Daçiq: Kurti do të përpiqet të arrijë një përshkallëzim të ri
Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiq, në TV Prva ka thënë se kryeministri i Kosovës Abin Kurti do të tentojë sërish të shkaktojë incidente dhe përshkallëzim, por që pavarësisht se vazhdimisht akuzon Beogradin për obstruksion, duhet të jetë e qartë për të gjithë se është Serbia ajo që është faktor konstruktiv.
"Ai me siguri do të përpiqet të shkaktojë disa incidente të reja, të përshkallëzohet dhe pastaj të qetësohet përsëri. Qëllimi i tij është që të sillemi rrotull dhe të akuzojë vazhdimisht Beogradin për obstruksion. Mendoj se duhet të jetë e qartë për të gjithë se Serbia është faktor konstruktiv", tha Daçiq.
Ai shtoi se me refuzimin e zbatimit të asaj që është nënshkruar dhjetë vjet më parë, vihet në pikëpyetje kredibiliteti i BE-së si institucion që duhet të ndërmjetësojë në dialog.
"Nëse keni një udhëheqje të tillë që nuk dëshiron ta zbatojë atë që është nënshkruar dhjetë vjet më parë, dhe nëse bashkësia ndërkombëtare hesht për këtë, atëherë realisht nuk jemi të gatshëm për atë lloj shantazhi", ka theksuar Daçiq.
Ministri i Punëve të Jashtme ka komentuar edhe akuzat nga Prishtina ndaj Petar Petkoviqit, të cilin e kanë lidhur me Mbrojtjen Civile, të cilën Prishtina e konsideron organizatë terroriste.
"Ata nisen nga fakti se Kosova është shtet i pavarur. Mund të thonë se Radoiçiqi apo kushdo tjetër është terrorist, por e dini çfarë, udhëheqja e Prishtinës nuk ka ardhur nga Akademia e Shkencave apo nga Tibeti, por ka ardhur nga pyll, nga uniforma. Ata janë ish terroristë që edhe Amerika i caktoi si grup terrorist të UÇK-së. Dhe pastaj çfarë ndodhi? Pastaj Holbrook dhe të tjerët u ulën me ta dhe biseduan me ta. Pra, pse nuk u ulën tani me Radoicicin? Por tani janë terroristë, kur serbët në fjalë, atëherë janë terroristë, ato janë standarde të dyfishta, çfarë mbrojtjeje Civile", tha Daçiq.
Ai është i bindur se Prishtina nuk do të qetësohet derisa Kosova të hyjë në OKB dhe të marrë njohjen de facto ose de jure.
"Ne shkuam në marrëveshjen e Brukselit me qëllim që përmes AKS t'i kthejmë institucionet e Serbisë në institucione të popullit serb në KdheM. Ata nuk e kanë bërë këtë dhe po mundohen ta legalizojnë të gjitha përmes deklaratave të Kurtit. Por nuk do të qetësohen asgjë nuk i kënaq ata, nuk do të kenë asgjë për t'i qetësuar derisa të bëhen pjesë e OKB-së, prandaj duhet të shohim se cili është thelbi, thelbi është njohja defacto ose de jure dhe anëtarësimi i Kosovës në OKB dhe Agjencitë e tjera të specializuara brenda sistemit të OKB-së. Dhe jam i sigurt, se nuk do të vijë deri te kjo", përfundoi Daçiq.
komentet