Bozhinoviq: Atribuimi i Rodes që Deçani është kosovar, nuk është gafë por politika zyrtare e Berlinit
Bozhinoviq: Atribuimi i Rodes që Deçani është kosovar, nuk është gafë por politika zyrtare e Berlinit
Atë çka së fundi ambasadori gjerman në Prishtinë Jorn Rode, e ka etiketuar manastirin e Deçanit si “kosovar”, për diplomatin Millovan Bozhinoviq pak është e besueshme se bëhet fjalë për gafë, por siç tha ai, paraformulimi i cili është mirëmenduar, është në kuadër të politikës që ndjek Gjermania gjatë viteve të fundit.
Bozhinoviq për Kosovo onlajn ka thënë se përveç të tjerave, detyra e ambasadorit është se as rastësisht të mos bëjë të tilla gabime, të mos shkaktojë me formulimet e tij konfuzion që pritet dhe që pastaj njërit prej konkurrentëve në një rast kontestues, siç është e gjithë historia kosovare, sigurisht që nuk do t'i pëlqejë.
"Kjo nuk është e rastësishme, jo vetëm sepse është e vështirë të mendohet gafë, por sepse është pjesë e një politike që është ndjekur vitet e fundit. I tillë formulim nuk është rastësor" thotë Bozhinoviq, i cili ka qenë ambasador i Sërbisë në Berlin.
Kjo tregon se, nga njëra anë, kemi një përpjekje të autoriteteve shqiptare në Kosovë për të ndërtuar një pjesë të historisë së tyre të Kosovës e cila më pas do t'i legjitimojë në aspiratën për të pasur shtetin e tyre.
“Nga ana tjetër kemi shtete perëndimore dhe këtu fatkeqësisht Gjermania e cila i mbështet tek kjo fuqishëm. Nuk mund të jeni bindës në përpjekjet për të qenë shtet i pavarur nëse nuk keni ndonjë të kaluar çka do të spegojë logjikisht të gjithë këtë. Atëherë deri tek e vërteta në përgjithësi nuk mbahet dhe të gjitha këto pretendime të cilat nuk janë të reja, por prej disa dekadash, shkojnë në drejtim se e vërteta është keqpërdorur tërësisht. Asgjë prej kësaj nuk mbështetet shkencërisht, ku pseudoshkencëtarët dhe publicistët shqiptarë nuk dëshirojnë më të konsultohen. Megjithatë kjo më pas has në përgjigje pozitive tek ata që insistojnë prej arsyeve të veta gjeostrategjike se Kosova të bëhet realisht shtet i plotë, i njohur nga të tjerët”, thotë bashkëbiseduesi ynë.
Ai shton se politika e jashtme gjermane në vitet e fundit qysh prej ardhjes në pushtet të qeverisë së re, "përjeton transformim të thellë dhe degradim".
"Ai nuk është më shtet serioz, evoluimin politik të të cilit po e ndjek prej dekadash, e cila dinte të zbulonte edhe në situata më kritike ndoshta edhe sesa këto të sotmet, se rreth temave të vështira që rëndonin Europën gjenin ndonjë formulim, zgjidhje e cila të çonte drejt kompromisit apo t’a linte të nënkuptohej, duke ngjallur tek njerëzit shpresën se ishte e mundur. Ajo që po thotë sot politika e jashtme gjermane, është një përafërsi, qasje manike ndaj gjërave-nuk ka gjë tjetër veçse të shkëlqyer, të cilat atëherë janë me ne, apo shumë të këqij, të cilat janë kundër nesh. Këtu nuk ka më finesë, në kërkimin e zgjidhjeve të mesme. Kjo do të thotë politikë militante që është edhe ekskluzivisht në shërbim të paktit të NATO” pohon Bozhinoviq.
Është paradoksale, shprehet ai, që këtë e bën partia që është e gjelbër, e orjentuar majtas dhe që duhet të jetë progresive.
“Politika e jashtme e Gjermanisë përjeton akoma më shumë një regres, kjo ka dhe pasojat e veta europiane, pasi dhe vetë politika europiane ka bërë pas. Qëndrimi i tyre ndaj luftës në Ukrainë është një ekskluzivitetit militant, ashtu siç duan që Rusia të kapitullojë, dhe këtë e tha shprehimisht shefja e diplomacisë Analena Berbok, se deri tek kjo kurrë nuk do të shkojë dhe Europa do të jetë në vështirësi të mëdha nëse diçka nuk ndryshon” thekson ai.
Bozhinoviq i’u referua edhe zhvendosjes së pllakës përkujtimore për ushtarët e rënë sërbë në varrezat ortodokse në Prishtinë, e cila u krye me iniciativën e ambasadorit francez Olivije Gero dhe Rode duke e vlerësuar atë si "dukuri trishtuese", diçka që askund nuk bëhet.
"T’a lëvizësh ku pala e këtushme që do të lëndohet dhe të mos konsultohet dhe të mos informojë se kjo do të bëhet, ky është një raport arrogant që thjesht është i pafalshëm. Ata që e bërën "ranë poshtë". Kjo kaq thjeshtë nuk shkon. Do të ndjekim se si gjithë këtë do t’a justifikojnë, se pretendohet se gjithçka do të kthehet siç ishte…Por mbetet ajo përshtypja e dhimbshme e një paragjykimi në një kontestim të vështirë siç është mosmarrëveshja mes sërbëve dhe shqiptarëve ku kaq vrazhdësisht bëhet tifozllik për njërën palë. Kjo nuk është politikë e jashtme serioze, e gjitha kjo duhet të bëhet ndryshe, sidomos kur ke nje konflikt në të cilën fuqitë e mëdha përfshihen në këtë mënyrë. Atëherë ata duhet me të vërtetë të shikojnë sesi këta partnerë grindavecë të sjellin ndonjë zgjidhje paqësore. Kështu sigurisht që jo. Kjo është një goditje 'poshtë brezit‘ beson Bozhinoviq.
0 komentet