Brnabiq iu drejtoi Rotit: Ju e përkrahni Kurtin pasi ai krijon geton e fundit në Evropë
Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, e porositi kryetarit të Komisionit për Politikë të Jashtme të Bundestagut gjerman, Mihael Rotit, se ai mbështet Albin Kurtin, i cili krijoi geton e fundit në Evropë “në të cilën njerëzit mund të pushkatohen, arrestohen, torturohen dhe iu mohua e drejta e votës, vetëm pse janë serbë”.
Kështu iu përgjigj Brnabiq ftesës së Rotit në Tviter se BE dhe SHBA e konsiderojnë strategjinë e tyre ndaj Ballkanit Perëndimor dhe Serbisë, duke kritikuar presidentin Aleksandar Vuçiç për "minimin e parimeve udhëheqëse të Bashkimit Evropian dhe inkurajimin e nacionalizmit dhe urrejtjes".
Brnabiq e përkufizoi këtë akuzë të Rotit si një shembull të të ashtuquajturës politikë të "akuzave në pasqyrë" (AiM).
“Sipas definicionit, AiM (Accusation in a mirror) është një teknikë e nxitjes së gjuhës së urrejtjes në të cilën dikush në mënyrë të rreme ua atribuon kundërshtarëve të tij qëllimet që ka ndaj vetes. Ju në thelb e akuzoni presidentin Aleksandër Vuçiq për nacionalizëm dhe urrejtje, edhe pse ai ishte kryeministri i parë i Serbisë që priti Kryeministrin e Shqipërisë në 68 vitet e fundit dhe publikisht bëri thirrje për "pajtim historik" midis serbëve dhe shqiptarëve. Është vetëm një nga shumë gjëra që ai ka bërë në 10 vitet e fundit”, shkroi ajo në Tviter.
Brnabiq me atë rast ka thënë se Roti i nënvlerëson veprimet e Serbisë, ndërsa në anën tjetër përkrah Kurtin i cili ka thënë se Marrëveshja e Brukselit nuk ekziston.
“Në të njëjtën kohë ju i bëni thirrje BE-së dhe SHBA-së që ta ndëshkojnë Serbinë (“riformoni strategjinë ndaj Serbisë”). Pse? Sepse ne zbatuam Marrëveshjen e Brukselit? Sepse kemi mbështetur bashkëpunimin rajonal (ne ndërtuam një autostradë për në Maqedoninë e Veriut, po ndërtojmë për në Tiranë dhe Sarajevë, ne dhuruam vaksina...)? Ju e thoni këtë duke përkrahur gjatë gjithë kohës Albin Kurtin, i cili në fakt krijoi geton e fundit në Evropë ku njerëzit mund të pushkatohen, arrestohen, torturohen dhe u mohohet e drejta e votës, vetëm pse janë serbë. Kurtin, i cili tha në Berlin se Marrëveshja e Brukselit nuk ekziston”, tha Brnabiq.
Ajo shtoi se veprime të tilla janë gjuhë urrejtjeje kundër Serbisë "për gjëra që mund t'ia atribuoni vetëm aleatëve tuaj".
“Besoj me gjithë zemër se ju nuk e kishit qëllim ta bëni këtë, por e keni bërë pikërisht këtë”, u përgjigj Ana Brnabiq.
0 komentet