale që nga pengmarrja, prostitucioni,….”theksoi Vuçiq.
Ky i fundit thotë se këta persona për besnikërinë e tyre ndaj Kosovës, kanë marrë banesa në qendër të Prishtinës dhe kështu kanë hyrë në aksion.
Presim të shikojmë sesi u shkua deri tek vrasja e policit, si dhe vrasjet e Mijailoviqit dhe Millenkoviqit.
Pyetjes se çfarë pret më pas, Vuçiq tha se pret që Prishtina të tregojë sesi ndodhi vrasja e policit dhe vrasja e Mijailloviqit dhe Millenkoviqit.
Në konstatimin se shkrimi i ngjan shërbimeve të huaja, ai është përgjigjur se nuk ka dyshim për këtë, por për këtë nuk mund të flasë me detaje.
“Thonë se Sërbia ka marrë pjesë…. Nëse po, nuk do të kishin mundur t'i ngrinin dronët, do t'i kishim penguar. Kjo është ajo që mund të bënim”, tha Vuçiq.
Ky i fundit theksoi se nga Prishtina thanë se njëri nga kamionët në Banjskë i përkiste Xhandarmërisë dhe se autoritetet që janë marrë me të, konstatuan se njëri është blerë në Kroaci, që nuk do të thotë se Zagrebi është i përfshirë, ndërsa tjetri ka qenë blerë në Medvegjë.
“Të gjitha këto po i shqyrtojmë me detaje dhe po e trajtojmë në përputhje me ligjet. Por nuk egziston gënjeshtër që nuk e kanë thënë... Drekun e kanë ngritur kur Rada Trajkoviqin e mbajtën dy orë në vendkalimin administrativ, gjë që unë jam kundër, por nuk u çuditët përse e refuzuat EULEKSIN, njerëzit u vranë” tha Vuçiq.
Ky i fundit gjithashtu tha se deklarata e Xhelal Sveçlës se truproja e drejtorit të BIA Aleksandar Vulin është vrarë, është gënjeshtër, duke speguar se ai ka qenë njeriu që ka siguruar Vulinin 10 vjet më parë, kur si drejtor i Zyrës për K&M vizitoi manastirin e Graçanicës.
“Por ja prova që BIA është e përfshirë... Dhe ata flasin seriozisht për këtë”, tha Vuçiq dhe shtoi se do të përcaktohet nëse dokumenti për armët që u shfaq është falsifikim.
„Vetëm t’ju pyes- kujt në Beograd do t'i përshtatej diçka të tillë tani? Më gjeni një njeri” tha Vuçiq.
I pyetur nëse në këtë mënyrë Albin Kurti i‘a kthen mbështetjen e SHBA, Vuçiq thotë se po e bën dhe se Prishtina shfrytëzon gjithçka.
Kjo tregon se kur shqiptarët bëjnë diçka të tillë, ata janë heronj, heronj kombëtarë, ndërsa sërbët janë egërsira dhe terroristë.
Vuçiq thekson se Kurti gjatë dialogut përherë ankohet për diçka.
"Si ndonjë hallë që qan dhe flet, Vuçiq më shan, ndërsa nuk e ofendoj, vetëm ndonjëherë i them diçka. Flasim anglisht dhe ai bërtet dhe nervozohet sa herë që i them diçka në sërbisht" tha Vuçiq.
Duke i‘u përgjigjur pyetjes se cilat janë motivet e sërbëve që e kanë bërë këtë, a është ky naivitet, padituri apo padurim, Vuçiq thotë se ndoshta kjo është e gjitha, ndoshta diçka më e keqe, por u takon organeve kompetente që t‘a hetojnë.
“Por unë e di se çfarë po kalojnë ai popull, unë paralajmërova barrikadat pas targave, paralajmërova sepse nuk jam i dobët dhe budalla të mos shikoj se çfarë po i bëni mbarë popullit sërb”, tha presidenti.
I pyetur nëse shërbimi ynë mund t’a dinte se po përgatitej diçka e tillë, Vuçiq pyeti se çfarë po përgatitej saktësisht dhe tha se gazetari po fliste sikur kishte qëllim, sikur të kishin planifikuar të vrisnin policin.
"Nuk dua të mbroj askënd" ka theksuar duke i’u përgjigjur pyetjes se çfarë informacioni disponon kur thotë se ka informacione se situata po vlon.
"Ata njerëz janë shenjtorë për të gjithë njerëzit në veri të Kosovës dhe të gjithë Kosovës, më lerni mua KOS dhe shtetin. Kurti këtë e bëri-i bashkoi të gjithë sërbët. Çfarë prisni më pas-të jetë si kolonë nga Nagorno-Karabakh, nuk do të jetë, ndonëse këtë presin” thekson ai.
Shprehet se është në pozitë të pamundur.
“Pyesin se kur do të hyjë ushtria, atëherë mendoni, të shohim çmimin, të vlerësojmë se cili është kufiri se sa mund të durojmë, të provojmë të zgjidhim gjithçka paqësisht, të përpiqemi me dialog, e më pas dikush t‘a detyrojë të formojë BKS. Kur të kemi BKS, atëherë policia në veri do të jetë në duart e sërbëve. Tani po punojnë, ja sanksionet ndaj Sërbisë, mezi presin dhe kur i pyet se çfarë ka bërë Sërbia, thonë nuk e dimë” thotë presidenti.
I pyetur se cili është mesazhi i tij për ta, Vuçiq thotë se “çfarë duhet t’u them kur kanë tre bashkatdhetarë të vdekur”.
Në konstatimin se njerëzit në Kosovë janë të frikësuar ndoshta më shumë se në 15 vitet e fundit dhe pyetjes se cili është mesazhi i tij ndaj tyre, Vuçiq thotë „çfarë t’u them kur kanë tre bashkëatdhetarë të vdekur“
„Dhe për këtë do t'ju thonë 'dhe ju nuk keni ndërhyrë', me të drejtë dhe po të kishim ndërhyrë me të drejtë, dikush tjetër do të më pyeste përse humba 5000 njerëz. Çfarëdo që të bëj, dikush do të më pyeste. Shqiptarët do t‘a lëkundin sepse e dinë që ne dimë gjithnjë e më shumë”, shton ai.
Duke komentuar mbi grafitet në të gjithë Sërbinë, “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”, Vuçiq thotë se kthimi i Ushtrisë së Sërbisë është në përputhje me Rezolutën 12 44 dhe kjo deri në 1000 pjesëtarë të policisë dhe ushtrisë.
“Nuk u shkon mendja që këtë t‘a lejojnë në këtë moment sepse është përpjekje për t'i bërë presion Sërbisë që të njohë pavarësinë e Kosovës. Më lejoni t'ua them edhe një herë që të mos flas i pushtuar nga emocionet-kjo nuk do të ndodhë derisa unë të jem president i Republikës dhe këtë duhet t‘a dinë. Unë jam zotuar edhe në Kushtetutën e Sërbisë edhe mbi Ungjillin e Mirosllavit” thotë Vuçiq.
Kfor nuk do të keqtrajtonte sërbët nëse do të merrte përgjegjësi
Vuçiq theksoi se nuk do të donte të fliste rreth qëndrimit të liderëve të tjerë të Ballkanit Perëndimor rreth politikës së Albin Kurtit, por nuk egziston askush që do të thoshte se ky njeri, përveç atyre që i përgjakën duart në Kosovë në vitet e ‘90 duke vrarë Sërbinë, dëshironte çdo gjë të mirë.
“Atë që sot filluan me të ashtuquajturën masa antiterroriste, do të thotë se mund të hyjnë nëpër shtëpi dhe të bëjnë çfarë të duan. Do t’a shikojmë se çfarë do të thonë KFOR dhe gjithë të tjerët. Kur vjen fjala për vendimet, unë u jam lutur, bashkësisë ndërkombëtare, që të mos presionojnë më tej Beogradin. Mos e bëni këtë. E dini shumë mirë se kush është fajtor" tha Vuçiq.
Ai ka thënë se në media gjithçka është shkruar dhe se për këtë është përgjegjës Leviatani dhe Poçuça, veçse ishte e vështirë të pranohej se populli sërb aty ishte i privuar nga e drejta.
Vuçiq përsëriti se nuk duhet të anashkalohet se vrasja e policit pasi është krim i rëndë.
“Gjithçka tjetër është turp, sesi sillen me Sërbinë dhe sërbët”, ka përmbyllur Vuçiq.
I pyetur sesa realiste është kërkesa e Pesëshes që Kfori të marrë kontrollin, Vuçiq thekson se Kfor nuk do t'i keqtrajtonte sërbët nëse do të merrte përgjegjësinë.
“Njerëzit tanë me Kforin munden. Ata nuk shkojnë nëpër shtëpi për të rrahur gratë e fëmijët dhe të gjuajnë njerëzit. Përse është në paraburgim Dushan Obrenoviq, Millenko Bozhoviq, Llune, të gjithë ata“ ka thënë Vuçiq.
Ai sqaroi se Obrenoviq është në paraburgim sepse kaloi nga islami në ortodoks dhe askush nuk e di se cila është arsyeja e vërtetë. Sipas fjalëve të tij egzistojnë pamje në të cilën shikohet sesi Obrenoviq nuk reziston që ngriti duart lart.
Ai vlerëson se Kurti ngjall zemërimin e popullit sërb dhe e nxit atë në kryengritje, për të cilën, kujton, ka folur vazhdimisht.
Vuçiq thekson se nuk e di nëse është reale që Kfor të marrë kontrollin në Kosovë dhe se nuk mund t‘a premtojë një gjë të tillë.
„Çfarëdo vendimi të marr, do të jem fajtor”, konstatoi Vuçiq.
Ky i fundit ka deklaruar se nga njëra anë do të fajësohet dhe do të shpallet tradhtar sepse e tradhtoi Kosovën, ndërsa pjesa tjetër e opinionit në Sërbi, do t‘a fajësojë sepse e ka bllokuar rrugën europiane të vendit për shkak të Kosovës.
0 komentet