Daçiq: Prishtina më parë të hapë ambasadë në Hënë sesa në Beograd
Ministri i punëve të jashtme të Sërbisë Ivica Daçiq ka reaguar për atë çfarë në sajtin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës në rubrikën e ambasadave rezulton dhe në Sërbi një e tillë duke thënë se Prishtina të hapë më parë ambasadë në hënë sesa në Beograd.
Daçiq ka thënë se kjo është gënjeshtër brutale dhe ka theksuar se Prishtina nuk ka, nuk mundet të ketë dhe kurrë nuk do të ketë përfaqësinë e saj diplomatike në Beograd pavarësisht sesi ata po tentojnë t’a paraqesin në publikun e tyre.
"Në Beograd janë të akredituara 72 trupa diplomatike dhe konsullata në nivel ambasadash, të cilat përfaqësojnë shtete sovrane e të pavarura çka e vetshpallura Kosovë, nuk është dhe kurrë nuk do të jetë" ka thënë shefi i diplomacisë sërbe.
Ky i fundit shtoi se Beogradi dhe Prishtina gjatë dialogut teknik i cili po udhëhiqet prej vitit 2008, u dakordësua me vendosjen e oficerëve ndërlidhës, të cilët gjenden fizikisht në ambientet e delegacioneve të BE në Beograd dhe Prishtinë. Oficerët ndërlidhës nuk kanë status diplomatik, sqaron Daçiq dhe shton se ata nuk paraqesin uverturë për çeljen e ambasadave, por kanë për detyrë të ndihmojnë në komunikimin e ndërsjelltë dhe të mbikëqyrin zbatimin e marrëveshjeve të arritura.
"Kurrë nuk është folur për çeljen e çfarëdolloj ambasade apo dhënien e kompetencave që kanë ambasadat. Dhe për të lidhur këtë frymë fantastiko-shkencore nga Prishtina, dëshiroj t'u them se më mirë të hapnin ambasadë në Hënë sesa në Beograd” ka thënë Daçiq.
0 komentet