Çelliq: Prishtina nuk do zgjedhje të reja, synimi që të mbajë sa më gjatë pushtetin në veri
Vendimi i kryetarit të Kuvendit Komunal të Mitrovicës së Veriut për të refuzuar kërkesën e grupit të qytetarëve për nënshkrimin e peticionit për të shkarkuar kryekomunarin Erden Atiq, për Dushko Çelliqin profesorin e Universitetit të Prishtinës me seli të përkohshme në Mitrovicën e Kosovës, ishte i pritshëm, pasi siç thotë synimi i Prishtinës është që të mbajë sa më gjatë pushtetin në veri dhe përmes të zgjedhurve ilegjitimë të pushtetit vendor, të ushtrojë presion të vazhdueshëm ndaj sërbëve.
Çelliq për Kosovo onlajn kujton se Prishtina organizoi zgjedhjet në prill duke ditur se sërbët nuk do të merrnin pjesë në to pasi nuk ishin përmbushur kërkesat politike që kishin paraqitur dhe që eventualisht do të merrnin pjesë veçse popullsia shqiptare pesha e të cilëve në popullsinë e përgjithshme është në nivelin e gabimit statistikor, vetëm disa për qind.
“Skenari i Prishtinës ka qenë që ato zgjedhje të organizohen që të mos e marrin pushtetin vendor në veri për një muaj, dy, tre apo një vit, por me plan afatgjatë për të qenë në vetëqeverisjet vendore për një periudhë më të gjatë, mundësisht gjithë mandatin, me qëllim destabilizimin e mëtejshëm të popullin sërb në veri të K&M. Në mbështetje të kësaj flet fakti se ato pushtete vendore bëjnë gjithçka jo për t'i shërbyer qytetarëve në veri, por thjesht për t’ua bërë jetën ferr sërbëve. Kujtojmë se mbyllën kantieret dhe kujtoj si punonjës universitar se e ndërprenë punën në objektin e ri të Universitetit të Mitrovicës, e turpshme kjo që kanë bërë me varrezat e vjetra të Mitrovicës. Me të vërtetë e turpshme që në shekullin XXI varrezat po hapen që në fund vetëm të lajnë duart nga e gjitha kjo, të shohim se cili do të jetë epilogu në gjykatë. Janë një sërë gjërash të cilat këto pushtete vendore ndermorën për të vazhduar destabilizimin e mëtejshëm të sërbëve” thotë Çeliq.
Ky i fundit pret thellim të mëtejshëm të krizës politike në veri, por jo stabilizim.
“Fatkeqësisht, nuk pres zgjedhje të reja të afërta në veri, vetëm nëse faktori i jashtëm nuk bën diçka konstruktive, pra nuk ushtron presion ndaj Prishtinës”, thotë profesori.
Për rastin e mesazhit të ambasadorit amerikan në Prishtinë, Xhefri Hovenier se SHBA pret nga Qeveria e Kosovës dhe zyrtarët e të gjitha niveleve të zbatojnë Udhëzimin Administrativ për organizimin e peticionit për shkarkimin e kryekomunarit që kanë sjellë dhe t'u mundësohet të gjithë qytetarëve të demonstrojnë të drejtat e tyre demokratike, Çelliq thekson se dokumenti i përmendur ishte në funksion të refuzimit të sërbëve për të bërë diçka efektive.
"Mënyra më e mirë për të shkuar tek zgjedhjet e reja në veri, nëse ka vullnet politik, është që këta kryekomunarë të Prishtinës të dorëhiqen. Ata thanë se këtë nuk do t’a bënin, natyrisht, këto vendime nuk i morën në mënyrë të pavarur. Dhe pastaj nisi saga disamujore e shkrimit të atij të ashtuquajturi udhëzim administrativ. Thelbi ishte që të vështirësohej për qytetarët e kombësisë sërbe parashtrimi i çfarëdolloj iniciative. Kur sërbët më në fund u organizuan dhe vepruan sipas atij udhëzimi, tashmë çfarë do t’u thonë fëmijëve “puj, pike, nuk vlen” as ky udhëzimi administrativ” thotë Çelliq.
Ky i fundit thekson se është e dukshme se ato lojëra burokratike nga Prishtina i shërbejnë shtyrjes së mëtejshme të zgjedhjeve të jashtëzakonshme lokale në veri.
“Prishtina në këtë moment, duke marrë parasysh llojin e politikës që po ndërmerr, politikën diskriminuese ndaj sërbëve, presionin e hapur, presionin institucional në veri, thjesht nuk i përshtatet Prishtinës që në këtë kohë të ketë zgjedhje lokale në veri. Dhe se sërbët në veri, të paktën kur flasin për vetëqeverisje vendore, të marrin fatin në duart te tyre” përmbylli Çelliq.
0 komentet