Figaro për rastin Popoviq: Provokim i ri antisërb-30 ditë burg për krim verbal
Gazeta e famshme franceze Figaro ka publikuar një artikull për arrestimin e ndihmësdrejtorit të Zyrës për K&M Igor Popoviq,në të cilën thuhet se Franca ka kërkuar lirimin e tij të shpejtë. Lind dhe pyetja se cili është ky “krimi” i Popoviqit duke patur parasysh atë se ai vetëm shprehu fakte për krimet ndaj sërbëve të cilat bashkësia ndërkombëtare i ka pranuar si të tilla.
Artikulli nis me pyetjen: “Tek çfarë synojnë autoritetet shqiptare në Kosovë?“, e më pas vijon me ngjarjen e arrestimit të Popoviqit.
“Ka dy javë ku një nga negociatorët sërbë që merret me dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës në kuadër të ndërmjetësimit europian për normalizimin e raporteve mes këtyre dy fqinjëve ballkanikë, po kalbet në burgun e Gjilanit, qytet i vogël në ish krahinën sërbe ku në 2008 shpalli pavarësinë. Igor Popoviq më 20 korrik u arrestua nga ana e forcave policore kosovare në Bërnjak, në veriperëndim të vendit, ku ende jetojnë disa mijëra sërbë. Fill pas arrestimit të tij, gjykatësi urdhëroi paraburgimin e tij 30 ditor. Krimi i tij? "Nxitje e përçarjes dhe intolerancës", shkruan Figaro.
Më pas lind pyetja se çfarë përbën saktësisht "krimi verbal" për të cilën akuzohet Popoviq.
"I ftuar për të nderuar kujtimin e 47 sërbëve dhe romëve të vrarë tek dhjetëra vende përreth Rahovecit, që u rrëmbyen nga ana e UÇK në korrik të vitit 1998, Popoviq më 18 korrik në Hoçën e Madhe mbajti fjalim në të cilin e quajti këtë lëvizje, forcën sulmuese të armatosur të separatistëve shqiptarë, "organizatë terroriste" (term i përdorur në atë kohë nga autoritetet jugosllave, por edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës deri në vitin 1997), përgjegjëse për "vrasjen e sërbëve". Këto janë të gjitha të vërteta, fakte që janë njohur, përfshirë edhe nga Gjykata Ndërkombëtare Penale në Hagë, përmes Gjykatës Speciale për Kosovën, ku po ndërmerret procedura ndaj katër pjestarëve të udhëheqësisë së UÇK mes të cilëve është dhe ish-presidentin (2016-2020) Hashim Thaçi, për ato krime: ato konsiderohen krime potenciale lufte dhe krime kundër njerëzimit. Por, gati 30 vite pas këtyre ngjarjeve, Kosova vazhdon që çdo veprim të kryer në kuadër të luftës për çlirimin e vendit nga tutela sërbe, e konsideron si akt rezistence, madje edhe vrasjen e civilëve. "Lufta e pastër e UÇK është themeli i shtetit tonë dhe kjo nuk mund të vihet në diskutim”, tha Smajl Latifi, kryebashkiak i Rahovecit, si reagim ndaj rastit të Popoviqit”, pohon autori i artikullit.
Sikurse shtohet, Qeveria e Sërbisë reagoi fill ndaj këtij arrestimi, duke e vlerësuar si "shkelje serioze dhe të papranueshme të të drejtave dhe lirive themelore".
“Nga ana e saj, ambasadorja e Sërbisë në Francë, Ana Hrustanoviq, këtë arrestim e shikon si “provokim të ri me synim destabilizimin e situatës në terren dhe rajon që ndikon direkt tek dialogu mes Beogradit dhe Prishtinës. E papranueshme që anëtarët e ekipit negociator që marrin pjesë në dialog të arrestohen”. Në të njëjtën kohë, është po aq e paimagjinueshme që çdokush të ndiqet penalisht vetëm sepse përmendi krime që njihen ndërkombëtarisht si të tilla të kryera ndaj sërbëve në Kosovë e Metohi”, thekson Figaro.
Kujtojnë dhe se Ministria e Punëve të Jashtme e Francës në deklaratën e shpallur më 24 korrik gjithashtu shprehu pakënaqësinë e vet:
"Franca kujton mbështetjen e vet për ndërmjetësimin europian në favor të normalizimit të raporteve mes Sërbisë dhe Kosovës. Kjo nënkupton që negociatorët dhe ekipet e tyre, mund të lëvizin lirshëm dhe të sigurt në të dy vendet. Franca dëshiron që ndihmësnegociatori sërb zoti Igor Popoviq, të lirohet në afat të shkurtër kohor".
Komisioni Europian ishte më i kujdesshëm në tonin e vet. Shprehu dëshirën “që të respektohet plotësisht sundimi i ligjit dhe të drejtën për gjykim të drejtë”, thotë gazeta.
Në artikull kujtohet dhe se familja dhe avokatët e Igor Popoviqit puna e të cilit në kuadër të komisionit për kërkimin e personave të zhdukur (sërbë e shqiptarë) përherë është vlerësuar që t’a vizitonin në qelinë e tij.
"Ndihmësi i Petar Petkoviqit, drejtor i Zyrës për Kosovë e Metohi, i‘u përsëriti se beson se nuk fyejti askënd me atë që deklaroi në fjalimin e vet me fakte të thjeshta. Dejan A. Vasiq i cili udhëheq mbrojtjen e tij, thekson se deklaratat e tij nuk përbëjnë në asnjë mënyrë vepër penale. Megjithatë, disa nga bashkëpunëtorët e ngushtë të Popoviqit nuk ndajnë këtë optimizëm të moderuar. Për ta, si dhe dhe për shumë vëzhgues, ky arrestim paraqitet si pjesë e proçesit të gjerë frikësues madje dhe persekutues (juridik dhe ekonomik, nëse jo fizik) të pakicës sërbe në Kosovë. Përkundër retorikës zyrtare e autoriteteve kosovare të cilat janë nën syrin vigjilent të përfaqësuesve të Bashkimit Europian që dëshirojnë vendosjen e paqes rajonale, duket se po bëhet gjithçka për të inkurajuar sërbët të braktisin vendin. Veçanërisht në prag të zgjedhjeve parlamentare: prej 15 vitesh, antisërbizmi është garanci për fitore zgjedhore në pjesën shqiptare të Kosovës” shkruhet në artikull.
Gazeta franceze përmend dhe se kryeministri kosovar Albin Kurti “këtë e kupton mirë” dhe prej dy vitesh nuk ndalet me provokimet.
"Pasi në vitin 2022 pamundësoi çeljen e qendrave të votimit në Mitrovicën e Kosovës, qytet i ndarë mes sërbëve në veri dhe shqiptarëve në jug, për pak shkaktoi konflikt duke imponuar kërkesën që autoveturat që qarkullojnë në pjesën sërbe të Kosovës, duhet të kenë targa shqiptare, çka shkaktoi zemërimin e Beogradit. Paqja në fund u kthye, por jo gjatë. Disa muaj më pas, Kurti lejoi vendosjen e forcave speciale shqiptare në të njëjtin rajon kryesisht sërb çka çoi në vendosjen e barrikadave dhe tensione serioze. Më pas imponoi kryebashkiakët shqiptarë në krye të komunave me popullsi shumicë sërbe. Rezultati: dhunë dhe trazira në të cilat u lënduan dhjetëra njerëz, mes sërbëve, shqiptarëve, policisë, pjestarëve të KFOR madje dhe mes gazetarëve që raportuan ngjarjet", shkruan Figaro.
Konkludojnë se Albin Kurti sillet sikur shpreson që presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq do të reagojë mjaftueshëm fort “në mënyrë që ai të çirret për ujkun dhe për kthimin e nacionalizmit imperialist sërb…..
“Për tani, Vuçiq nuk ka rënë në atë kurth. Ndërsa bëri thirrje për t’i dhënë fund terrorit shqiptar, përsëriti se “nuk do të ketë konflikt dhe se gjithmonë do të luftojnë për të ruajtur paqen dhe stabilitetin”. Por, a e duan vërtet këtë shqiptarët në Kosovë nga ana e tyre?”, përfundon artikulli.
komentet