Petkoviq: Albin Kurti kërcënimi më i madh në rajon, pre e tij nuk është vetëm Sërbia

Petar Petković
Burim: Kosovo Online

Drejtori i Zyrës për Kosovë e Metohi Petar Petkoviq ka thënë se Albin Kurti, si fëmija ideologjik i Adem Demaçit dhe pasues besnik i idesë së ekspansionizmit agresiv shqiptaromadh, është kërcënimi më i madh i sigurisë për rajonin dhe për sa kohë që ai është në pozitat e forcës, askush në Ballkanin Perëndimor nuk do të mund të flejë i qetë.

“Kurti beson se kriza në të cilën ndodhet bota është rast që nuk duhet t’a humbë dhe se ky është momenti kur pa ndëshkueshmërisht dhe pa përgjigje nga bashkësia ndërkombëtare të mund të shkojë drejt spastrimit brutal etnik të popullit sërb nga vatrat shekullore në Kosovë e Metohi, por edhe tentativën për të copëtuar vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor në të cilat shqiptarët figurojnë si faktor demografik dhe politik” tha Petkoviq në deklaratë.

Në këtë kuptim, siç thotë ai, pre e Kurtit nuk është vetëm Sërbia, por edhe shtetet e tjera të rajonit ku ai dëshiron të përdorë metoda agresive, duke sulmuar të dobëtit apo paqedashësit, për të realizuar projektin shqiptaromadh.

"Ky projekt dhe tek publiku i komuniteti ndërkombëtar përpiqet t'ia imponojë si pashmangshmëri duke luajtur me frikën e europianëve për përsëritjen e konfliktit në Ballkanin Perëndimor, ndonëse ai vetë është i vetmi dhe prodhuesi më i madh i krizave në rajon", tha Petkoviq.

Ky i fundit shton se Sërbia është paqësore, por jo e dobët dhe se në të kaluarën nuk u frikësua nga dhunuesit edhe më të mëdhenj se Albin Kurti.

“Dhe kjo është përgjigja e të gjitha ëndrrave të tij për Shqipërinë e Madhe dhe një lloj njohjeje de facto ose de jure nga Sërbia. Beogradi është gjithmonë i gatshëm të diskutojë zgjidhjen paqësore të problemeve në rajon për sa kohë që egziston ndonjë shpresë që në këtë mënyrë të frenohet çmenduria e dhunshme e Albin Kurtit dhe bashkëmendimtarëve të tij, por në asnjë moment nuk do të tërhiqet nga kërcënimet dhe nuk do të pajtohet me faktin se padrejtësia mund të legalizohet me dhunë” thuhet në deklaratën e drejtorit të zyrës për Kosovë dhe Metohi.