Millenkoviq: Ashtu sikurse ndoqi të tjerët tek njohja, Japonia kështu do të ndjekë dhe çnjohjen e Kosovës

Dragan Milenković
Burim: Kosovo Online

Përkthyesi dhe korrenspodenti shumëvjeçar nga Japonia Dragan Millenkoviq ka thënë se për Sërbinë e rëndësishme është që Tokio të jetë e pranishme në të gjitha faktet e lidhura për Kosovën, ndërsa përmes bashkëpunimit të madh ekonomik dhe lidhjeve, mund të shkohet deri në ndryshimin e qëndrimit rreth njohjes.

Duke komentuar vizitën e ministrit të punëve të jashtme të Sërbisë Marko Gjuriq në Japoni, Millenkoviq thotë se marrëdhëniet e dy vendeve janë në “ngjitje” dhe se për këtë flasin dhe investimet e shumta në Sërbi.

Ai shpreh bindjen se me bashkëpunim dhe lidhje të mëdha ekonomike, mund të shkohet jo vetëm deri në thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të dy vendeve, por dhe ndryshimeve eventuale të qëndrimit të Japonisë rreth njohjes së Kosovës.

“Në Osaka momentalisht zhvillohet Ekspo në të cilën pavioni ynë është vizituar ndjeshëm dhe jemi prezantuar mjaft mirë. Japonia ka konfirmuar se do të vijë në Ekspo (2027) tek ne. Këto janë ato rrugët e bashkëpunimit dhe këto janë ato hapat e rinj pas të cilave gjithçka do të vijë në të vetën, pasi Japonia sikurse ka ndjekur të tjerët tek njohjet, kështu do të ndjekë dhe tek çnjohjet” ka thënë Millenkoviq për Kosovo onlajn.

Ai shtoi se është e rëndësishme që të kujtohet se dhe Japonia ka probleme të pazgjidhura territoriale dhe këto me Rusinë që zgjasin prej përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.

Fjala është për grupishujt mes Hokaidas japoneze dhe Kamçatkës ruse e cila është e njohur dhe si “Territoret veriore”.

"Nuk ka vend të cilit nuk do t'i thoja të ndërrojë opinionin e vet, sepse ne jemi të sigurt se kjo është jona dhe kurrë nuk do të mbetet kurrë jashtë nesh. Dhe ata kanë disa shembuj të tyre. Duhet t’u thuash dhe këtë që ata kanë ishujt e veriut që dikush i quan Ishujt Kurile dhe dikush 'Territoret Veriore'. Atyre u’a morën si ne njësoj dhe nuk u’a kthejnë. Ende nuk është nënshkruar paqja me Bashkimin Sovjetik, apo më vonë me Rusinë, pra qysh prej Luftës së Dytë Botërore. Pra, gjithmonë ka diçka që të krahasohet", beson Millenkoviq.

Presidentja kosovare Vjosa Osmani, e cila ishte në Japoni në mes të qershorit, theksoi se marrëdhëniet mes dy vendeve "janë ndërtuar mbi vlera të përbashkëta".

Millenkoviq beson se deklarata të tilla duhet të hidhen poshtë me fakte.

"Kosova nuk duhet të krahasohet në mënyrën e tyre, por me të kundërtën. Ajo (Vjosa Osmani) tha se Kosova dhe Japonia ndajnë të njëjtat vlera. A janë këto të njëjtat vlera të ruajtjes së monumenteve që UNESKO i vendosi nën mbrojtjen e vet? Dimë që Virgjëresha e Levishkës, një nga kishat më të bukura në mbarë Kosovën e Metohinë, u dogj pikërisht nga të njëjtët njerëz që ata i njohën", thotë Millenkoviq.

Duke thënë se Japonia njohu Kosovën "nën presionin e vendeve perëndimore me të cilat ka marrëdhënie të mira", Millenkoviq kujton se së fundi mund të ketë sërish ushtri dhe është bërë vëzhgues i NATO.

Ai thekson se marrëdhëniet me Japoninë, Beogradi mund t’i "barazojë" me Prishtinën me "praktikë e jo me sllogane".

"Mund të barazojmë ende me bashkëpunim edhe më të mirë, bashkëpunim ekonomik dhe kushte shumë më të mira që ne ofrojmë. Ne kemi praktikë, ndërsa ata kanë vetëm sllogane. Domethënë, me praktikë, mund t'i mposhtim dhe të përmirësojmë më tej atë bashkëpunim", shpreh bindjen Millenkoviq.