Daçiq: Dialogu është e vetmja mënyrë për të zgjidhur të gjitha çështjet e hapura
Burim: Kosovo Online
Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, tha se Serbia është e vendosur të vazhdojë dialogun dhe e sheh dialogun si e vetmja rrugë për zgjidhjen e të gjitha çështjeve të hapura, përfshirë edhe çështjen e Kosovës, raporton RTV.
“Dëshiroj vetëm të theksoj edhe një herë se Serbia është e vendosur të vazhdojë dialogun dhe e sheh dialogun si e vetmja rrugë për zgjidhjen e të gjitha çështjeve të hapura, duke përfshirë edhe çështjen e Kosovës dhe Metohisë. Natyrisht, në gjithë këtë duhet të kemi parasysh të gjitha aspektet dhe interesat tona kombëtare e shtetërore, por edhe të ardhmen e vendit tone, si mund të arrijmë një zgjidhje kompromisi me sa më shumë përfitim dhe me sa më pak dëm”, tha Daçiq sot para gazetarëve.
Daçiq ka thënë se presidenti i Serbisë, Alleksandar Vuçiq, në seancën e sotme i ka njoftuar anëtarët e Qeverisë për gjendjen aktuale, pas së cilës do të bëhet një deklaratë zyrtare.
komentet