Dodik: Zhvendosja e pllakës përkujtimore e ushtarëve sërbë, tentativë për revizionimin e historisë

Predsednik RS Milorad Dodik
Burim: Kosovo Online

Zhvendosja e pllakës përkujtimore të ushtarëve sërbë të rënë në Luftën e Parë Botërore në Kosovë në varrezat prishtinase, është tentativë për revizionimin e historisë, ka thënë në një deklaratë për Kosovo onlajn presidenti i Republikës Sërbe të Bosnjës Millorad Dodik.

"Zhvendosja e pllakës përkujtimore është revizionim i historisë. Me aq sa di në vitin 1914 para Luftës së Madhe, aty nuk jetonin gjermanë, as austruhungarezë. Si tani menjëherë vendosin lapidar? Megjithatë kjo nuk është asgjë e re. Mua më erdhi një zyrtar i lartë i qeverisë gjermane i cili kërkoi që në Kozara të ndërtojë varr për ushtarët e vrarë. Çne ushtarët gjermanë në Kozarë? A erdhën ushtarët sërbë në Gjermani-patjetër, por si të burgosur nëpër kampe, nga ku u vranë” theksoi Dodik.

Ky i fundit theksoi se ndonëse mendojnë se janë të fortë, nuk mundet të rishkruajnë historinë.

"Ju keni qenë pushtues, vratë gjysmën e popullit tim në Luftën e Parë Botërore, ndërsa në të Dytën vazhduat për t’i dhënë fund. Si nuk ju vjen turp që tentoni të reviziononi historinë? Përse prisni që për këtë të mos flasim? Po çfarë lapidari juaj? Sigurisht që Kurti këtë e bën. Por në tokën sërbe ne jemi fajtor sepse nuk duam të bëjmë lapidar pushtuesve që n’a vranë në Kozarë, të ndihmuar dhe nga shteti ustash kroat, të mbledh 80.000 banorë të mi vendas dhe t'i ther ata gjatë kohës së shtetit gjerman hitlerian dhe shtetit ustash përmes gjysmë milioni. Tani të bëjmë lapidar. Nuk ke asnjë bashkëbisedues tek unë për një gjë të tillë. Mund të vendosni sanksione sa të doni, nuk do t'i merrni kurrë dhe sigurisht që këtë do t’a bëjë Kurti, por ky është revizionim i historisë”, nënvizoi Dodik.

Ky i fundit kujtoi se Gjermania sulmoi Sërbinë në Luftën e Parë Botërore dhe vrau gjysmën e popullsisë mashkullore, pra 36% të meshkujve.

“E dini se çfarë ka bërë tjetër komanda e tyre këtu-urdhëruan, pasi serbët ishin popull që ushqehej ekskluzivisht me pjata bakri, t’i mbledhin të gjitha dhe t'i dërgonin në Gjermani. E dini sa na grabitët, çfarë na hoqën? A ke paguar dëmshpërblim? Çfarë kërkon tani prej nesh? Tani do që ne t'u ndërtojmë lapidare pushtuesve tuaj në tokën tonë-kjo është shumë", nënvizoi Dodik.

Ky i fundit tha se nuk pranon lapidare për gjithë të vrarët dhe pyet se përse lapidar të tillë nuk e bëjnë në Aushvic apo Mat’hauzen apo në vende të tjera të vuajtjes.

"Nuk e dini dhe as e përmendni se aty ne jemi vrarë masivisht. Deri së fundi nuk e dija që në Mat’hauzen në kohën e Luftës së Parë Botërore u vranë 5.000 ushtarë sërbë. Dija vetëm për viktimat e Luftës së Dytë Botërore. Kudo që prek 5000 të vrarë. Në Doboj është kampi i parë që austro-hungarezët ndërtuan, ku u burgosën 15.000 njerëz prej të cilës 1/3 ishin fëmijë sërbë. Doni dhe aty lapidar universal ? Nuk do t’a keni, ne do të bëjmë lapidarian tonë për viktimat, e jo për kriminelët”, përfundoi Dodik.