Vuçiq: Nevojitet unitet për të mbrojtur Sërbinë
Presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq deklaron se Sërbia do të ndeshet me dhimbje dhe probleme në të ardhmen dhe për këtë, nevojitet unitet.
Në një video-shfaqje në Instagramu, Vuçiq ka thënë se për Sërbinë dita e djeshme ka qenë një ndër më të rëndat.
"Do të ndeshemi me dhimbje dhe probleme në të ardhmen dhe për këtë na nevojitet unitet. Nga ata të cilët e prisja si pasojë e përgjegjësisë që duhet të tregonin, janë përfaqësuesit politikë, por këtë gjë nuk e morëm. Përfituam unitetin e tyre pavarësisht se ata vetëm pak ditë më parë thoshnin të kundërtën, për një temë për të cilën askush nuk duhet të jetë kundër. Fatkeqësisht, këtë herë ata zgjodhën të dilnin kundër Sërbisë. Rreth tyre dhe gjithë përfaqësuesve ndërkombëtarë dhe mbi të gjitha me ju të nderuar qytetarë të Sërbisë, do të flas mbasditen e të hënës për gjithçka, për të gjitha temat, për të gjitha problemet me të cilat po përballemi dhe për zgjedhjet që na presin. Sërbinë do ta ruajmë dhe mbrojmë. Rroftë Sërbia“ ka thënë Vuçiq.
0 komentet