Çoviq: Askush nuk merr vendim për Kosovën pa qytetarët, do të thotë referendum

Nebojša Čović.jpg
Burim: Print Screen

Ish-shefi i Qendrës Koordinuese për Kosovë e Metohi, Nebojsha Çoviq, ka theksuar se takimi i “pesëshes” perëndimore me presidentin e Serbisë, Alleksandar Vuçiq, paraqet presionin e vazdhueshëm të të dërguarve ndërkombëtarë ndaj Serbisë.

Çoviq thekson për RTS se negociatorët ndërkombëtarë po luajnë me kartën e konfidencialitetit kur bëhet fjalë për atë që po negociohet dhe po kërkohet konkretisht, ndërsa Vuçiq shkon sipas rendit, Qeveria, pastaj Kuvendi.

Duke komentuar reagimin e opozitës, nga kërkesa për seancë urgjente të Kuvendit e deri te propozimi për pranimin urgjent të propozimit franko-gjerman për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, Çoviq thotë se në vend të akuzave të ndërsjella, duhet të ketë unitet elementar për Kosovë.

“Kosova s’është temë për t’u ekzagjëruar, sepse dëmton interesat kombëtare, për çdo rast askush nuk mund të marrë vendim pa qytetarët dhe kjo do të thotë referendum dhe fakti që negociatorët ndërkombëtarë janë në nxitim është problem i tyre”, ka theksuar Çoviq.
Këtu kemi lojën e policëve të mirë dhe të këqij, shpjegon Çoviq dhe shton se SHBA-të aktualisht janë polici i mirë, ndërsa nga ana tjetër keni qëndrimin e ashpër të Gjermanisë.

“Po e kërcënojnë Serbinë, por nuk mund ta zbatojnë atë për të cilën janë garantues. Atyre u intereson vetëm forma, dhe nuk u intereson fare sa do të na kërcënojë neve si komb dhe çfarë pasojash do të ketë. Ju duhet të zbatoni diçka për të cilën është rënë dakord qysh në vitin 2013 dhe kjo nuk po bëhet, dhe në anën tjetër po i bëni presion Serbisë që të njohë njëfarë pavarësie të Kosovës”, thotë Çoviq.

Sa i përket propozimit gjermano-francez, Çoviq thotë se ai bie ndesh me Kushtetutën e Serbisë dhe Rezolutën 1244.

“Ata mendojnë se në këtë mënyrë do ta fshijnë aktin brutal të vitit 1999, kur na bombarduan brutalisht dhe na vodhën një pjesë të territorit”, tha Çoviq.

Kur është fjala për pasojat e mundshme nëse Serbia nuk i pranon kërkesat, Çoviq thotë se nuk është euroskeptik, por jo me çdo kusht.

"Jo që dikush të na marrë një pjesë të territorit. Ne jemi pjesë e Evropës dhe aq sa ajo ka nevojë për ne, edhe ne kemi nevojë për të. Sistemi i zgjerimit është në një shkop të gjatë, pothuajse nuk ekziston, dhe as atje nuk lulëzojnë trëndafila”, tha Çoviq.

Siç tha ai, ne kemi hyrë në një proces afatgjatë ndryshimesh në nivel global.

“Bota po ndryshon, prandaj ne duhet të ruajmë sovranitetin dhe integritetin tonë”, shtoi Çoviq.