Delegacioni i PPS (SNS) është duke zhvilluar vizitë në Republikën Popullore të Kinës
Delegacioni i Partisë Përparimtare Sërbe i cili kryesohet nga anëtarë të Kryesisë së PPS (SNS) Petar Petkoviq dhe Damir Zobenica me 18 kolegë partiakë, janë duke zhvilluar vizitë disaditore në Republikën Popullore të Kinës dhe parashikohen që gjatë kësaj vizite në këtë vend të zhvillojnë takime me përfaqësues të lartë Partisë Komuniste të Kinës.
Siç bëhet e ditur në deklaratën e Delegacionit të PPS, gjatë ditës së sotme anëtarët e këtij delegacioni kanë vizituar Muzeun e Historisë së Partisë Komuniste të Kinës në Pekin.
Pas muzeut, anëtari i Kryesisë së Partisë Përparimtare Sërbe dhe drejtori i Zyrës për Kosovë e Metohi në Qeverinë e Republikës së Sërbisë Petar Petkoviq, ka theksuar veçanërisht se Partia Përparimtare Sërbe ka nderin e madh të bashkëpunojë me Partinë Komuniste të Kinës e cila ka ngelur organizata politike më e fortë dhe më e shumta në numër në botë.
Petkoviq me këtë rast thekson se Partia Komuniste e Kinës paraqet inspirim jo vetëm për popullin kinez, por për mbarë njerëzimin.
"Forca e Partisë Komuniste të Kinës e cila është nën udhëheqjen e mençur të sekretarit të përgjithshëm Si Gjingping, inicioi rindërtimin e madh dhe zhvillimin e përshpejtuar ekonomik të Kinës, kontribuon direkt në zhvillimin global të të gjithë botës, e cila duhet të përpiqet të ndërtojë një komunitet për të ardhmen e njerëzimit” ka thënë Petkoviq.
Siç shtoi ky i fundit, Delegacioni i Partisë Përparimtare Sërbe ka nderin e madh të bashkëpunojë strategjikisht me Partinë Komuniste të Kinës dhe se mbi këtë bazë pasuron përvojën e vet në punën partiake dhe në veprimtarinë politike.
"Falë presidentëve Si Gjingping dhe Aleksandar Vuçiq, delegacioni i Partisë Përparimtare Sërbe sërish është për vizitë në Kinë dhe Partinë Komuniste të Kinës, në kuadër të projektit presidencial të bashkëpunimit mes dy partive të nënshkruar në vitin 2019" ka shtuar Petkoviq.
Kolegu i tij partiak Damir Zobenica, u shprehu vendasve, mirënjohjen për mikpritjen e përzemërt si dhe shpresën për zhvillimin e forcimit të mëtejshëm të çeliktë të miqësisë mes dy vendeve.
"Jam jashtëzakonisht i nderuar që sot munda të vizitoja muzeun fenomenal të Partisë Komuniste të Kinës. Vura re përpjekjet dhe zhvillimin jo vetëm të Partisë Komuniste të Kinës, por dhe të mbarë Republikës Popullore të Kinës. Me shpresën se Republika Popullore e Kinës do të zhvillohet edhe më fuqishëm në të ardhmen, uroj që të zhvillohet edhe miqësia e çeliktë mes Sërbisë dhe Kinës” është shprehur Zobenica.


0 komentet