Burjani: Japonia ka bashkëpunim të mirë si me Kosovën dhe me Sërbinë, është neutrale në proçesin e dialogut
Profesori i të drejtës dhe analisti politik Blerim Burjani thekson për Kosovo onlajn se Japonia ka bashkëpunim të mirë si me Kosovën edhe me Sërbinë por është dhe neutrale në proçesin e dialogut që po zhvillohet nën ndërmjetësimin e BE.
“Japonia është shtet që ka marrëdhënie dhe bashkëpunim të mirë si me Kosovën, aashtu dhe me Sërbinë, është neutrale për çështjen e dialogut mes dy shteteve, por që mbështetet nga SHBA dhe BE. Përsa i përket Kosovës, bashkëpunimi është i shkëlqyer. Pra ai vend është i afërt me Kosovën, pranoi pavarësinë por gjithashtu dëshiron marrëdhënie të mira me Sërbinë” ka thënë Burjani.
Ky i fundit thekson se Japonia mbështet anëtarësimin e Kosovës në organizmat ndërkombëtare por dhe njëkohësisht dëshiron që të qëndrojë neutrale kur është fjala për dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës.
“Japonia është shtet që mbështet anëtarësinë e Kosovës në organizmat ndërkombëtare, ndihmon ekonominë e Kosovës, kulturë e arsim. Ai vend nuk është angazhuar shumë për çështjen e klimës që egziston mes Kosovës e Sërbisë. Nëse e analizojmë, Japonia i’a ka lënë SHBA dhe Unionit Europian çështjen e dialogut” theksoi Burjani.
0 komentet