Rode: Kosova duhet të përmbushë detyrimet dhjetëvjeçare dhe formojë BKS
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë Jorn Rode ka bërë të ditur se Kosova duhet të përmbushë detyrimet dhjetëvjeçare dhe lejojë krijimin e Bashkësisë së Komunave Sërbe dhe shprehu besimin se të gjitha vendet anëtare të BE do t’a njohin Kosovën nëse do të shkohet deri tek normalizimi i marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës.
Në një intervistë për Radion Europa e Lirë ai ka inkurajuar liderët e Kosovës dhe Sërbisë Albin Kurtin dhe Aleksandar Vuçiqin të shfrytëzojnë takimin e 18 marsit në Ohër për të nënshkruar marrëveshjen rreth pranimit të planit të BE për normalizimin e marrëdhënieve. Në mungesë të palëve konstruktive, Rode paralajmëron mundësinë e sanksioneve nga BE por edhe se palëve u janë premtuar investime shtesë si shpërblim për përparimin në dialog.
Ai shton se Kosova duhet të përmbushë detyrimet dhjetëvjeçare për krijimin e Bashkësisë së Komunave Sërbe.
Pritet që këtë fundjave liderët e Kosovës dhe Sërbisë të takohen në Maqedoninë e Veriut ku do të bisedojnë rreth anekseve për implementimin e marrëveshjes së njohur si plani i BE. Keni thënë se palët nuk duhet të „humbasin autobusin“ për takimin e radhës. Përse?
Sepse koha nuk është në anën e Kosovës e Sërbisë. Duhet të kapërcejmë konfrontimet e vazhdueshme me krizat. Të 27 vendet e BE dhe SHBA kanë bërë shumë. Javën e kaluar e dini që kryeministrja e Italisë, presidenti i Francës dhe kancelari gjerman i çuan letër dy liderëve ku theksuan rëndësinë për këtë marrëveshje.
Më vjen mirë që më 27 shkurt presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq dhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ranë dakord në parim për propozimin europian iniciuar nga Franca dhe Gjermania. Megjithatë, dëgjuam pritshmëri të ndryshme nga liderët e Kosovës e Sërbisë për takimin në Ohër. Si e komentoni këtë?
Edhe ne e kemi kapërcyer këtë kontinuitet: di se çfarë dua. Mendoj se kjo është dinamika të cilën tentojmë të ndërtojmë tek palët. Duhet të dakordësohen se çfarë të nënshkruajnë bashkarisht. Kjo është gjë e mirë. Kemi një bazë. Dhe tashmë kemi aneks implementues. E kemi bërë të ditur qartësisht çfarë pritet nga Kosova, ashtu sikurse dhe i dërguari europian për dialog mes Kosovës e Sërbisë Mirosllav Llajçak ku punon shkëlqyer dhe që ka mbështetje të plotë i cili dje ka vënë në dijeni se pa formimin e Bashkësisë së Komunave me shumicë sërbe, nuk ka marrëveshje. Nga ana tjetër edhe Sërbia duhet të pajtohet që Kosova është fqinje dhe që ka të ardhme europiane. E ndërkohë Kosova ka mjaft çfarë përfiton.
Eksperienca e të kaluarës na ka mësuar se shumë marrëveshje të nënshkruara në Bruksel nuk janë zbatuar. Ka patur mjaft marrëveshje dhe udhëzime të mëvonshme për zbatimin e tyre. Përse mendoni se plani i BE do të jetë ndryshe?
Sepse mendoj se gota tani është përgjysmë. Kam përmendur më parë disa liderë që e kanë mbështetur këtë dhe që ka një harmoni të plotë mes BE dhe SHBA. E kemi bërë të qartë se koha është thelbësore. Kemi luftë në Europë. Nuk mundemi më të durojmë këtë konfrontim të vazhdueshëm krizash, targash, barrikadash, zgjedhjesh. Ndaj na nevojitet marrëveshje e 18 marsit. Kjo është marrëveshje e cila është në tryezë dhe duhet të pranohet. Bashkohem plotësisht me ju se mjaft marrëveshje të së kaluarës nuk kanë gjetur zbatim. Për këtë jemi kaq të dëshiruar se kësaj radhe do të kemi sukses. Për këtë arsye pas kësaj marrëveshjeje qëndron niveli më i lartë politik.
A munden që palët nga ky propozim të zgjedhin çfarë të zbatojnë e çfarë jo?
Patjetër, në fund varet nga palët e përfshira, por thelbësore është ajo çfarë është rënë dakord më 27 shkurt. E tani u mbërrit në detaje implementuese. Sigurisht që ka sekuenca, ka më shumë nuanca të cilat mund të diskutohen, por aneksi i zbatimit i dhënë nga Llajçak, është baza e marrëveshjes. E theksoj sërish se për Kosovën është me rëndësi themelimi i Bashkësisë së Komunave me shumicë sërbe, që është një obligim gati 10-vjeçar.
U’a keni bërë të qartë të gjithëve dhe miqve tanë këtu, në Kosovë, vijën e kuqe se nuk ka mundësi të një tjetër Republike Sërbe.
Çdo zgjidhje duhet tëjetë në kuadër të Kushtetutës së Kosovës dhe duhet të rjedhë nga marrëveshja e e vitit 2013 dhe 2015 të cilën Kosova e pati ratifikuar. Një gjë tjetër që shohim është se tashmë kemi struktura paralele dhe situata nuk është e mirë përkundrazi është përkeqësuar. Sërbët e Kosovës kanë braktisur institucionet kështu që kemi situatë të nderë. Me krijimin e Shoqatës shpresojmë se sërbët e Kosovës do të integrohen në shtet. Ky është zhvillim i mbarë dhe këtë perspektivë e shikoj.
Keni përmendur se mund të ketë një sekuencë përmbarimore. A mendoni se ka vend për rinegocim, për shembull për Bashkësinë?
Nuk mund të flas në emër të aktorëve, por kam thënë se rreth detajeve patjetër që duhet të bisedohet. Detajet e ndryshme bazohen të gjitha në atë që zhvilloi Llajçak. Dhe, siç thashë, Kosova ka shumë për të fituar: njohje de fakto, integritet territorial, njohje të të gjitha dokumenteve dhe simboleve shtetërore dhe tejkalim i së kaluarës bazuar në vlerat eUropiane. Ky është një hap i madh përpara, nuk është fundi, por mendoj se i vendos të dyja palët në rrugën eUropiane. Dhe, e përsëris, për të kapërcyer krizat e vazhdueshme.
Në një prej neneve të planit europian, thuhet se Sërbia nuk do të kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në çfarëdolloj organizmi ndërkombëtar. Por presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq ka thënë se asnjëherë nuk ka për të pranuar Kosovën si anëtare në Kombet e Bashkuara.
Nuk mund të komentoj atë çfarë nuk është e mundshme, por dëshiroj të komentoj atë çfarë është e mundur. Dhe kur Sërbia dhe aktorët e tjerë të pranojnë paragrafin se nuk do të bllokojnë anëtarësimin e Kosovës në organizmat ndërkombëtare….Nuk më është bërë e ditur që Sërbia ka veto në Kombet e Bashkuara.
Çfarë mund të thoni rreth organizmave të tjera ndërkombëtare?
Nuk mudemi të flasim për këtë, por mendoj se nëse ka një dinamikë për të cilën bien dakord dy vendet, nuk besoj se palët e treta do t’a kontaminojnë atë. Më herët u tha se ka disa vende brenda Bashkimit Europian që nuk e njohin Kosovën. Kam shumë shpresë dhe jemi në kontakt intensiv me ta. Shpresoj se një rezultat pozitiv më 18 mars do t‘a zhbllokojë edhe këtë çështje. Nuk ka garanci, por nuk shikoj arsye për mosnjohje kur Sërbia dhe Kosova kanë njohje faktike.
A ka pasur ndonjë diskutim të brendshëm apo ndonjë ndryshim të prekshëm në qëndrimet e vendeve që nuk e kanë njohur Kosovën në rast se marrëveshja do të zbatohej?
Duhet të flisni me këto vende, por unë kam 100% shpresë bazuar në përvojën time kombëtare. U rrita në një Gjermani të ndarë dhe si Gjermania Perëndimore nuk e njohu Gjermaninë Lindore.
Por, sapo u arrit marrëveshja bazë midis këtyre dy shteteve, të gjitha shtetet që nuk e njohën Gjermaninë Lindore e bënë atë. Të gjitha shtetet që nuk e njohën Kosovën thanë se nëse ka një dinamikë pozitive për normalizimin e marrëdhënieve, do të rishqyrtojnë qëndrimin e tyre. Pra, kjo është pak a shumë një "mbërthim" për mua. Nëse keni një rezultat ideal, do të ketë vende që do t’a njohin Kosovën, jam shumë i sigurt. Prandaj është shumë e rëndësishme të kalosh linjën dhe të mos humbasësh autobusin, siç thashë më parë.
Mundeni konkretisht të flisni rreth Gjermanisë? A i ka premtuar ndihmë Gjermania Kosovës për anëtarësi në organizmat ndërkombëtare?
Shikoni, ne jemi mes aleatëve më të afërt të Kosovës. Kemi investuar mjaft në nivelin njerëzor, kemi marrëdhënie të ngushta. E dini, gati gjysmë milionë shqiptarë kosovarë jetojnë në Gjermani. Jemi investitori më i madh i huaj, jemi burimi më i madh i të ardhurave nga emigracioni, partner tregtar….Sigurisht të bisedojmë me partnerët tanë dhe për këtë shpresoj.
Megjithatë nuk mund të jap garanci, çdo vend vendos vetë për vendimet e veta. Por në fillim vështirë të përgjigjesh rreth pyetjeve hipotetike.
E para, duhet të kalojmë kufirin e 18 marsit në Ohër dhe prej dy palëve të kërkohet të jenë të gatshme të japin shumë: për Kosovën, në lidhje me Bashkësinë e Komunave me shumicë sërbe, për Sërbinë të pranojë që Kosova egziston dhe që ka perspektivë europiane.
Kemi folur rreth përfitimeve. Cilat mund të jenë pasojat për të dyja vendet nëse nuk janë konstruktive në këto takime?
Përsëri, kjo është një pyetje hipotetike. Por sigurisht që ka pasoja. Dua të them, në muajt e fundit, liderët në Europë kanë investuar mjaft. Ka pasur takime dhe duhet të keni parasysh situatën gjeopolitike, kemi luftë në Ukrainë.
Ka shumë sfida dhe për këtë arsye Ballkani Perëndimor i përket Europës, por ne me të vërtetë duhet t'i japim fund këtij menaxhimi të vazhdueshëm të krizës. Do të ketë pasoja, do të ketë më pak fokus. Nëse nuk mund t’a zgjidhni konfliktin, atëherë përse udhëheqësit tanë të vazhdojnë t’a bëjnë këtë?
Është përsëri luftë dhe tani ne kemi parë që një zgjidhje është në tryezë dhe mendoj se ata presin që të dyja palët t’a pranojnë atë dhe të punojnë shumë për të.
Në intervistën e mëparshme për REL, kryeministri Kurti ka thënë se do të bisedojë rreth pasojave të mundshme nëse palët nuk do të jenë kontruktive në dialog. Ka diçka konkrete që i është thënë Sërbisë apo Kosovës si nxitje për konstruktivitet në dialog?
Ka një premtim për mbështetje dhe investime shtesë. Dhe nëse ka një dështim, atëherë nuk ka mbështetje shtesë. E dini, kjo është vetëm një pasojë.
A do të jetë më e lehtë për të hyrë në organizmat ndërkombëtare? Jo, nuk do të jetë. Do të jetë më e vështirë. Rruga për në Evropë është mes këtij propozimi dhe ne duam që të dy vendet të jenë pjesë e saj. I gjithë Ballkani Perëndimor i përket BE. Shumica e vendeve janë tashmë në NATO.
Kosova dëshiron të bëhet pjesë e NATO. Për t’a arritur këtë, ju duhet të bindni të gjitha vendet anëtare se jeni një partner konstruktiv.
Në propozim, siç është paralajmëruar, nuk përmendet njohja “de jure” e Sërbisë. A mendoni se normalizimi është i mundur pa njohje reciproke?
Të gjithë e kanë bërë të qartë se ky është një hap i ndërmjetëm, por shumë i rëndësishëm sepse vë në lëvizje dinamikën që çon drejt normalizimit të plotë. Njohja reciproke është faza e fundit për ne. Por, tani për tani, kjo është marrëveshja më e mirë që mund të merrni dhe ka shumë përfitime të cilat siç përmenda, dhe është fundi i përpjekjes së Sërbisë për të bllokuar Kosovën nga anëtarësimi në organizmat ndërkombëtare.
0 komentet