Parliq: Për sa kohë që vendet e shenjta mbijetojnë, edhe identiteti sërb

Milena Parlić Kancelarija za Kosovo i Metohiju Jedinstvo intervju
Burim: Jedinstvo

Besimi ka qenë gjithmonë kashta për shpëtimin e popullit sërb dhe parësore në të cilin ata përherë janë kthyer. Dëshmi për këtë, janë objektet e shenjta sërbe në Kosovë e Metohi, prej të cilave janë më shumë se 1300 të tilla. Është me rëndësi të madhe të forcohet vetëdija kombëtare dhe uniteti shpirtëror, tha Milena Parliq, zv.drejtoresha Zyrës për K&M në Sektorin për Bashkëpunim dhe kujdes për trashëgiminë kuturore me KOS.

Në intervistën e saj për Jedinstvo, Parliq theksoi se prej vitesh shkatërrimi i shumëfishtë i pasurisë kulturore dhe historike sërbe, ka qenë prezent dhe përmes restaurimit të objekteve të shenjta përfshirë edhe famullitë në qytetet e pastruara etnikisht, që është një nga synimet më të rëndësishme të Zyrës për Kosovë e Metohi dhe të Eparhisë së Rashkës e Prizrenit, të cilat u treguan më efikase.

Cila është domethënia e Kishës Ortodokse Sërbe, Eparhisë së Rashkës e Prizrenit, objekteve të shenjta në Kosovë e Metohi dhe çfarë domethënie kanë për popullin sërb në këto kohë të vështira me frikë e pasiguri?

Përherë kisha u ka ofruar strehë njerëzve të pakënaqur, të tradhtuar, të sëmurë dhe besimi i tyre në Zot ka qenë një mënyrë për ta për të kapërcyer vështirësitë më të mëdha në jetë. Popullit i nevojitet paqja dhe tjetërkund në një vend të shenjtë, nuk ka se ku ta gjejë paqen, sinonim i fjalës pa të meta dhe të sigurt. Barazia para Zotit dhe e njëjta vuajtje është ajo që i bashkon fort sërbët si vëllezër dhe motra, të cilët janë të lidhur pazgjidhshmërisht me një të kaluar të vështirë dhe një të ardhme të pasigurtë.

Çfarë mjetesh përdorni për të luftuar kundër shkatërrimit të thesareve kulturore dhe shpirtërore sërbe në Kosovë e Metohi dhe cilat janë dëshmuar të jenë më efektive në luftën për ruajtjen e identitetit?

Në vitet pas nesh, gjatë periudhës së konfliktit në territorin e Kosovës, kemi qenë dëshmitarë të shkatërrimit të shumëfishtë të pasurisë kulturore e historike sërbe. Nuk mund të mos përmendim se pas konflikteve të luftës në Kosmet, 150 objekte të shenjta ortodokse u dogjën, 35 në vetëm dy ditë gjatë pogromit të marsit. Ne restauruam 90% të objekteve të shenjta të shkatërruara gjatë pogromit. Restaurimit, përveç shtetit, rëndësi të madhe i kushton edhe Eparhia e Rashkës e Prizrenit dhe peshkopi ynë Teodosije. Me restaurimin e objekteve të shenjta, restaurohen edhe famullitë në qytetet e pastruara etnikisht dhe ky është një nga qëllimet më të rëndësishme të Zyrës dhe Dhioqezës sonë (një kishë e gjallë), e cila është dëshmuar të jetë më efektive. Krahas mjeteve të nevojshme materiale të siguruara nga Qeveria e Sërbisë dhe institucionet kompetente qeveritare për rindërtimin dhe restaurimin e thesarit kombëtar sërb në Kosovë e Metohi, do të veçoja rinovimin e shkollës teologjike të Prizrenit, kishën e Shën Gjergjit, konaket e manastirit të Shën Arhangjellit në Prizren, kuzhina popullore të cilën Zyra vazhdimisht e ndihmon, ekonomia e re të formuar në Badovci afër Graçanicës, falë të cilit punësojmë gati 50 të rinj... Po ashtu, forcimi i vetëdijes kombëtare dhe bashkimit shpirtëror është i një rëndësie të madhe. Ndaj krahas politikës së mbijetesës dhe ruajtjes, me veprimet tona të përditshme në terren, bëjmë gjithçka për të krijuar ndjenjën e përkatësisë ndaj komunitetit të sërbëve në Kosovë, si dhe simpatinë e qytetarëve të Sërbisë me popullsinë sërbe në Kosovë dhe Metohi, sepse kjo është ajo që forcon unitetin dhe dëshirën për të ruajtur traditën dhe gjithçka që ajo përfaqëson pjesën e pandashme të identitetit tonë. Një nga mjetet për ruajtjen e identitetit është kremtimi i festave të rëndësishme ortodokse siç është Vidovdani, apo datat e vuajtjeve prej historisë së re sërbe siç është pogromi i marsit, vuajtja masive e popullit tonë.

Në çfarë lloj reagimi është pogrom, heqja e të drejtës dhe skllavëria e sërbëve në Kosovë me ndërtimin dhe mbijetesën shekullore të manastireve, kishave dhe vendeve të tjera të shenjta në provincën jugore sërbe?

Përkundër pozitës së ndërlikuar të sërbëve gjatë historisë, fakti që pozita e tyre është e rënduar dhe të drejtat e tyre të padukshme, sado që të jenë të persekutuar, të shtypur dhe të dëbuar, ajo që nuk mund të shkatërrohet dhe pushtohet kurrë, është shpirti sërb. Besimi ka qenë gjithmonë kashta për shpëtimin e popullit sërb dhe primare në të cilin ata gjithmonë janë rikthyer. Dëshmi për këtë janë objektet e shenjta sërbe në Kosovë e Metohi, të cilat janë më shumë se 1300. Besoj se kjo në një farë mënyre është pjesë e kokëfortësisë sërbe-“nuk mund të shkatërrosh aq sa mund të rindërtojmë ne”. Pa marrë parasysh gjithçka, vendet e shenjta sërbe i kalojnë historisë dhe vendi i tyre është pikërisht aty ku janë krijuar. Sërbia, Kisha Ortodokse Sërbe, qytetarët, ashtu si çdo sërb i mbetur në Kosovë, po bëjnë gjithçka për të ruajtur atë që është e shenjtë, sepse derisa gjërat e shenjta mbijetojnë, edhe identiteti ynë gjithashtu.

Ku është vendi i Zyrës për Kosovë e Metohi në luftën për egzistencë të sërbëve dhe objektet e shenjta shekullore në K&M dhe sa i’a keni dalë t’i rezistoni sulmeve? 

Vendi i Zyrës përherë është aty ku ka qenë dhe sot, në terren me popullin tonë në të mirë e në të keqe. Çështja e Kosovës e Metohisë është e një rëndësie parësore për vendin dhe Zyra si pjesë e Qeverisë së Sërbisë, asnjëherë dhe nuk do të lëkundet në luftën për mbijetesën e popullit sërb dhe vendeve të shenjta. Me gjithë presionet e përditshme, shkeljet e të drejtave elementare të njeriut, ngacmimet, arrestimet, uzurpimet, pretendimet e përditshme për t’a futur trashëgiminë kulturore shekullore nën të ashtuquajturën “Kosovë”, ne arrijmë të rezistojmë. Me prezencë, përkujdesje, ndërtim, rinovim... Dhe konfirmimi më i mirë për të gjitha sa më sipër është Shkolla Teologjike e Prizrenit dhe breza teologësh të rinj jo vetëm nga hapësira e Kosovës e Metohisë, por nga e gjithë Sërbia. Sigurisht që lufta për ruajtje është ende përpara, por falë politikës së qeverisë së Sërbisë, me të vërtetën dhe drejtësinë, dashurinë dhe shpresën, besoj se do t'ia dalim. 

A mund të kenë qenë më efektive reagimet e pjesëtarëve të forcave ndërkombëtare në Kosovë ndaj sulmeve kundër kishave dhe manastireve sërbe dhe a po ja dilni dot t'i bindni për mizorinë që ushtrohet ndaj sërbëve?

Pyetja që duhet t'u drejtohet atyre dhe të cilës nuk mund t'i përgjigjem nga qëndrimi që kam është se përse nuk u përfshinë sa duhet në këtë drejtim. Përse kontingjenti gjerman i KFOR u tërhoq dhe e la Prizrenin në flakë më 17 mars të vitit 2004. Dhe jo vetëm Prizreni, por edhe Deviçi, kisha e Shën Nikollës në Prishtinë, Virgjëresha e Ljevishkës dhe të gjitha vendet e tjera të shenjta. Një shembull i ndritshëm janë sigurisht pjesëtarët italianë të KFOR të cilët nuk u tërhoqën në ato ditë por qëndruan dhe ruajtën popullin e Deçanit dhe Patriarkanën. Qëllimi i disa misioneve nuk ishte parandalimi, por vëzhgimi dhe evakuimi në heshtje. Ata që mbetën në shtëpitë e tyre, për fat të keq, u vranë. Dhe sa i përket garancive, besoj thellë se ata vetë e dinë sesa padrejtësi i është bërë popullit tonë.

Pak bëhet e ditur se shqiptarët përgatitin specialistë në fushën e identitetit kulturor. Çfarë është duke bërë pala sërbe dhe si po arrin të ruajë identitetin e vet kulturor dhe shpirtëror, i cili vazhdimisht është i ekspozuar ndaj sulmeve, përdhosjeve dhe rrëmbimeve?

Meqenëse rrënjët e mia janë në Kosovë e Metohi, e kuptoj pëse e bëjnë këtë. Në mungesë të një identiteti të vërtetë kulturor e fetar, shqiptarët janë të detyruar t’a krijojnë artificialisht. Xhamitë më të vjetra janë turke (për shembull, Prizreni, Prishtina) dhe si të tilla, i përkasin identitetit kombëtar turk. Xhamitë shqiptare u ndërtuan vetëm pas Luftës së Dytë Botërore. Në ruajtjen e identitetit kulturor dhe shpirtëror, Zyra në bashkëpunim me institucionet tjera shtetërore të Qeverisë së Sërbisë dhe Kishës Ortodokse Sërbe, bën përpjekje maksimale për ruajtjen e trashëgimisë sonë fetare e kulturore. Sigurisht, të gjithë ne që jemi të punësuar në të njëjtat institucione, bëjmë çmos me shembujt tanë personalë për të treguar me të vërtetë identitetin tonë sërb që ata po përpiqen t’a marrin dhe përvetësojnë.

A besoni në mbijetesën e barabartë të identiteteve kulturore të sërbëve dhe shqiptarëve në Kosovë e Metohi në rrethana kaq të vështira për serbët?

Ashtu si identiteti sërb mbijeton në mënyrë të pabarabartë në sferën e jetës politike dhe shoqërore në Kosovë e Metohi, besoj se identiteti kulturor do të mbijetojë dhe duhet të mbijetojë në çdo masë në Kosovë e Metohi, pavarësisht rrezikut të kolapsit të cilit i ekspozohet vazhdimisht. duke pasur parasysh se e gjithë pasuria është e shpërndarë në Kosovë në të kaluarën tonë që duhet t’a mbrojmë.

Duke qenë se vini nga Kosova dhe jeni pothuajse vazhdimisht në provincën jugore të Sërbisë, na tregoni përse, sipas jush, sërbët e vjetër zgjodhën territorin e Kosovës si vendin më të mirë për të jetuar dhe qëndruar?

Lëvizja e popujve dhe vendosja e tyre u shkaktua nga nevoja. Territori i K&M plotësonte nevojat e fushave, lumenjve, maleve dhe klimës. Ndërsa kishte lëvizje në Europë, ne banonim nëpër hapësirat boshe. Vlerat që e lidhën vërtetë popullsinë me territorin, ishin jeta e tyre, shtëpitë, kishat dhe manastiret që ndërtuan. Objektet e shenjta që ata ndërtuan përcaktuan identitetin e kombit të cilit i përkasin dhe nëpërmjet tyre nxjerrim arsyet e ekzistencës sonë. Historia sërbe është endur në Kosovë e Metohi, sundimtarët sërbë i kanë bërë kishat dhe manastiret një traditë nga e cila ne nuk po heqim dorë. Gati 170 vjet para zbulimit të Amerikës, pushtetarët sërbë lanë pas manastirin e Graçanicës dhe është e tepërt të flasim për objekte të tjera të shenjta të cilat janë ndërtuar shumë kohë më parë.

A kanë të rinjtë në sistemin arsimor të Sërbisë mundësinë që të njohin dhe të besojnë plotësisht në identitetin e tyre kulturor dhe shpirtëror kombëtar?

Ata kanë, por nuk mendoj se është e mjaftueshme nëse nuk mund të vizitojnë Kosovën e Metohinë, të ndjehen dhe të binden për gjithçka që mësojnë përmes sistemit tonë arsimor. Besoj se duhet bërë një përpjekje shtesë që brezat e rinj të edukohen më shumë për këtë çështje, pasi identiteti kombëtar sërb, është i padiskutueshëm dhe si i tillë, duhet të forcohet dhe pikërisht për këtë po punon Zyra për Kosovë e Metohi me ministritë e tjera të linjës në qeverinë e Sërbisë.