Berisha: Kurti dhe Rama nuk do të vendosin kurrë marrëdhënie normale, vuajnë qytetarët

Demo Beriša
Burim: Kosovo Online

Kryetari i amzës shqiptare në Serbi, Demo Berisha, thotë për Kosovo online se për shkak të ftohjes së marrëdhënieve mes Tiranës dhe Prishtinës, më së shumti vuajnë qytetarët e Kosovës. Gjithashtu, ai nuk pret që marrëdhëniet mes Albin Kurtit dhe Edi Ramës të përmirësohen ndonjëherë sepse, thotë ai, Kurti nuk e njeh autoritetin e Tiranës dhe dëshiron të jetë lider i të gjithë shqiptarëve dhe jo vetëm në Ballkanin Perëndimor.

“Lufta mes Kurtit dhe Ramës nuk u ndal kurrë. Nuk mendoj se Kurti dhe Rama do të kenë ndonjëherë një marrëdhënie normale. Shqiptarët e Kosovës kurrë nuk do ta kuptojnë apo pranojnë se Shqipëria është një vend më i vjetër. Në bazë të asaj që bartet ende nga ai patriotizëm i rrejshëm që u krijua pas luftës në Kosovë, ata besojnë se e meritonin të ishin shteti prijës, jo Shqipëria”, thotë Berisha.

Ai shton se tensione ka edhe pas vizitës protokollare të Kurtit në Shqipëri me rastin e festimit të festës së Pavarësisë së Shqipërisë më 28 Nëntor.

Ata tani kërkojnë krijimin e Maqedonisë shqiptare. Këto qendrime po bëhen çdo ditë e më të mëdha. E këtu është problematik qëndrimi i Bashkimit Evropian, i cili e sheh atë që po ndodh dhe nuk merr asnjë masë ndaj Kurtit, e gjitha kjo për qëllimin e idesë së tyre për pavarësinë e Kosovës. Përgjithësisht dihet se vendet e Kuintit janë kyçe për të ndikuar në Kosovë, janë ato që e mbështesin Kurtin fshehurazi, por edhe publikisht. Prandaj shqiptarët nga Kosova besojnë se e meritojnë të jenë në krye. Nga ana tjetër Rama ka treguar një qasje tjetër ndaj gjithë kësaj dhe është më shumë i orientuar drejt politikës së Bashkimit Europian. Megjithatë, ndikimi i Ramës te Kurti është shumë i vogël. Amerikanët nga ana tjetër ushtrojnë presion përmes presidentes Vjosa Osmani dhe është ajo që do të kontrollojë situatën politike në të ardhmen, duke përfshirë edhe vetë Kurtin deri në fund të mandatit. Kur ti bëhet presion për një çështje kyçe në marrëdhëniet Prishtinë-Beograd, që është formimi i Asociacionit të Komunave Serbe, atëherë ai do të japë dorëheqjen, e cila do të çojë në zgjedhje të reja në Kosovë. Nuk ka zgjidhje tjetër për të qëndruar në pushtet”, beson Berisha.

Bashkëbiseduesi ynë tregon se për shkak të ftohjes së marrëdhënieve mes Tiranës dhe Prishtinës, më së shumti vuajnë qytetarët e Kosovës.

“Për momentin kemi dy grupe. Ne kemi shqiptarët si shumicë që jetojnë në Kosovë dhe ata janë të fokusuar në çështjet ekonomike dhe atë që e bën jetën e përditshme më të lehtë pasi që aktualisht nuk ka prosperitet ekonomik në Kosovë. Do të shohim se çfarë do të ndodhë pas Vitit të Ri. Dihet se 33 për qind e të punësuarve thonë se do të shkojnë në Evropë pas liberalizimit të vizave. Në anën tjetër është iniciativa qytetare - ka të bëjë me serbët, ata janë që do të vuajnë më shumë. Ky presion i vazhdueshëm është ndjerë edhe në Zveçan gjatë festës së Pavarësisë së Shqipërisë. Nuk ka pasur nevojë të zhvendoset festimi nga Prishtina në Zveçan. Është një lloj presioni i butë ndaj serbëve që ata të kuptojnë se Kosova nuk është më vend për të jetuar bashkë”, thotë Berisha.

Edhe pse nga njëra anë beson se marrëdhëniet mes Kurtit dhe Ramës janë përgjithësisht të këqija, kryetari I amzës shqiptare në Serbi po ashtu sheh disa zhvillime pozitive në marrëdhëniet Prishtinë-Tiranë në javët e fundit.

“Këtë muaj u pa se marrëdhëniet shkuan në drejtim pozitiv. Pati shumë ngjarje që kishin të bënin kryesisht me kremtimin e 111 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Kishte ngjarje të zakonshme, me praninë e Vjosa Osmanit në Samitin e Tretë të Diasporës së Shqipërisë, pra shqiptarëve, ku me ftesë të Edi Ramës u mblodhën të gjithë shqiptarët nga e gjithë bota. Kishte edhe përfaqësues politikë të shqiptarëve nga Serbia, nga komuna e Preshevës, Bujanocit e të tjera. Ka pasur edhe ceremoni të organizuara nga Rama dhe presidenti Begaj dhe kjo bën që marrëdhëniet të arrijnë një nivel tjetër në krahasim me periudhën e mëparshme”, thotë Berisha.

Siç shton ai, është e qartë se po punojnë për krijimin e një shteti të përbashkët.

“Nëse marrim parasysh se deri më tani janë nënshkruar 79 marrëveshje për bashkëpunim të ndërsjellë ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, kjo tregon se analistët nga Prishtina parashikojnë se e ardhmja është në fakt në një shtet të përbashkët. Duke pasur parasysh problemin e sigurisë së Kosovës për momentin dhe, siç thonë ata, rrezikun nga Republika e Serbisë, po shkon deri në atë nivel që të propozohet formimi i forcave të përbashkëta të sigurisë, gjegjësisht bashkimi i Shërbimit të Sigurisë së Kosovës me ushtria shqiptare. Këto marrëdhënie shkojnë drejt arritjes së qëllimit, pavarësisht se ka një ndalim të caktuar nga ana e Gjermanisë, sidomos në kohën kur Angela Merkel ishte në pushtet. Ajo këmbënguli për krijimin e dy shteteve krejtësisht të pavarura, se nuk kanë asgjë të përbashkët, por kjo nuk i pengon ata të bashkëpunojnë. Në këtë moment shihet se po ecin drejt atij qëllimi”, ka përfunduar Berisha.