Vuçeviq rreth armatosjes së Prishtinës: Jemi të zhgënjyer, kemi përgjigje adekuate
Burim: Kosovo Online
Ministri i mbrojtjes së Sërbisë Millosh Vuçeviq thotë se Sërbia nuk është e surprizuar sipas të cilës Prishtina blen raketa amerikane, çka ka shprehur haptazi pakënaqësinë e vet, transmeton Kurir.
"SHBA është aleatë shumëvjeçare e Prishtinës kështu që kjo procedurë nuk na ka surprizuar, por logjikisht jemi të zhgënjyer çka e kemi shfaqur pakenaqësinë tonë", ka thënë Vuçeviq për Kurir.
Ai shton se Sërbia politikën e SHBA nuk mundet t’a ndryshojë.
"Detyra jonë është të forcojmë kapacitetet tona mbrojtëse dhe këtë do t‘a bëjmë patjetër dhe në periudhën e ardhshme, ashtu sikurse e kemi bërë vitet e kaluara. Do të kemi përgjigje adekuate" ka thënë Vuçeviq.
Departamenti Amerikan i Shtetit miratoi shitjen potenciale të 246 raketave "Xhavelin" Kosovës me një vlerë prej 75 milionë dollarësh.
0 komentet