Vuçiq: Në Bruksel nuk do të jetë e lehtë, po trokasin në derën e çelët të Beogradit
Presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq ka theksuar mbrëmjen e sotme se nesër në Bruksel do të ketë bisedime me drejtues të BE dhe shpreson që këto bisedime të kalojnë në atmosferë kompromisi dhe krijimin e mundësisë për shpresë dhe të ardhme për mbijetesën e sërbëve në Kosovë.
Vuçiq për RTS, bëri të ditur se do të ketë takime me kryetarin e Këshillit të BE Sharls Mishels, të dërguarin e lartë për politikë të jashtme dhe sigurisë së Unionit Zhozef Borelli, të dërguarin për dialog Mirosllav Llajçak, si dhe me Pesëshen e Madhe-presidentin e Francës Emanuel Makron, kancelarin gjerman Olaf Shollc dhe kryeministren italiane Xhorxhia Meloni. “Këta të gjashtë do të jenë. Kemi axhendën dhe do të jem vetëm unë nga pala jonë" sqaroi ai.
I pyetur për propozimin të cilën "pesëshja e BE" solli në Beograd, tha se nuk mundet që të zbulojë detajet.
"Sollën propozimin e tyre rreth mënyrës së formimit të Bashkësisë së Komunave Sërbe. Ne dhamë përgjigjet dhe sygjerimet tona. Nuk mund të zbuloj detajet. Jemi gati të bisedojmë rreth kësaj. Trokasin në derën e çelët kur është fjala për Beogradin" nënvizoi Vuçiq.
Ky i fundit theksoi se egziston problem tjetër siç është marrëveshja e vitit 2011 ku Sërbisë po i ngarkohet faji se nuk i ka plotësuar prej vulave doganore, tek energjia e deri tek targat e shumë gjëra të tjera.
"Kemi qenë shumë konstruktivë dhe të drejtë. Të shohim nesër. Shpresoj që bisedimet do të zhvillohen në një atmosferë kompromisi dhe krijim mundësish për shpresë për të ardhmen dhe mbijetesën e popullit tonë në Kosovë e Metohi. Që do të jetë e lehtë nuk ka dyshim-nuk do të jetë. Nuk ka takim të bukur dhe as gjëra të bukura aty. Që mezi pres të kthehem prej Brukselit në Beograd, këtë nuk e fsheh. Por puna ime është të mbroj qytetarët e vendit tonë, të bëjmë gjithçka që mundemi për të ruajtur të drejtat dhe sigurinë e sërbëve në Kosovë, si dhe zhvillimin e Sërbisë” theksoi Vuçiq.
Në Prishtinë thonë se BKS nuk është dhe nuk do të jetë temë-atëherë cila do të jetë tema?
Në konstatimin se gjatë kësaj pasditeje në Prishtinë u tha se Kurti pranoi planin e pesëshes, Vuçiq u përgjigj se nuk është tamam kështu, pasi hiletë ndodhen në detaje dhe se në Prishtinë është thënë se kjo "u prauna si bazë”.
“Konjufca menjëherë pas tij ka thënë se BKS në përgjithësi nuk është dhe nuk do të jetë temë. Nuk e di se cila do të jetë tema atëherë? Sepse ata nuk do të jenë fajtorët, ndonëse për të gjithë në Europë është e qartë se kush nuk dëshiron dialog dhe BKS”, tha Vuçiq.
Ky i fundit theksoi se Banjska do të përdoret për të barazuar fajin ose për t'i bartur diçka Sërbisë, ashtu siç është bërë në vitet e ‘90.
“Por, nuk mendoj se liderët europianë do të mund të jenë të verbër dhe të shurdhër ndaj tentativave të Kurtit për të mos formuar kurrë BKS” theksoi Vuçiq.
Pyetjes nëse priste që në rendin e ditës do të jetë data e zgjedhjeve në veri të Kosovës, ai u përgjigj data e zgjedhjeve në veri të Kosovës të ishte në agjendë të bisedimeve, përgjigja ishte negative.
“Ata kanë bërë shumë hile. Kanë mbështetjen e disa vendeve. Dhe ky është proces i tillë që edhe nëse qytetarët shkruajnë një peticion, do të kalojnë muaj dhe do të gjejnë arsye të panumërta për t’a refuzuar atë”, theksoi presidenti i Sërbisë.
Ndaj përsëriti se ditët që do të pasojnë nuk do të jenë të lehta duke shtuar se ato të kaluarat, kanë qenë më të vështira.
“Dua të qetësoj qytetarët se e dinë se kanë udhëheqje të përgjegjshme, serioze, të ndershme dhe të fortë që lufton për interesat e Sërbisë dhe se do të marrim vendimet më të mira. Dhe do të arrijmë të mbrojmë me sukses Sërbinë dhe interesat e saja, në aspektin politik, ekonomik dhe në çdo aspekt”, tha Vuçiq.
Pyetjes se sa do t‘a vështirësojë pozitën e Sërbisë ajo çfarë ndodhi në Banjskë, Vuçiq u përgjigj se për shkak të 24 shtatorit, situata në të cilën ndodhet Beogradi është drastikisht e rënduar, pasi ngjarja në Banjskë ishte “si dhuratë nga qielli” që u mirëprit nga shqiptarët dhe disa nga komuniteti ndërkombëtar, por edhe nga faktori vendas.
Pozita është e vështirë, por Vuçiq theksoi se edhe sikur të mos ishte Banjska-do të gjendej diçka tjetër.
"Çfarëdo që na bërën, në fund-ata e njohën Kosovën dhe kurrë nuk do t‘a tërheqin atë vendim, por do të kërkojnë mënyrën sesi Sërbia të pranojë "de facto" apo "de jure" njohjen e Kosovës. Por, 15 vjet nga shpallja e pavarësisë së Kosovës të cilën brenda javës e njohën 85 shtete, ne vazhdojmë të jemi në anijen sërbe. Kushtetuta, shteti me gjithë problemet dhe mundimet, vazhdojmë t’i udhëheqim. Askush nuk dëshiron luftë. Mendoj se njerëzit e dinë se po luftojmë fort, por ruajmë të ardhmen dhe ekonominë tonë” tha Vuçiq.
Duke thënë se sot në Sërbi ka 550 mijë të punësuar më shumë se në vitin 2012, që do të thotë se Beogradi ka se çfarë humbet dhe këtë e dinë në Europë dhe Amerikë.
“Këtë nuk mundemi t’a humbim, por nuk mundemi të humbasim as atë çka është e garantuar në Kushtetutë” ka theksuar Vuçiq.
Javën e ardhshme shpallja e zgjedhjeve për 17 dhjetorin
Vuçiq ka thënë se zgjedhjet parlamentare, lokale dhe krahinore do të mbahen më 17 dhjetor dhe për këtë ai javën pasuese do të shpallë zgjedhjet parlamentare dhe para kësaj kryetari i Kuvendit Popullor do të shpallë zgjedhjet për kuvendet komunale për më shumë se 60 njësi lokale të vetqeverisjes vendore.
Sipas fjalëve të presidentit, do të shpallen edhe zgjedhjet krahinore për 17 dhjetorin.
"Shikoj që të gjithë kanë nisur të luftojnë për më shumë vota, kjo është pjesë e procesit politik demokratik, na pëlqen kjo ne apo jo” tha presidenti.
Vuçiq ka bërë të ditur se për disa ditë pensionistët do të kenë rritje prej 5.5% për muajin tetor dhe se pas kësaj, vjen ndihma e njëhershme prej 20 mijë dinarësh.
Sipas fjalëve të tij, atyre pensionistëve me pensione më të ulëta, shteti po shikon se si mund t'i ndihmojë dhe kjo është një nga arsyet për përshpejtimin e rritjes së pensioneve.
Gjithashtu bën të ditur se do të bëhet mënyra që abonuesve të ndihmës sociale t'u jepet ajo që u nevojitet para fundit të vitit dhe se numri i përfituesve të asistencës sociale nuk duhet të rritet në afat të gjatë.
Kur vjen fjala rreth pagave në sektorin publik, Vuçiq thotë se paga minimale po rritet dhe së shpejti do të arrijë në më shumë se 47 mijë dinarë, që, siç theksoi, do të ishte paga mesatare para 10 viteve.
“Në sektorin publik do të ketë rritje pagash dyshifrore”, tha presidenti.
Presione të mëdha për çështjen e Kosovës
Vuçiq theksoi se qysh kur ka ardhur në pushtet është përballur me probleme të mëdha. E para siç tha, mori drejtimin e vendit në të cilin 500.000 njerëz kishin humbur vendet e punës, ndërsa borxhi publik rritej dhe shkatërroi mundësitë e rritjes ekonomike, ndërsa tashmë përballet me presione të mëdha për çështjen e Kosovës.
“Duhet të kujdeseni për popullsinë tonë, për sërbët në K&M, ndërsa e dini se cilat janë presionet nga jashtë dhe nga vendet më të fuqishme perëndimore që kanë njohur pavarësinë e Kosovës dhe prej kësaj nuk do të tërhiqen dhe do të vazhdojnë me kërkesat e tyre” tha Vuçiq. .
Ky i fundit ka thënë se prioriteti i tij si president i Sërbisë dhe dikur si kryetar i qeverisë, është të kujdeset për qytetarët e tij dhe të dëgjojë zërin e tyre. Ai shprehu kënaqësinë e tij që Leskovaci u bë me mamografi të re dhe lançimin e sistemit të ri të alarmit Aber, i cili rrit sigurinë e fëmijëve.
“Çka për ne është e vlefshme sesa jeta e nënave tona, bashkëshorteve, gjysheve….Çfarë kemi më të vlefshme se gratë tona. Asgjë, hajde t’a zgjidhim për ne është pak para sikur ndërton 10 deri në 15 km rrugë” tha Vuçiq.
Duke folur për aplikacionin Amber alert i cili sot nisi të funksionojë, presidenti tha se në Sërbi janë ndërtuar më shumë se 1.400 ura çka e vlerësoi si numër të madh por dhe se jeta e një foshnje është më e vlefshme sesa urat.
Vuçiq sqaroi se pikërisht dhe projektet infrastrukturore kontribuojnë në rritjen e sigurisë së qytetarëve të Sërbisë.
"Kurrë nuk do t’a dimë me saktësi sesa jetë kemi shpëtuar përmes rrugëve moderne, aerodromëve, nuk është e lehtë atëherë të bësh krim apo të marrësh peng ndonjë foshnjë".
0 komentet