Berisha: Kurti keqpërdor shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, dëshiron të shkaktojë konflikte
Kryetari i Nënës Shqiptare në Sërbi, Demo Berisha, vlerëson sot se kryeministri kosovar Albin Kurti po keqpërdor partitë opozitare të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut për të arritur planin e tij të luftës dhe shkaktuar konflikte, raporton RTV.
I pyetur për të komentuar vizitën e Kurtit në Maqedoninë e Veriut dhe se si kjo mund të ndikojë në stabilitetin e rajonit, veçanërisht duke pasur parasysh që Kurti shkoi privatisht në një vend tjetër ku ai propagandoi "Shqipërinë e Madhe", Berisha thotë se nuk është i befasuar duke pasur parasysh, siç ai tha, se mësuesi politik i Kurtit ka qenë pikërisht Adem Demaçi, i cili për politika të tilla ishte në burg.
“Ajo ide e tij është futur në programin e partisë së Albin Kurtit dhe ai veçse po e realizon me qëllim që të bëjë dy gjëra. Njëra është të ushtrojë presion ndaj Bashkimin Europian dhe ideja e tij e vërtetë është që ai të jetë lideri i të gjithë shqiptarëve në Ballkanin Perëndimor. Ai do të vazhdojë me të tilla provokime” tha Berisha.
Ky i fundit thotë se nuk duhet harruar fakti se para disa vitesh shqiptarët dhe maqedonasit në Maqedoninë e Veriut, "luftuan" rreth pozicioneve dhe se "mezi" erdhën deri në një nivel bashkëpunimi.
“Tani, Albin Kurti po abuzon tërësisht me partinë opozitare të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut për të realizuar planin e tij të luftës dhe ai plan i tij luftarak është ideja e zgjerimit të tij në pjesën qendrore të Sërbisë, pra në “Lugina e Preshevës’. Ai në shfaqjet e tij flet për Kosovën lindore, e jo për Sërbinë qëndrore. Beson se “Lugina e Preshevës” është pjesë e Kosovës lindore dhe për këtë arsye në shënjestër ka presidentin e Sërbisë Aleksandar Vuçiq” beson Berisha.
Ky i fundit vlerëson se kjo është “ide e sëmurë e Kurtit” dhe se nëse nuk i’a del mbanë, pritet që të tentojë të provokojë konflikte në veri të Kosovës, që do të përcillej në konflikt mes Ushtrisë së Sërbisë dhe KFOR.
Kurti të premten gjatë vizitës jo zyrtare në Maqedoninë e Veriut, është takuar vetëm me liderët e partive opozitare shqiptare dhe ka marrë pjesë në riemërimin e rrugës nga “Brigada e Dytë Maqedonase” në rrugën “Adem Demaçi” në komunën e Çairit në Shkup.
Në tubimin në qendër të Tetovës gjatë vizitës së Kurtit, u shfaq flamuri i “Shqipërisë së Madhe”, që përfshin pjesë të Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi, Sërbisë dhe Greqisë.
0 komentet