A ka konsensus në Bruksel se rruga europiane e Sërbisë kushtëzohet nga marrëveshja e Ohrit?

Evropski savet
Burim: European Council

Ditët pasuese dhe takimet e kreut europian në Bruksel mund të jenë pika e kthesës kur bëhet fjalë për rrugën e mëtejshme europiane të Sërbisë. Në kuadër të mbledhjes të shefave të shteteve dhe qeverive të anëtarëve të Bashkimit Europian, u informua mundësia që në kapitullin 35 të kornizës së negociatave të përfshihen detyrimet nga Marrëveshja rreth rrugës së normalizimit të marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës dhe aneksit të Ohrit çka interpretohet dhe si kushtëzimi i integrimit të Sërbisë me njohjen de facto të Kosovës. Megjithatë bashkëbiseduesit e Kosovo Onlajn theksojnë për të tillë ndryshim në përmbajtjen e kapitullit 35, që praktikisht do të nënkuptonte se Sërbia nuk mund të bëhet anëtare e BE pa lejuar anëtarësimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara, nevojitet pëlqimi i të gjithëve në Union dhe se çështja e madhe është se deri tek ky konsensus në këtë moment mund të shkohet.

Bashkëbiseduesit kujtojnë se pesë vende të BE nuk e njohin Kosovën dhe se disa nga ato që e njohin, si Hungaria, janë jashtëzakonisht të rezervuara sipas këtij plani.

Në Bruksel fillimisht do të takohen ministrat për çështjet europiane, para së cilës, sipas disa informacioneve në takimin e Këshillit për çështje të përgjithshme, do të gjenden konkluzionet në të cilën Këshillit Europian i propozohet që t'i kërkojë Komisionit Europian që para fundit të janarit të 2024 të ndryshojë dhe plotësohen kriteret për kapitullin 35 të negociatave të para-anëtarësimit të Sërbisë, ashtu sikurse në këtë fushë, që ka lidhje dhe me Kosovën, përfshihen detyrimet nga marrëveshja e arritur në shkurt e këtij viti në Bruksel dhe aneksi i dakordësuar në mars në Ohër.

Nëse ministrat për çështjet europiane miratojnë këto konkluzione, hapi tjetër është që ato të konfirmohen nga Këshilli Europian në samitin e liderëve europianë më 14 dhe 15 dhjetor.

Në nenin 4 të Marrëveshjes për rrugën e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Sërbisë, thuhet se “Sërbia nuk do të kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në çfarëdolloj organizate ndërkombëtare” pra edhe në Kombet e Bashkuara, si pasojë në vend të parë të kësaj marrëveshjeje ajo ngeli pa u nënshkruar prej Beogradit.

Presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq tha se nëse përfshihet anëtarësimi i Kosovës në KB si pjesë e kapitullit 35, atëherë është mjaft e qartë se BE nuk e do Sërbinë. Ai zbuloi se dy vende kanë nxitur me forcë që marrëveshja e Ohrit të mbetet pjesë e kapitullit negociues 35 si kusht për pranimin e Sërbisë, por nuk beson se diçka e tillë do të jetë e mundur pasi nuk është i sigurt nëse dhe të tjerët duan këtë.

Mes tyre dhe Hungaria kryeministri i të cilës Viktor Orban ka thënë se nëse Këshilli Europian përfshin marrëveshjet e Brukselit dhe Ohrit në kornizën negociuese ndonëse Sërbia është kundër, Beogradi përherë mund të mbështetet tek Budapesti.

Tentativat në kapitullin 35 të kornizës negociatore të Sërbisë me Bashkimin Europian përfshirja dhe detyrimet nga Marrëveshja për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës dhe aneksi i Ohrit të shkurtit të këtij viti si pjesë e përpjekjeve të BE për t’a zgjidhur qëndrueshmërisht çështjen e statusit të Kosovës, por rreth kësaj në këtë moment vështirë të shkohet drejt konsensusit në Këshillin Europian, beson Nikolla Perishiq nga Qendra për hulumtime shoqërore.

Ky i fundit për Kosovo Onlajn ka thënë se në Bruksel, veç përpjekjes për të ndryshuar përmbajtjen e kapitullit 35, duan t'i vendosin pikën çështjes kosovare, duan dhe të përshpejtojnë eurointegrimin e Sërbisë.

“Siç po shikojmë ky proces gjatë viteve të fundit ka ngelur në vend, ndërsa nga ana tjetër po rritet euroskepticizmi në Sërbi. Qytetarëve të Sërbisë u nevojitet diçka e prekshme për të parë që ajo rrugë europiane ende egziston dhe se po punohet në të“ thotë ai.

Në këtë kontekst është dhe tentativa që të ndryshohet përmbajtja e kapitullit 35, ndërsa Perishiq thotë se çështja është nëse do të arrihet tani të implementohet kjo dëshirë e BE, pasi në kornizën e Unonit të gjitha vendimet merren me konsensus.   

“Aty janë pesë shtete të BE që nuk e njohin Kosovën. Gjithashtu aty janë edhe pesë shtete të cilat munden që në periudhën vijuese mund t‘a ndryshojnë atë qëndrim , si Hungaria. Çështja është nëse BE do të mund ketë sukses në synimin që dëshiron t‘a zbatojë në këtë moment. E gjitha është pasojë e dëshirës për të zgjidhur sa më shpejt çështjen e K&M, në mënyrë që të mos shpërthejnë konflikte të reja në hapësirën e Europës, të cilat ndoshta do të çonin në kriza të reja ekonomike dhe rrjedhimisht edhe politike në këtë hapësirë” thotë Perishiq. 

Menaxheri i programit dhe hulumtuesi i lartë në Qendrën beogradase për Politikat Europiane, Strahinja Subotiq thotë se askush nuk e di ende se çfarë do të jetë në tryezën e takimit në Bruksel pra në cilin format do të merret ndonjë konkluzion në lidhje me rrugën europiane të Sërbisë dhe normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.

Subotiq tregon se në BE udhëhiqen negociata rreth politikës së zgjerimit në kontekstin ukrainas dhe në kontekstin e Ballkanit Perëndimor dhe dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit dhe se këto gjëra janë të lidhura mes tyre.

Subotiq për Kosovo onlajn thekson se pret që në Bruksel të diskutohet rreth integrimit të Marrëveshjes së Ohrit në kapitullin 35 të kornizës së negociatave të Sërbisë me BE çka gjatë ditëve të fundit është paralajmëruar si mundësi. Një nga pikat e Marrëveshjes së Ohrit është edhe se Sërbia nuk e pengon anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare, përfshirë Kombet e Bashkuara, çka për Beogradin është “vijë e kuqe”.

“Në aneks ka qenë një detyrim që shtetet anëtare të BE t‘a miratojnë unanimisht atë aneks, në mënyrë që ai formalisht ose de jure të bëhet pikë referimi detyruese në rrugën tonë drejt BE dhe sesi në këtë mënyrë të forcohet më tej statusi i Kapitullit 35 si bllokues. Në varësi nëse vjen apo nuk vjen deri tek përparimi në atë kapitull, varet nga përparimi ynë drejt anëtarësimit të plotë së bashku me përparimin në fushën e sundimit të ligjit dhe raporteve të harmonizimit të politikës së jashtme“ spegon Subotiq.

Pyetjes nëse do të ketë konsensus në Këshillin Europian për të ndryshuar përmbajtjen e kapitullit 35, Subotiq thekson se Hungaria papritur doli të ishte aleate e Sërbisë, si një nga vendet që e njohën Kosovën dhe ku Sërbia pret mbështetje kur bëhet fjalë për kapitullin 35.

“Franca dhe Gjermania janë ai duet që nxisin për integrimin e plotë të Marrëveshjes së Ohrit dhe zbatimin e aneksit, duke pasur parasysh se edhe ata kanë iniciuar planin franko-gjerman. Ndonëse kemi pesë anëtare që nuk e njohin Kosovën sot, ata pajtohen me atë plan europian dhe nuk presim që në masë të theksuar ata të shkaktojnë probleme kur bëhet fjalë për integrimin e atij dokumenti në kapitullin 35. Aleatja në këtë problem, papritmas ra Hungaria e cila nga një anë njeh Kosovën si shtet dhe lideri i të cilit me Sërbinë ka vendosur një raport personal dhe nga e cila Sërbia pret shërbim, kjo është që të shtyjë integrimin e marrëveshjes së sipërpërmendur në kapitullin 35. Sigurisht, nga ana tjetër dhe Hungaria tenton të forcojë pozitën e vet pasi ajo momentalisht pazaron me BE kur diskutohet çelja e negociatave me Ukrainën“ thekson Subotiq.

Ky i fundit shton se nuk e di nëse mbështetja tek vetoja e Hungarisë është “e mençur për ne”, pasi siç thekson, nuk mund të vazhdojmë më tej drejt BE nëse nuk shkohet drejt normalizimit të marrëdhënieve. Nga ana tjetër, ngre pyetjen nëse është e mençur të "bashkëpunojmë kaq ngushtësisht apo të kemi raport shkatërrues si Hungaria, e cila aktualisht është 'delja e zezë' e BE".

Duke i‘u referuar pikës kontestuese të Marrëveshjes së Ohrit, e cila nënkupton se Sërbia nuk do të kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare, Subotiq thotë se Sërbia tek kjo është e obliguar qysh prej vitit 2013.

“Nëqoftë se ata do të integrojnë apo jo marrëveshjen e përmendur, ata neve do të n‘a bëjnë përgjegjës, Franca dhe Gjermania do të na thonë se presin që ne këtë t‘a përmbushim. Çfarëdo gjë që BE të marrë prej konkluzioneve në këtë samit të Këshillit Europian, ne sigurisht do të n‘a mbetet të implementojmë gjithçka për të cilën jemi të obliguar në Marrëveshjen e Ohrit”, përfundoi Subotiq.

Normalizimi i marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës do të jetë në krye të axhendës së samitit të Këshillit Europian, pasi përveç luftës në Ukrainë e cila ndodh në fqinjësinë europiane, çështja për ndonjë të ardhme, konflikti të mundshëm që mund të vijë në rajonin tonë është një nga frikërat më të mëdha për shtetet e BE, beson politikologu Dimitrije Miliq nga rruga e tretë e re.  

Ai për Kosovo onlajn thotë se në takimin e nesërm të ministrave për çështje europiane në Këshillin për çështje të përgjithshme, e më pas dhe në tubimin e shefave të shteteve dhe qeverive anëtare të BE më 14 dhe 15 dhjetor, do të synojnë në disa hapa të mëtejshëm drejt implementimit të marrëveshjes dypalëshe.

“Kur shikojmë fqinjësinë më të afërt europiane, përveç luftës në Ukrainë, e cila vijon të jetë çështje mjaft aktuale, konflikt i ri potencial në rajon përherë mbetet si paralajmërim për shtetet europiane dhe temë e cila pothuajse me siguri do të merret edhe në këto takime. Vështirë është që të priten që procesi momental i negociatave të mbetet i parealizuar në mënyrën që të mos implementohen të gjitha pikat dhe së paku të mos nisë zbatimi i tyre”, thotë Milliq.

Kur është fjala rreth mundësisë që në kapitullin 35 të kuadrit negociues të Sërbisë me BE të përfshihen dhe detyrimet prej marrëveshjes së Ohrit çka nënkupton dhe që Beogradi të mos pengojë anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare, përfshirë dhe Kombet e Bashkuara, Milliq beson se „egzistojnë shanse solide që kjo të ndodhë“.

“Marrëveshja e Ohrit u definua në mënyrën që pas saj të mund të qëndrojnë shtetet e BE që nuk e njohën pavarësinë e Kosovës dhe që nuk ka gjasa që këtë qëndrim t’a ndryshojnë. Sigurisht, çështja është se si e gjitha kjo do të formulohet, mbi të gjitha kur flasim rreth pikave më kontroverze për Sërbinë, e kjo, është hyrja e Kosovës në KB, çka është 'vijë e kuqe' siç e theksojnë presidenti, kryeministrja dhe ministri i punëve të jashtme të Sërbisë. Nëse formulimi do të jetë i përgjithshëm, në kuptimin që Sërbia të mos jetë kundër hyrjes së Kosovës në organizata të ndryshme ndërkombëtare, atëherë kjo lë hapësirë ​​për interpretim”, thotë Miliq.

Ky i fundit shton se pavarësisht nëse Sërbia e mbështet apo jo, çështja është nëse Kosova në përgjithësi të mund të shkojë deri tek shumica dhe të sigurojë mbështetjen e shumë vendeve të cilat përgjithësisht janë kundër hyrjes së Kosovës në KB.

“Ajo që mund të jetë pozitive, duke parë palën sërbe, nëse Marrëveshja e Ohrit do të implementohej në kuadër të këtij kapitulli negociator, kjo do të nënkuptonte se çfarëdolloj përparimi nga pala prishtinase në integrimin europian, do të nënkuptonte zbatimin e Bashkësisë së Komunave Sërbe, çka kjo çështje do të merrte shumë garanci për implementim. Pra, është vetëm çështje formulimi. Derisa keni pesë anëtarë të BE që nuk e njohin Kosovën si shtet të pavarur, plus Hungarinë, e cila atë e njeh por që për shumë çështje nuk pajtohet me qëndrimet e Sërbisë, me shumë mundësi formulimi nuk duhet të jetë kaq eksplicid“, përmbyll Milliq.