Brnabiq me Edshtadller: Pa BKS, të cilën e presim prej 10 vitesh, dialogu e humb kuptimin

Ana Brnabić i Karolina Edštadler
Burim: Vlada Republike Srbije

Kryeministrja e Republikës së Serbisë, Ana Brnabiq, ka takuar sot Ministren Federale për Bashkimin Evropian dhe Kushtetutën e Republikës së Austrisë, Karollina Edshtadtler, me të cilën ka biseduar për domosdoshmërinë e zbatimit të Marrëveshjes së Brukselit dhe obligimin për formimin e Bashkësisë së Komunave Serbe.

Siç thuhet në njoftimin e Qeverisë së Serbisë, Bërnabiq ka theksuar se “formimi i Bashkësisë së Komunave Serbe është pritur për 10 vjet dhe pa këtë, vazhdimi i dialogut për normalizimin e marrëdhënieve e humb kuptimin”. Ajo theksoi edhe një herë përkushtimin e Beogradit për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit.

Brnabiq ka diskutuar me Edshtadller edhe për integrimin evropian të Serbisë, bashkëpunimin dypalësh dhe ekonomik.

Kryeministrja theksoi se Serbia e vlerëson përkushtimin e Austrisë në procesin e integrimit evropian të Serbisë, dhe se shpreson në vazhdimin e mbështetjes së vazhdueshme për vendin tonë në atë rrugë.

“Serbia është e vendosur të vazhdojë procesin e reformave, veçanërisht kur bëhet fjalë për sundimin e ligjit”, theksoi kryeministrja.

Ajo shtoi se Austria është investitori i tretë më i madh i huaj në Serbi dhe partneri i pestë i tregtisë së jashtme në shkëmbimin e shërbimeve.

Bashkëbiseduesit ranë dakord se është në interes të dyanshëm që të vazhdojë përmirësimi dhe thellimi i bashkëpunimit në të gjitha fushat.