Glishiq: Japonia e kupton pozitën e Sërbisë në raport me Kosovën
Ish ambasadori i Sërbisë në Japoni Nenad Glishiq vlerëson se ky vend e kupton pozitën e Beogradit në raport me Kosovën dhe se bashkëpunimi dypalësh në 10 vitet e fundit shkon në ngjitje dhe ndaj Tokio zyrtare e konsideron Sërbinë si shtetin më të rëndësishëm në Ballkanin Perëndimor.
“Marrëdheniet dypalëshe të Sërbisë dhe Japonisë janë vazhdimisht në ngjitje dhe përparimi tashmë është i dukshëm në më shumë se 10 vite. Veçanërisht pas vizitës së ish kryeministrit të Japonisë Shinzo Abea në vitin 2018. U shkua deri në rritjen e investimeve, deri në forcimin dhe pajtueshmërinë në dialogun politik, bashkëpunimin dhe në planin shumëpalësh dhe në fusha të tjera. Vetëm le të ruhet ky nivel bashkëpunimi siç është dhe do të shkojë në drejtimin e duhur dhe marrëdhëniet do të ngjiten” ka thënë Glishiq për Kosovo onlajn.
Ministri i punëve të jashtme të Sërbisë Marko Gjuriq vizitoi Japoninë në dy ditë, ndërsa ish ambasadori në Tokio sqaron se për Sërbinë kjo vizitë është e rëndësishme dhe për atë që presidentja kosovare Vjosa Osmani në mes të qershorit, vizitoi këtë vend.
“Vizita erdhi në kohën e duhur sepse, më herët ishte për vizitë (Vjosa) Osmani dhe tani është e rëndësishme të kërkojmë përsëri mbështetje për qëndrimet tona në lidhje me Kosovën", tha Gllishiq.
Ky i fundit kujton se kjo është vizita e parë e tillë qysh prej vitit 2009 dhe ndërkohë në vitin 2018, kryeministri i atëhershëm Shinzo Abe, si dhe dy ministra të jashtëm, vizituan Sërbinë.
Duke komentuar marrëdhëniet që Tokio zyrtare ka me Prishtinën, Glishiq thekson se njohja e Kosovës ishte në përputhje me politikën e jashtme të aleatëve kryesorë të Japonisë.
"Japonia monitoron dhe koordinon ato qëndrime dhe vendime kryesore të politikës së jashtme me aleatët kryesorë brenda G7 e mbi të gjitha, me SHBA, kështu që njohja u pasua 'automatikisht'. Ashtu sikurse u sollën partnerët kryesorë ndaj pavarësisë së Kosovës, ashtu bëri edhe Japonia", thotë Gllishiq.
Ndërkaq, thekson, Japonia për çështjen e Kosovës, tregon se nuk do të ndërmarrë "veprime dhe lëvizje të njëanshme".
Kjo nënkupton dhe mbështetjen e Tokios për anëtarësimin e Prishtinës në institucionet ndërkombëtare.
Glishiq kujton se ky vend ka treguar neutralitet dhe se në dy raste nuk votoi për anëtarësimin e Kosovës në Interpol dhe një herë në UNESKO.
“Ne kemi hapësirë dhe kemi punuar shumë në dhjetë vitet e fundit në tentativat e anëtarësimit të Kosovës tek institucionet ndërkombëtare, ndërsa Japonia ka qëndrim themelor se dëshiron të ndërtojë marrëdhënie si me Kosovën ashtu dhe me Sërbinë. Ngaqë njohja kishte pasuar, Sërbia ishte tashmë në pozicion të pakëndshëm, por ne na u dha hapësirë që në një farë mënyre të arrinim të fitonim mirëkuptim për pozicionet tona përmes veprimit dhe bashkëpunimit tonë me diplomacinë japoneze. Ndaj u pasua me qëndrimin neutral të Japonisë kur ishte çështja e anëtarësimit të Kosovës në UNESKO dhe dy herë në Interpol. Këtu Japonia bëri ekuilibrin", spegon Glishiq.
Ky i fundit bën të ditur se Japonia gjithmonë thekson se Sërbia është shteti më i rëndësishëm në Ballkanin Perëndimor.
"Kjo manifestohet përmes iniciativave të ndryshme, bashkëpunimit, investimeve ekonomike edhe në fusha të tjera. Na dha ndihmesë të madhe prej vitit 2000, kështu që Sërbia në këtë fushë të bëjë dallimin. Jo vetëm nga Kosova, por edhe nga shumë vende të tjera të Ballkanit Perëndimor me të cilat bashkëpunon Japonia", preçizon ish ambasadori i Sërbisë në Japoni.
0 komentet