Çelliq: Bastisja në QKS “testim për reagim” i bashkësisë ndërkombëtare, qëllimi është shuarja e shëndetësisë dhe arsimit
Docenti në Fakultetin Juridik të Universitetit të Mitrovicës së Veriut Dushko Çelliq duke komentuar bastisjen e sotme të Policisë Kosovare në QKS dhe Shtëpinë e Shëndetit në Mitrovicën e Veriut, vlerësoi se fjala është për “testim për reagim të bashkësisë ndërkombëtare” për shuarjen e ardhshme të shëndetësisë dhe arsimit në sistemin sërb dhe Prishtina nuk e ka mendjen për zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit në të cilën këto institucione janë pjesë e BKS së ardhshme.
“Duket që ajo çka Kurti njoftoi dje në deklaratën e tij drejtuar sërbëve, sot po dëshmojmë operacionalizimin e atyre dëshirave dhe qëllimeve të Prishtines që në rrugë të dhunshme të ‘integrojnë’ shëndetësinë dhe arsimin sërb. Në fakt, ky integrim i dhunshëm është eufemizëm për shuarjen e këtyre institucioneve sepse ato nuk do të kishin asnjë perspektivë brenda të ashtuquajturit sistem kosovar”, tha Çelliq për Kosovo Onlajn.
Duke komentuar mesazhin e djeshëm drejtuar sërbëve, nga kryeministri në mandatin teknik Albin Kurti ku tha “dualizmi i paqëndrueshëm” i shëndetësisë dhe arsimit, Çelliq thotë se “integrimi është emër i bukur për shuarjen graduale të shëndetësisë dhe arsimit sërb në Kosovë”.
"Supozoj se përfshirja e shëndetësisë dhe arsimit do t'i nënshtrohej standardeve të të ashtuquajturës Kosovë. Kjo do të thotë, para së gjithash, shkarkimin e një numri të madh punonjësish si në kujdesin shëndetësor ashtu edhe në sistemin arsimor. Pastaj kjo do të nënkuptonte të drejtën diskrete të Prishtinës t’u japë leje për punë dhe liçenca mjekëve, profesorëve, mësuesve. Dhe në kuadër të kësaj 'të drejte diskrete', sërish do të përjashtonin një numër të madh mjekësh dhe stafi mësimdhënës", tha Çelliq.
Në rastin e Universitetit, ky jurist thotë se do t'i nënshtrohej dhënies së akreditimit të programeve studentore nga ana e Prishtinës.
"Prishtina do të diktonte se çfarë do të studionin studentët në K&M. Pastaj ajo do të përcaktonte kuotat e regjistrimit, kështu që me gjasa do të vlerësonte që ky numër i tillë studentësh nga të cilët janë rreth 8,000, nuk është i nevojshëm në të ashtuquajturën Kosovë për mësimdhënie në gjuhën sërbe. E gjithë kjo praktikisht do të nënkuptonte mbylljen e dy shtyllave të fundit që funksionojnë në kornizën e Republikës së Sërbisë, e këto janë shëndetësia dhe arsimi", pohon Çelliq.
I pyetur se përse kjo çështje po ngrihet kur sipas Marrëveshjes së Brukselit, është apotrofuar se do të jetë pjesë e Bashkësisë së Komunave Sërbe, Çelliq beson se madje dhe bashkësi e tillë me kompetenca relativisht të vogla nuk i duhet Prishtinës.
"Nuk i duhet sepse ata në çdo institucion kolektiv sërb në K&M, shikojnë embrionin e një lloj autonomie. Për këtë po përpiqen t'i japin kuptim përmbajtjes së pakët që u negociua tek BKS. Me gjasa në një moment Prishtina do të thotë, kur t'i mbyllë këto institucione, 'urdhëroni BKS'. Por ajo nuk do të ketë asnjë kompetence, do të jetë guaskë pa përmbajtje", beson Çelliq.
Ky i fundit shton se bastisja e QKS Mitrovica e Kosovës, por dhe lëvizjet e tjera të njëanshme nga Prishtina, janë pjesë e "lëvizjeve populiste" me të cilat Kurti dëshiron të "fitojë disa pikë më shumë në elektoratin e tij ekstremist" gjatë fushatës për zgjedhjet vendore.
Bastisjen e sotme të Policisë Kosovare tek QKS dhe në Shtëpinë e Shëndetit në Mitrovicën e Veriut, e shikon si "testim të terrenit".
"Me testimin e reagimit të bashkësisë ndërkombëtare, para së gjithash, për të parë nëse do të reagojnë më dukshëm përveç shqetësimeve verbale, siç ka ndodhur deri më tani. Dhe besoj, nëse e vlerësojnë, se nuk është e pamundur të pritet që ata të bëjnë diçka më radikale, në kuptimin e shkatërrimit të sistemit sërb të shëndetësisë dhe arsimit para zgjedhjeve. Por është realiste të pritet, ndërsa Kurti e njoftoi këtë në deklaratën e tij, se në të do të punojë qeveria e re kosovare", beson Çelliq.
Ky i fundit shton se situata e re shkaktoi shqetësim në Universitetin e Mitrovicës së Veriut.
"Presim reagim nga shteti ynë dhe bashkësia ndërkombëtare. Reagim preventiv në mënyrë që të ruhen këto dy shtylla të vetme të mbetura mbi të cilat mbështetet bashkësia sërbe. Përfshirë shtyllën shpirtërore, që është KOS", përfundon Çelliq.
0 komentet