Bërnabiq: Drejtojmë politikën më të mirë, por edhe më të vështirën për vendin

Ana Brnabić
Burim: Kosovo Online

Kryeministrja e Sërbisë Ana Bërnabiq ka deklaruar sot në Forumin e Biznesit në Kopaonik se politika e cila momentalisht udhëheq Sërbia, është më e mira për vendin por edhe më e vështira.

"Politikën të cilëm e drejtojmë, e mbrojmë përmes argumenteve dhe të drejtës ndërkombëtare. Kartës së Kombeve të Bashkuara, rendit ndërkombëtar, gjërat që na ndodhën, agresioni kundër RFJ, tentativa për të pushtuar një pjesë të territorit tonë" ka thënë Bërnabiq, transmeton Juronjuz.

Ajo ka deklaruar se Sërbia duhet që të trajtohet si një rast specifik. 

"Sado që disa dyshojnë se do të mbajmë kursin, ne e mbajmë me argumentet që kemi. Sa do ta mbajmë, nuk jam e sigurtë ama se çdo ditë është e rëndësishme”, tha Bërnabiq.

Kryeministrja kujtoi se drejtimi strategjik i Sërbisë është i njohur dhe ky është Bashkimi Europian, pra integrimi evropian.

"Zgjerim apo jo, kjo është çështja Hamletiane. Në BE fatkeqësisht kjo dilemë nuk egziston pasi shumica e anëtarëve nuk janë për zgjerim. Pavarësisht nëse respektoni apo jo si dhe ndiqni plotësisht politikën e jashtme të përbashkët të BE, pavarësisht reformës në fushën e të drejtës, mendoj se për momentin përgjigja për ta është jo, por a duhet të ndryshojë kjo politikën tonë ndaj BE dhe mënyrën ndaj BE-absolutisht jo” tha Bërnabiq dhe përsëriti se ky qëndrim i disa prej vendeve anëtare absolutisht nuk duhet të ndikojë në politikën që udhëheq Sërbia.

Bërnabiq theksoi se të gjitha reformat të cilat Sërbia po i ndërmerr drejt rrugës së BE është në interes të shtetit, ekonomisë dhe qytetarëve tanë.

Ajo ka thënë se interesi i Sërbisë është që në raport me fuqitë e mëdha „të mos jemi bar kur konfliktohen elefantët” dhe se në vendin tonë investimet kineze respektohen edhe pse në Europën Perëndimore janë më të mëdha se në Sërbi e Ballkanin Perëndimor.

"Kur elefantët zihen, të mos jemi bari e pikërisht sot jemi në këtë pozitë, ashtu siç kemi qenë historikisht“ ka thënë Bërnabiq e lutur për të komentuar përkeqësimin e marrëdhënieve mes SHBA dhe Kinës.