Bërnabiq: Formimi i BKS kusht mbi kushtet
Kryeministrja e Sërbisë deklaron se formimi i Bashkësisë së Komunave Sërbe ashtu siç është definuar përmes marrëveshjes së Brukselit, është "kusht mbi kushtet", transmeton RTV.
Kryeministrja i është përgjigjur pyetjeve nga gazetarët në Leban në 100 ditëshin e parë të qeverisë që drejtohet nga ajo, duke thënë se nëse nuk pranohet kjo marrëveshje , kush do të garantojë respektimin e marrëveshjes tjetër.
"Prishtina nuk tregon interes për formimin e BKS dhe sipas meje, as edhe dëshirë për të implementuar marrëveshjet e nënshkruara. Ky është kusht mbi kushtet, por jo siç e imagjinon ndonjë OJQ nga Sërbia, Kosova e Metohia apo çdokush politikan, por nga BKS në përputhje me marrëveshjet e vitit 2013 dhe 2015" ka thënë Bërnabiq.
Kjo e fundit kujton se në prill mbushen 10 vjet nga nënshkrimi i marrëveshjes së Brukselit dhe shtoi se zbatimi i saj është diçka e natyrshme që meriton të zbatohet.
Bërnabiq ka theksuar se në 100 ditët e para të qeverisjes janë shënuar katër subjekte prej të cilave e para lidhet me buxhetin duke shtuar se dikush do të thotë se ky nuk është suksesi më i madh, por theksoi se është ajo që varet prej rritjes dhe zhvillimit të mëtejshëm të Serbisë apo dhe standartin e jetesës apo sesa investime do të ketë.
“Është e rëndësishme sesi është buxheti dhe nëse është zhvillues përkundër të gjitha sfidave me të cilat po përballemi ne dhe bota”, tha Bërnabiq dhe theksoi se ky buxhet mundëson rritjen e standartit të qytetarëve dhe rritjen e pensioneve.
Kryeministrja sërbe shtoi se subjekti i dytë i rëndësishëm është energjia, pra si e kemi përballuar krizën energjitike botërore ku qeveria ka qenë mjaft e përkuhstuar.
“Subjekti i tretë i madh, është sundimi i ligjit dhe zbatimi i procesit të reformave kushtetuese, të cilat i finalizuam dje me miratimin e një sërë ligjesh në sistemin gjyqësor dhe i katërti është paqëndrueshmëria e vazhdueshme, provokimet e vazhdueshme, sulmet ndaj sërbëve në Kosovë e Metohi dhe 100 ditët e vështira të qeverisë të cilat i prezantoi vetë presidenti Aleksandar Vuçiq, të cilat kanë ndikuar mjaft në funksionimin e saj", ka thënë Bërnabiq.
komentet