Mishel: Zgjidhja e problemeve të së kaluarës dhe pajtimi të nevojshme për përparimin drejt BE-së

Šarl Mišel
Burim: Kosovo Online

Kryetari i Këshillit të BE-së, Sharll Mishel, ka theksuar sot, para fillimit të Samitit të BE-së – Ballkani Perëndimor, se zgjidhja e problemeve të së kaluarës dhe pajtimi janë të nevojshme për përparimin e vendeve të rajonit drejt BE-së.

Mishel vlerësoi se Samiti është një mundësi për BE-në dhe partnerët e saj në Ballkanin Perëndimor që të bëjnë një bilanc të progresit dhe të shprehin edhe një herë përkushtimin e saj për paqen.

Ai tha se BE pret më shumë reforma nga vendet e rajonit, veçanërisht në drejtësi dhe sundim të ligjit.

“Dhe ne duhet të bëjmë detyrat e shtëpisë. Samiti është një mundësi për të identifikuar reformat e nevojshme për ta bërë projektin tonë evropian gati për sfidat e ardhshme”, shpjegoi Mishel.

Ai tha se BE dëshiron më shumë investime në Ballkanin Perëndimor dhe shtoi se prandaj vendosi për integrim gradual në mënyrë që biznesmenët të ndjejnë efektet e angazhimit pozitiv me BE-në.

Ai përkujtoi se BE është projekt i bazuar në pajtim dhe shtoi se zgjidhja e problemeve të së kaluarës dhe pajtimi janë të nevojshme për përparimin drejt BE-së.