Bërnabiq me Eskobarin: I jemi mirënjohëse SHBA-së për mbështetjen ndaj dialogut dhe formimit të BKS

Brnabić sa Eskobarom
Burim: Kosovo Online

Kryeministrja e Republikës së Sërbisë Ana Bërnabiq ka biseduar sot me zv.ndihmës sekretarin e shtetit dhe të dërguarin special të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor Gabriel Eskobar rreth procesit të dialogut me Prishtinën dhe marrëdhënieve mes Sërbisë e SHBA.

Siç bëhet e ditur në deklaratën e Qeverisë së Sërbisë, Bërnabiq gjatë takimit me Eskobarin ka nënvizuar se qëllimi i Sërbisë është ruajtja e paqes e stabilitetit dhe forcimi i bashkëpunimit rajonal, si dhe angazhimin në dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës për zgjidhjen e çështjeve të hapura.

"Bërnabiq theksoi rëndësinë e zbatimit të plotë të marrëveshjeve të nënshkruara deri më tani, mbi të gjitha të Marrëveshjes së Brukselit, si dhe rëndësinë e formimit të Bashkësisë së Komunave Sërbe" thuhet në deklaratë.

Bërnabiq ka falenderuar Eskobarin për mbështetjen e SHBA për dialogun që po udhëhiqet nën kujdesin e Bashkimit Europian, si dhe ndaj mbështetjes që ka dhënë për formimin e Bashkësisë së Komunave Sërbe.

"Bërnabiq dhe Eskobar kanë biseduar edhe për marrëdhënie gjithëpërfshirëse mes dy vendeve dhe përparimin e mëtejshëm të tyre" bëhet e ditur në deklaratë.