Daçiq: Kurti dëshiron të krijojë një atmosferë frike dhe të dëbojë serbët nga Kosova
Duke komentuar terrorin që Albin Kurti po u bën serbëve në Kosovë, ministri i Jashtëm, Ivica Daçiq, tha për Pink se është një pamje dhe një mundësi e asaj që kemi ardhur duke injoruar të gjitha aktet dhe atë që është nënshkruar në këto vite.
“Nëse i shikojmë vlerësimet që vijnë nga BE-ja, SHBA-ja dhe të gjitha vendet tjera, janë komente shumë negative dhe pakënaqësi me politikën e Kurtit”, tha Daçiq.
Siç thotë ai, qëllimi është krijimi i një atmosfere frike dhe krijimi i kushteve për shpërnguljen e serbëve nga Kosova.
“Gjatë gjithë kësaj kohe ne kemi paralajmëruar se po vijmë në një fushë ku ka shumë “mina” dhe ku nuk e dimë se ku do të përfundojë “fusha e minuar” dhe e gjitha përfunduan me dënime verbale dhe pa rezultate apo masa konkrete ndaj Prishtinës”, tha Daçiq.
Siç thotë ai, këtu kemi një proces që shkon krejtësisht kundër pritshmërive të të gjithë atyre që e udhëheqin këtë dialog, që është një lloj qetësimi dhe zgjidhjeje e çështjeve dhe marrëdhënieve jetësore.
“Për ne çështja qendrore është formimi i Asociacionit të Komunave Serbe, por kjo në asnjë mënyrë nuk varet nga ne”, tha Daçiq.
Daçiq tha se disa duan të paraqesin se gjithçka që ne bëjmë bëhet nën dorën dhe kontrollin rus.
“Gjithashtu ata mendojnë se Ballkani i Hapur është një ide ruse dhe kjo nuk ka të bëjë me të”, tha Daçiq dhe shtoi se kur duan të ofendojnë dikë, thonë se janë pro-rus.
Siç thotë ai, në Amerikë edhe sot thonë se rusët janë “të kuq”, duke shtuar se sigurisht nuk ka lidhje me autoritetet në Rusi, por se narrativa ka mbetur.
“Ata në atë mnyrë mobilizojnë elektoratin e tyre, duke e paraqitur Rusinë si një rrezik”, tha Daçiç.
Ai tha se muaji i kaluar ka pasur një aktivitet politik shumë dinamik në vendin tonë. Ai shton se ishin pesë ministra të Punëve të Jashtme dhe i gjashti do të vijë së shpejti në Serbi.
“Këto nuk janë vizita të rastësishme, po bisedojm për tema serioze dhe njerëz seriozë”, tha Daçiq, duke shtuar se disa vende më të mëdha se Serbia nuk e kanë këtë vazhdimësi.
0 komentet