Daçiq: Berbok më pyeti se si e mashtruam Thaçin për të nënshkruar Marrëveshjen e Brukselit

Beograd_231128_intervju_Ivica Dačić 05
Burim: Kosovo Online

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se prioritetet e Serbisë në vitin e ardhshëm janë Kosova, gjegjësisht ruajtja e integritetit territorial, pastaj çështja e integrimeve evropiane dhe zhvillimi i përgjithshëm i shoqërisë, ekonomik, social e çdo gjë tjetër, transmeton Politika.

Kur është fjala për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, Daçiq ka treguar për Tanjug një detaj nga biseda me ministren e Jashtme gjermane, Anallena Berbok.

 “Ajo më pyeti se si e kemi mashtruar Thaçin për nënshkrimin e Marrëveshjes së Brukselit, sepse siç tha ajo, asnjë kryeministër shqiptar nuk do ta zbatojë atë marrëveshje”, tha ai.

Ai shtoi se pritet që për shkak të zgjedhjeve evropiane të marsit, puna e Komisionit Evropian praktikisht të ndalet, dhe se dialogu ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës do të vazhdojë deri atëherë.