Daçiq: Normalizimi i marrëdhënieve me Prishtinën nuk do të thotë njohje e Kosovës

Ivica Dačić
Burim: Kosovo Online

Ministri i punëve të jashtme të Sërbisë Ivica Daçiq ka thënë mbrëmjen e sotme pas takimit me kolegen belge Agjo Labib, se për Sërbinë normalizimi i marrëdhënieve me Prishtinën kurrë nuk ka qenë kontestues, por normalizimi nuk do të thotë njohje të Kosovës.

"Këtu janë dy gjëra të ndara. Në këtë tjetrën nuk ka patur bisedime, as Sërbia kurrë nuk është dakordësuar tek kjo" ka thënë Daçiq në konferencën e përbashkët për mediat.

Ai ka kujtuar se prej vitit 2013 është nënshkruar marrëveshja e parë për normalizimin e marrëdhënieve.

"Kështu që presim që pala prishtinase të përmbushë detyrimet e veta. Ndërsa sa i përket Beogradit, ne do të qëndrojmë konseguent me dëshirën që dialogu të avancojë" ka thënë Daçiq.

Ky i fundit nënvizoi edhe një herë se Sërbia beson se kushdo që dëshiron të kontribuojë në stabilizimin dhe de-eskalimin e situatës në Kosovë, duhet të niset nga fakti se pala prishtinase duhet të përmbushë pjesën e detyrimeve të veta.

Siç shton Daçiq, kjo do të thotë të përmbushet ajo çka është definuar me marrëveshjen në Bruksel të 10 viteve më parë, e cila është nënshkruar nga Hashim Thaçi dhe ai, nën ndërmjetësimin dhe garancinë e Ketrin Eshton si përfaqësuese e lartë e BE.

“Këtë veçanërisht e theksoj për arsye se Bashkësia e Komunave Sërbe është parakusht për normalizimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dhe normalizimin e gjendjes. Këtë e theksoj për shkak të inkursioneve të vazhdueshme të policisë shqiptare në veri të Kosovës, ku jetojnë vetëm sërbët, pa u informuar KFOR, krejtësisht në kundërshtim me të gjitha marrëveshjet që i kemi arritur në vitin 2013 dhe të tilla veprime sigurisht që shkaktojnë destabilitet të vazhdueshëm në K&M” tha Daçiq.