Llonçar: Bastisja në QKS Mitrovica e Kosovës tentativë për të shkaktuar katastrofë humanitare
Ministri i Shëndetësisë Zllatibor Llonçar thotë se bastisja e mbrëmshme e Policisë Kosovare me urdhërin e kryeministrit në mandatin teknik Albin Kurti në Qendrën Klinike Spitalore dhe Shtëpinë e Shëndetit në Mitrovicën e Veriut, është tentativë për shkaktimin e katastrofës humanitare dhe paraqet linjën e kuqe në të cilën Prishtina dëshiron që t’a kalojë.
Llonçar thekson se armët tytëgjata nuk kanë se çfarë të kërkojnë në institucionet shëndetësore sërbe ku kurohen pacientë të të gjitha kombësive pa asnjë lloj diskriminimi etnik.
“Që të jem tërësisht i qartë. Sistemi shëndetësor në Kosovë e Metohi, funksionon në sistemin e Republikës së Sërbisë dhe në përputhje me marrëveshjet e nënshkruara që janë në fuqi qysh në vitin 2013 dhe 2015 në Bruksel garant i të cilave është Unioni Europian, kështu që nuk egziston asnjë lloj baze e vetme për qëllimet e pista të Kurtit për të marrë peng institucionet tona shëndetësore. Dëshiroj që t’u them mjekëve tanë, stafit mjekësor dhe atij jo mjekësor që nuk do të lejojmë që t’u cënohet vendi i tyre i punës apo dhe egzistenca” ka thënë Llonçar.
Ky i fundit bën të ditur se për veprimet e dhunshme të Kurtit dhe përpjekjeve për të marrë kontrollin dhe për të tronditur sistemin shëndetësor sërb në Kosovë me armët tytëgjata, ka informuar komisionerin europian të shëndetësisë, Oliver Varheli, dhe drejtorin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Europën, Hans Kluge.
"Institucionet tona shëndetësore në K&M, funksionojnë pa probleme në raport me kushtet e vështira egzistuese në terren dhe ofrojnë shërbime mjekësore për të gjithë, si për sërbët ashtu edhe për shqiptarët", shtoi Lonçar.
0 komentet