Eskobar: Kurti gaboi me letrën drejtuar Blinkenit në të cilën thoshte se Borelli dhe Llajçak bashkëpunojnë me Rusinë

I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor Gabriel Eskobar ka thënë se letra të cilën kryeministri kosovar Albin Kurti i dërgoi sekretarit të shtetit Entoni Blinken në të cilën thuhej se ndërmjetësuesit europianë Zhozef Borelli dhe Mirosllav Llajçak punojnë me Rusinë kundër Kosovës, është tërësisht e gabuar, shkruan Pavlloviq Tudej.
"Do t’u thosha se letra është faktikisht e gabuar pasi thotë se Llajçak dhe Borelli bashkëpunojnë me Rusinë dhe se kanë qasje të njëanshme ndaj Kosovës. Por do t’u thoja se letra drejtuar sekretarit Blinken, nuk ka qenë e justifikueshme. Nuk e di se përse e bëri. E kam ndjekur procesin me shumë, shumë kujdes dhe kam qenë i pranishëm në Bruksel gjatë shumë takimeve. Dhe mund t’ju them se këtu nuk ka paragjykim” ka thënë Eskobar.
Pyetjes se cili është mesazhi i tij për Kurtin, Eskobar shkurt ka thënë „ju lutem, mos humbni kohë”.
Ai shprehu besim se marrëveshja e Ohrit me të vërtetë më shumë i shërben Kosovës sesa Sërbisë duke theksuar se janë më shumë kërkuese ndaj Sërbise sesa Kosovës.
Eskobar është pyetur për të ardhmen e dialogut duke pasur parasysh situatën aktuale, tha se përkundër kësaj, diplomacia nuk duhet të braktiset.
"Nuk do të doja që këtë t’a karakterizoja si kolaps. Do të thosha se nuk mundëm të bashkonim palët. Megjithatë, sipas qëndrimit të administratës Bajden, kjo nuk do të thotë që diplomacia duhet të braktiset", shtoi Eskobar.
Sa i përket Bashkësisë së Komunave Sërbe, Eskobar tha se Kosova duhet t’a themelojë atë në kuadër të zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit dhe se themelimi i saj është proces, që nuk do të thotë se Sërbia gjatë kësaj kohe, nuk do të jetë e detyruar t'i përmbushë detyrimet e veta. “Shikoni planin e propozuar nga Bashkimi Europian, për të cilin mendoj se është shumë i drejtë. Të dy palët menjëherë duhet të fillojnë realizimin e kërkesave të tyre. Di që në disa raste Sërbia dëshiron që Kosova të krijojë BKS më parë sesa të ndërmarrë diçka nga ana e saj dhe di që Kosova ka propozuar që Sërbia të përfundojë të gjitha pjesët e veta para implementimit. Por ky do të jetë proces. Kështu që mendoj se duhet të fillojmë atë proces. Njohja e lejeve kosovare, kartave të identitetit, dokumenteve të autoriteteve, të gjitha janë pjesë e saj. Dhe sa i përket strukturave paralele brenda BKS, mendoj se edhe ky është proces. Kështu që besoj se ky proces duhet të fillojë tani. Ende presim që Qeveria e Kosovës të tregojë se po ecën përpara me këtë” tha ndër të tjera Eskobar.
Pyetjes rreth masave ose pasojave të mundshme që Shtetet e Bashkuara mund të marrin në konsideratë me qëllim që Kurtin të besohet si përgjegjës për respektimin e të drejtës ndërkombëtare, Eskobar abstenoi në përgjigje rreth masave, por u fokusua tek pasojat.
“Nuk dëshiroj të flas për masat. Dëshiroj të flas për pasojat. Kështu, Kosova tashmë po përballet me pasojat e mosgatishmërisë së saj për të bashkëpunuar ngushtë me Bashkimin Europian. Por ajo që po them, është ajo që keni, jo pasoja por mundësi të humbura. Kështu pas Ohrit, bisedova me qeverinë e Kosovës, se SHBA nisi fushatën e re të njohjeje për të bindur vendet se Kosova ka bërë gjithçka që është e nevojshme sipas Marrëveshjes së Ohrit. Kishim punuar me dialog strategjik dypalësh, punuam për marrëdhënie më të afërt me NATO, përfshirë potencialisht Partneritetin për Paqe, e më pas mbështetjen e kandidaturës së Kosovës për Bashkimin Europian. Fatkeqësisht meqënëse nuk patëm ndonjë zbatim tek Ohri, gjithçka tashmë është e përjashtuar. Do të doja, shpresoj që t’a bëjmë në vitin 2024” tha Eskobar.
0 komentet