Dialogu Beograd-Prishtinë në qorrsokak: A mundet Brukseli të përmbyllë punën që nisi?
I dërguari special i Bashkimit Europian për dialog mes Kosovës dhe Sërbisë Mirosllav Llajçak pas negociatave të fundit të dështuara në Brukdel, vizitoi Prishtinën dhe bëri të ditur për raund të ri negociatash me negociatorët kryesorë. Bashkëbiseduesit e Kosovo onlajn janë skeptik që dialogu do të lëvizë gjërat nga pika e vdekur.
Brukseli si negociatori kryesor është i ndërgjegjshëm me vështirësitë e dialogut, por dhe strategjia e Prishtinës që sërbët në Kosovë të sillen para dejtësisë, vlerëson për Kosovo onlajn profesori i jashtëzakonshëm në Fakultetin Filologjik në Beograd dhe sociologu Vlladimir Vulletiq.
“Negociatat pas veprimeve të njëanshme të Prishtinës janë vështirësuar. Për këtë janë të ndërgjegjshëm të gjithë pjesëmarrësit në negociata. Pra, Prishtina beson se mund të mos jenë të nevojshme nëse do të kenë sukses në atë çka padyshim synojnë, ndërsa kjo është që sërbët që jetojnë në Kosovë e Metohi vendosen para faktit të kryer, çka nënkupton 'ose dhurojeni ose hiqeni'. Atëherë thjesht, për ta ngelet vetëm çështja teknike. Por kjo është diçka për të cilën edhe Bashkimi Evropian është i vetëdijshëm, se mund të shkaktojë probleme të llojeve të ndryshme. Dhe të gjithë sigurisht janë të vetëdijshëm se zgjidhje të tilla nuk e zgjidhin problemin, por vetëm mbulojnë me pluhur prushin dhe zjarrin që digjet”, thekson Vulletiq.
Duke komentuar ngecjet në negociata, por edhe pretendimet e të dërguarit special për dialogun mes Kosovës dhe Sërbisë, Mirosllav Llajçak, se “shumë çështje politike mbeten pa përgjigje”, Vulletiq thotë se këto janë disa prej tyre dhe veprimet e njëanshme të Prishtinës e veçanërisht heqja e dinarit.
Ai thekson se nga pikëpamja e Prishtinës, duket tërësisht logjike që nëse Kosova faktikisht është e pavarur, atëherë tashmë keni të gjitha prerogativat stetërore dhe çështja është teknike sesi do t‘a zbatojnë dhe përdorimin e monedhës së vetme.
“Prishtina këto gjëra i shikon kështu. Për Brukselin, si dikush kush ndërmjetëson e kush është negociator, është e qartë se egziston çështje politike, pasi në anën tjetër kanë Beogradin, i cili e shikon krejtësisht gjithçka ndryshe ose e kundërta. Për këtë duhet të zgjidhen dhe çështjet politike që të arrihet marrëveshja. Për Prishtinën, çështja tani është vetëm në nivel teknik. Të njëjtën do të thoja edhe për Beogradin që gjëja është vetëm e nivelit teknik se si të zgjidhen disa probleme në kuadër të asaj që është Sërbia, por Brukseli këtë e shikon si tentativë për të arritur marrëveshje politike rreth asaj çka nënkuptohet me Marrëveshjen e Ohrit”, thotë Vuletiq.
Ky i fundit thekson se çështja kryesore politike rreth të cilën Beogradi dhe Prishtina duhet të dakordësohen është-zgjidhja përfundimtare.
"Kjo është çështje kyçe politike dhe prej saj burojnë gjithë të tjerat. Por diferenca mes çështjeve teknike e politike është në atë se çështjet teknike janë diçka që duhen rregulluar me vendime që janë marrë tashmë për të cilat të gjithë janë dakordësuar. Por është e qartë se tëtilla vendime ende nuk ka”, thekson Vulletiq.
I pyetur se në cilën mënyrë Beogradi zyrtar mund të vijonte negociatat pas një sërë lëvizjesh të njëanshme të Prishtinës, Vulletiq thotë se fjala është për “pozicionin mjaft të pakëndshëm” sepse e kupton se vetëm me zhvillim ekonomik mund të luftojë edhe për Kosovën, por edhe për të drejtat e sërbëve.
“Beogradi është në pozicion shumë të pavarur. Për arsye specifike Prishtina, pra mbi të gjitha Kurti, mbarë këtë gjë e shikon si të vetmen për ta, veçanërisht çështjen e pavarësisë së Kosovës. Të gjitha çështjet e tjera që janë të lidhura me zhvillimin ekonomik të Kosovës, pozita politike të cilën ata janë të ndërgjegjshëm, nuk mund të përkeqësohet dukshëm. Të gjitha këto çështje për ta janë në plan të dytë e të tretë. Beogradi nga ana tjetër, duhet të llogarisë rreth shumë gjërave të tjera të lidhura mbi të gjitha për zhvillimin ekonomik të Sërbisë, sepse është e qartë se pa Sërbi të fortë ekonomikisht nuk mund të luftosh as për Kosovën dhe as në përgjithësi për të drejtat e sërbëve në rajon. Kjo për Beogradin është po aq e rëndësishme, nëse jo edhe më e rëndësishme, të arrijë stabilitetin ekonomik dhe përparimin sepse ky është parakusht. Ne nuk kemi burime të tjera për luftë politike përveç asaj që krijojmë vetë”, thekson Vulletiq.
Ky i fundit vlerëson se për qeverinë prishtinase dhe Albin Kurtin çështjet ekonomike nuk janë me rëndësi thelbësore dhe se Beogradi po përballet dhe me situatë gjeostrategjike.
“Nga ana tjetër, Kosova, pra Kurti, ka lloj tjetër burimi, kështu që për të kjo çështje ekonomike nuk është e rëndësishme e për këtë është përparësi e tij. Beogradi ka këto kufizime, çka duhet të llogarisë dhe situatën gjeostrategjike. Vetë fakti që Rusia jo vetëm që është në luftë, por është armike e BE, që Kina këtu shikohet si e ftuar. Disa nga aleatët tanë natyrorë që pajtohen për respektimin e principeve të KB dhe Rezolutës 1244 janë të përjashtuar efektivisht nga ky proces dhe ne në fakt po luftojmë për veten çka nuk është aspak e lehtë”, përfundon Vulletiq.
Dhe analisti prishtinas dhe ish politikani jugosllav Azem Vllasi thotë për Kosovo onlajn se askush nuk e ka të qartë sesi do të duket dialogu i mëtejshëm mes Beogradit e Prishtinës ku do të zhvillohet nën ndërmjetësimin e Bashkimit Europian.
“Sesi do të vijojë dialogu për tani askush nuk e ka të qartë. Nëse mosmarrëveshja është për shkak të heqjes së dinarit, atëherë do të duhet të hiqet menjëherë nga rendi i ditës sepse kjo nuk është reale, por problem i shpikur. Banka Qëndrore e Kosovës nga ana e saj ka ndërmarrë ato çka është e nevojshme që në llogaritë e përdoruesve të pagesave nga Sërbia të sigurohen në euro”, thotë Vllasi.
Pyetjes se si e interpreton deklaratën e fundit të të dërguarit special të BE për dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës, Mirosllav Llajçak, se “shumë çështje politike mbeten pa përgjigje”, Vllasi thekson se Llajçak duhet t’a thotë këtë.
Vllasi vlerëson se Beogradi, përkatësisht presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq, është palë në dialog, i cili, siç tha ai, “shtrëngon pa nevojë” situatën rreth dinarit në Kosovë.
“Llajçak duhet të thotë se cilat janë çështjet që mbeten pa përgjigje. Ndërsa mund t’ia thotë qartë Vuçiqit të mos flasë pa nevojë rreth dinarit, pasi sërbët në Kosovë nuk i kërcënon euroja, përveçse nëse çështja e dinarit ngec rrugën drejt normalizimit final të marrëdhënieve” ka thënë Vllasi.
Megjithatë ish diplomati Zoran Milivojeviq vlerëson se negociatat në qorrsokak janë si pasojë e vendimeve të njëanshme të Prishtinës dhe deri ne çbllokimin e dialogut mund të shkohet veçanërisht nëse këtë e vendos Uashingtoni dhe Brukseli.
“Derisa nuk ka vullnet politik dhe derisa nuk ka aksione konkrete, është e pakuptimtë të flitet rreth çfarëdo lloj dialogu”, thotë Millivojeviq për Kosovo Onlajn.
Ai arsyen kyçe e shikon në ekskluzivitetin e Prishtinës, e cila, siç shprehet, nuk jep asnjë sinjal, pra nuk tregon vullnet për vazhdimin e dialogut.
“Nuk ka negociata për atë çfarë pala prishtinase është ekskluzive. Nuk jep asnjë sinjal dhe nuk tregon asnjë lloj vullneti për vazhdimin e dialogut të mëtejshëm. Së dyti, zbaton masa që jo vetëm na largojnë nga dialogu, por mbyllin mundësinë e çdo lloj dialogu. Këto janë dy elementet që më çojnë në përfundimin se negociatat kanë dështuar. Dhe kjo vlen dhe tani, dhe tani jemi në të njëjtën situatë. Dhe tashmë gjithçka varet nga sponsorët e palës prishtinase, nga qendrat e pushtetit në Uashington dhe Bruksel. As ata nuk nuk japin asnjë shenjë që të mund të shkohet drejt çbllokimit. Nuk ka në horizont asnjë masë apo veprim që do të pengonte atë që po bën Kurti, ndërsa kjo është dëbimi i Serbisë dhe pogrom i popullit sërb të Kosovës e Metohisë. Kjo ende vazhdon" beson Millivojeviq.
Sipas fjalëve të këtij të fundit çështja kyçe që ka ngelur e hapur është pranimi i plotë e marrëveshjes që u nënshkrua në Bruksel në vitet 2013 dhe 2015, ndërsa brenda kësaj-çështja e e të gjitha çështjeve është-formimi i Bashkësisë së Komunave Sërbe.
Megjithatë, beson Millivojeviq, Albin Kurti përmes lëvizjeve të njëanshme tenton të bllokojë formimin e BKS.
“Formimi i Bashkësisë së Komunave Sërbe është çështje e të gjitha çështjeve. Tashmë shikojmë se nëse do të kishim Bashkësinë e Komunave Sërbe, nuk do të kishim të tillë eskalim dhe nuk do të ishim në këtë gjendje që kemi pasi këto gjëra janë kompetenca praktike të BKS. Përshtypja ime është se Kurti në këtë mënyrë bllokon BKS, bën të ditur se nuk ka në mendje të formojë dhe në këtë situatë çështja mbetet qëndrore për takimin e radhës. Të mos llogarisim atë të lidhur me dinarin dhe të gjejnë zgjidhje që ky popull poshtë të nisë të jetojë normalisht” thotë Millivojeviq.
Ky i fundit vlerëson se pikërisht lëvizjet e njëanshme të Prishtinës, është arsyeja kryesore që dialogu është në qorrsokak.
“Ata nisin nga pozicione maksimale. Kurti qëndron fuqishëm në qëndrimin se mund të diskutohet rreth njohjes. Insiston në nënshkrimin e Marrëveshjes së Ohrit çka për Sërbinë është e papranueshme dhe në rrethana të tilla nuk ka negociata. E dini, për të negociuar përherë nevojiten dy palë. Përsa i përket Sërbisë, ajo është e hapur për dialog, ajo çdo herë do t'i përgjigjet thirrjes për dialog, por dialogu nënkupton në përmbushjen e detyrimeve të marra më herët, vendosjen në tryezë të Bashkësisë së Komunave Sërbe dhe e dyta-të ndalohen masat dhe aksionet që vënë në pikëpyetje mbijetesën e popullit sërb në Kosovë e Metohi”, konkludon Millivojeviq.
Ky i fundit vlerëson se ftesa për negociatorët kryesorë të Beogradit dhe Prishtinës është tentativë e të dërguarit special për negociata, Mirosllav Llajçak, të shpëtojë fytyrën e Bashkimit Europian, por edhe për të parandaluar eskalim të mundshëm të konfliktit në Kosovë.
„Kjo është tentativë e Bashkimit Europian, pra e Mirosllav Llajçakut që të kthehemi disi tek dialogu aq sa është e mundur po të kemi parasysh pengesat e Prishtinës dhe sjelljen e saj herën e fundit kur u thirr takimi, e më pas mostërheqja e tyre nga masat dhe aksionet që ndërmerren pa marrë parasysh vërrejtjet që vijnë prej Uashingtonit dhe Brukselit dhe patjetër tentativave të negociatorit që dialogu të vijojë“ thotë Millivojeviq.
Ky i fundit bën të ditur se arsyeja kyçe e Llajçakut dhe BE është që palët të kthehen tek dialogu në parandalimin e tensioneve të reja eskaluese.
“Kjo është tentativë që disi të kthehemi tek dialogu dhe ajo çka është më e rëndësishme, tentativa e ndërmjetësuesve të Bashkimit Europian për të mos shkuar deri në përhapjen e eskalimit që është në horizont, duke pasur parasysh masat dhe veprimet rreth dinarit dhe atë që po ndodh me popullin sërb në terren“ beson Millivojeviq.
Megjithatë ky i fundit, nuk është i sigurt se i tillë takim do të sjellë rezultate në përparimin e dialogut” beson Millivojeviq.
Ky i fundit ende nuk është i sigurt sa rezultate do të sjellë në këtë takim përparimi në dialog.
"Përshtypja është se pala prishtinase nuk do të ndryshojë qëndrimin e vet, që Kurti është i vendosur të zbatojë politikën si rreth dinarit si dhe për gjithçka tjetër. Këtë e shikojmë përmes arrestimeve të reja dhe përmes represionit që është vazhdimisht i pranishëm. Nuk ka asnjë reagim për atë që po ndodh me popullin sërb në terren. Nuk kanë mundësinë e jetës normale, funksionimin e institucioneve: shëndetësisë, arsimit etj. Aty nuk pres ndonjë ndryshim. Gjithçka vazhdon të varet nga ajo sesi do të sillen Uashingtoni dhe Brukseli”, ka thënë Millivojeviq.
Ky i fundit shton se nuk duhet të harrojmë faktin se zgjedhjet për Parlamentin Europian janë në prag.
Për këtë, thekson ai, Llajçak tenton t'i shpëtojë fytyrën ndërmjetësit kryesor në negociata, që është Bashkimi Europian.
"Kjo duhet mbajtur parasysh para zgjedhjeve të ardhshme të BE duke i shpëtuar fytyrën ndërmjetësit kryesor, që është Bashkimi Europian, duke pasur parasysh se të gjitha takimet e fundit kanë qenë të pasuksesshme dhe praktikisht po e mbyllin mandatin pa sukses. Kjo është gjëja kryesore”, thotë Millivojeviq.
0 komentet