Çfarë do të thotë përfshirja e Sërbisë me anëtarët e NATO në stërvitjen “Ujku i platinit 23“?

Platinasti vuk
Burim: Ministarstvo odbrane Srbije

Rasti që marrëdhëniet mes Sërbisë dhe SHBA rriten në një nivel akoma më të lartë. Kështu vlerësojnë bashkëbiseduesit e Kosovo onlajn, bashkëpunimin mes Beogradit dhe Uashingtonit në stërvitjen luftarake “Ujku i Platinit 2023" në të cilën përvec efektivëve të forcave të armatosura sërbe dhe amerikane, marrin pjesë edhe ushtarë nga Bosnjë-Hercegovina, Britania e Madhe, Greqia, Italia, Hungaria, Rumania dhe Maqedonia e Veriut.

Analisti ushtarak Vllade Radulloviq për portalin tonë thotë se për efektivët e forcave tona të armatosura por edhe për Republikën e Sërbisë si shtet, është shumë i rëndësishëm që tashmë të vijojnë organizimet e stërvitjeve ndërkombëtare taktike tradicionale “Ujku i Platinit" në bazën "Jug" e cila së bashku me Komandën Europiane të Forcave të Armatosura të SHBA po realizojmë qysh prej vitit 2014.

"Dhe kjo jo vetëm për shkak të vazhdimit të bashkëpunimit ndërkombëtar me partnerët, por edhe për shkak të ngritjes dhe përmirësimit të mëtejshëm të nivelit të ndërveprimit me ushtritë e tjera. Gjithashtu, realizimi i skenarëve të detyrave të caktuara dhe praktikimi i tekniko-taktike dhe procedurave në terren, kontribuon direkt në ruajtjen e nivelit të arritur më parë të veprimit, bashkëpunimit dhe koordinimit të përbashkët gjatë zbatimit të misioneve, operacioneve dhe detyrave të caktuara në një mjedis shumëkombësh. Meqenëse djemtë dhe vajzat tona si pjesëtarë të Forcave të Armatosura të Republikës së Sërbisë kanë qenë të angazhuar në misione të ndryshme nën flamurin e KB dhe BE për gati një dekadë, këto lloj aktivitetesh do të kontribuojnë direkt në trajnimin e tyre të mëtejshëm individual. Përndryshe stërvitja “Ujku i Platinit” i përket të ashtuquajturës “Seria e Platinit”, ku nënkupton edhe stërvitjen “Shqiponja e Platinit” të organizuara nga Rumania, si dhe “Luani i Platinit” të organizuar nga Bullgaria, ndaj do të thoja. se ka edhe një “prizëm rajonal” të veçantë”, kur bëhet fjalë për bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes dhe pjesëmarrjen në evente të tilla” thotë Radulloviq.

Predrag Rajiq, këshilltar special i ministrit të mbrojtjes Millosh Vuçeviq, për Kosovo onlajn sqaron se stërvitja "Ujki i Platinit" është organizuar edhe disa vite më parë.

"Kjo ka për qëllim forcimin e kapaciteteve mbrojtëse sërbe, marrjen e njohurive dhe aftësive të reja të ushtarëve tanë dhe përmirësimin e cilësisë së veprimit të kuadrove sërbë. Në të gjitha këto fusha, Ushtria e Sërbisë po shënon rezultate të shkëlqyera falë punës së komandantit të Përgjithshëm Aleksandar Vuçiq dhe ministrit të Mbrojtjes Millosh Vuçeviq. Stërvitja është padyshim dhe një segment i angazhimit strategjik të vendit tonë, për të ngritur në një nivel edhe më të lartë marrëdhëniet politike mes Sërbisë dhe SHBA si superfuqi botërore, pa rrezikuar neutralitetin ushtarak të Sërbisë” ka thënë Rajiq.

Stërvitja ndërkombëtare taktike "Ujku i Platinit 23", në të cilin marin pjesë efektivë të Ushtrisë së Sërbisë dhe forca të armatosura të disa vendeve anëtare të NATO, u çel në Bujanovc të enjten e 15 qershorit.

Siç bën të ditur Ministria e Mbrojtjes së Sërbisë, stërvitja do të zgjasë deri më 27 qershor në poligonin "Borovac" dhe në bazën "Jug", nën organizimin e Ushtrisë së Sërbisë dhe Komandës Europiane të Forcave të Armatosura të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në dy javët e ardhshme, oficerët, nënoficerët dhe ushtarët gati 600 të tillë, do të ndërmarrin trajnime taktiko-teknike dhe procedura të cilat zbatohen kur angazhohen në operacione paqeruajtëse.