Daçiq: Sërbët në Kosovë po përballen me forma serioze diskriminuese

Ivica Dačić
Burim: Kosovo Online

Zv.kryeministri dhe ministri i punëve të jashtme të Sërbisë Ivica Daçiq ka thënë sot në Këshillin e Ministrave të OSBE në Shkup se sërbët në Kosovë përballen me forma serioze diskriminuese dhe se situata e sigurisë në Kosovë paraqet arsye për shqetësim të thellë dhe për këtë beson se vetëm një prani e fortë ndërkombëtare që respekton dokumentin e të drejtës ndërkombëtare, mund të garantojë siguri për të gjithë qytetarët.

Daçiq tha se bashkëpunimi me misionin OSBE në Kosovë bazohet në prani ndërkombëtare neutrale ndaj statusit në Kosovë, me mandat të bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të KB.

“Fatkeqësisht, pozita e sërbëve në territorin e Kosovës dhe Metohisë është më e vështirë se kurrë më parë. Do të dëshiroja të shfrytëzoj këtë mundësi për të vënë në dukje se sërbët në Kosovë dhe Metohi po përballen me forma gjithnjë e më serioze të diskriminimit institucional e fetar, të kërcënuar nga pasiguria ekonomike. Do të përmend vetëm disa nga problemet aktuale me të cilat populli ynë në Kosovë e Metohi ballafaqohet-e drejta e votës dhe pjesëmarrjes në zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Sërbi, i’u mor nga ana e institucioneve të përkohshme të vetëqeverisjes në Prishtinë dhe së fundi shkoi deri tek zhvendosja e papërgjegjshme e pllakës përkujtimore për ushtarët sërbë në Prishtinë”, ka theksuar ai.

Daçiq tha se situata e sigurisë në Kosovë paraqet arsye për shqetësim të thellë dhe se beson se vetëm një prani e fortë ndërkombëtare që respekton dokumentet e të drejtës ndërkombëtare, mund të garantojë siguri për të gjithë qytetarët.

“Pavarësisht refuzimit të vazhdueshëm të Prishtinës për të përmbushur detyrimet e veta të hershme, Beogradi mbetet i përkushtuar në procesin e dialogut, i cili udhëhiqet nën patronazhin e Bashkimit Europian, dhe pret që të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tani të zbatohen pa vonesa të mëtejshme. Gjithashtu, mbetemi të përkushtuar ndaj anëtarësimit në Bashkimin Europian, si prioriteti ynë kryesor i politikës së jashtme” nënvizoi ai.

Daçiq kujtoi se anëtarët, gjatë seancës së zgjeruar të Këshillit të Përhershëm të OSBE janë dakordësuar me vlerësimet e tyre se në organizatë madje dhe më gjerë, mbretëron klima e mosbesimit e cila është në rritje, çka çoi në mungesën e dialogut thelbësor mes shteteve pjesëmarrëse dhe e cila rrezikon të lërë në hije gjithçka që kemi arritur gjatë gati gjysmë shekulli të ekzistencës së saj.

“Ndonëse ky degradim i besimit dhe mungesës së mirëkuptimit ka qenë veçmas prej vitesh, lufta në Ukrainë ka çuar në konfrontim të hapur politik dhe pothuajse kthim në retorikën e Luftës së Ftohtë, e cila përbën rrezik për të mbarë qytetarët e Europës”, ​​tha ai.

Ai tha se tani po përballemi me problemet më të mëdha në funksionimin e organizatës, pamundësinë e arritjes së konsensusit për çështjet kyçe dhe rrezikun që OSBE të hyjnë në krizë të re institucionale.

“Jam i bindur se sot, të gjithë së bashku, do të tregojmë mjaft mençuri dhe vullnet politik për të kapërcyer situatën komplekse në të cilën ndodhet Organizata. Në këtë kuptim, nevojiten të miratojmë vendime që do t'i hapin rrugë zgjidhjes së çështjeve kyçe për funksionimin e Organizatës-cikli i rregullt i zgjedhjeve për kryetarë, stabiliteti i institucioneve, si dhe miratimi në kohë i buxhetit të qëndrueshëm. Hajdeni të bëjmë hap para, hajde të tregojmë se jemi një nga organizatat e rralla ndërkombëtare që është e gatshme të përballojë me sukses të gjitha sfidat e sotme”, theksoi ai.

Daçiq tha se Sërbia mbetet e përkushtuar ndaj këtij qëllimi dhe se nga ana e vet do të vazhdojë të jetë partner konstruktiv dhe të kontribuojë plotësisht në forcimin e Organizatës.

“Nga përvoja e vendit tim, por edhe e rajonit të cilit i përket, do të veçoja praninë e OSBE në terren si specifikë e çmueshme e kësaj organizate ndërkombëtare. Ndonëse rajoni ynë ka bërë përparim të rëndësishëm në rrugën drejt zbatimit të reformave gjithëpërfshirëse, OSBE ka ende rol të rëndësishëm në mbështetjen e institucioneve, forcimin e kapaciteteve demokratike të vendeve tona, si dhe zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit rajonal, i cili kontribuon në stabilitetin e përgjithshëm të rajonit” spegoi ai.

Daçiq tha se Sërbia vlerëson jashtëzakonisht kontributin e misionit të OSBE në procesin e reformave që ka zgjatur për më shumë se dy dekada dhe bashkëpunimin e jashtëzakonshëm që nga fillimi është bazuar në marrëdhëniet e partneritetit.

“Në fund do të dëshiroja të falënderoja mikpritësit tanë për përpjekjet e tyre këtë vit dhe t'i uroj kryesueses së ardhshme Maltës suksese dhe ofrojmë mbështetjen tonë të plotë gjatë marrjes përsipër të kësaj detyre të rëndësishme në vitin 2024,” përfundoi ai.