Gjuriq me Guteresh për arrestimin e Popoviqit: Tentativë për të frikësuar sërbët dhe shembjen e dialogut
Ministri i punëve të jashtme të Sërbisë Marko Gjuriq ka biseduar me sekretarin e përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara Antonio Guteresh dhe me këtë rast ka shprehur shqetësimin e thellë të Sërbisë për arrestimin e Igor Popoviqit, anëtarin e ekipit negociator të Beogradit, si dhe për rastet e shpeshta të keqtrajtimeve dhe ndalimet e sërbëve në Kosovë e Metohi.
Gjuriq vlerësoi se veprime të tilla paraqesin tentativa të rrezikshme për frikësimin e komunitetit sërb dhe shembin dialogun.
Gjatë bisedës telefonike, shefi i diplomacisë sërbe theksoi se Sërbia pret angazhim të qartë dhe parimor të aktorëve ndërkombëtarë e veçanërisht të Misionit të KB në Kosovë (UNMIK), prezenca e të cilit, sikurse tha, mbetet thelbësore për mbrojtjen e të drejtave dhe sigurisë të popullit sërb në terren.
Ministri gjithashtu tha se Sërbia do të ngelet partner i besueshëm i Kombeve të Bashkuara dhe pjesë e zgjidhjes për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit,në përputhje me Kartën e KB e cila sikurse tha, mbetet themel i të drejtës ndërkombëtare dhe garant i barazisë mes shteteve.
“Respektimi i këtij kuadri është rruga e vetme e ruajtjes së stabilitetit në rajonin tonë dhe botë”, konkludoi Gjuriq.
komentet