Drecun: Britania e Madhe mund të kontribuojë më së shumti për Kosovën në fushën ushtarake

Milovan Drecun
Burim: Screenshot/Pink

Kryetari i Komisionit Parlamentar për Kosovë dhe Metohi, Milovan Drecun, ka thënë se Britania e Madhe mund të kontribuojë më së shumti për Kosovën në fushën ushtarake, raporton Pink.

Duke folur për konfiskimin e një sasie të madhe armësh në vendkalimin në Merdare, Drecun tha se ka kanale të zakonshme të kontrabandës së armëve, të cilat kryhen nga pjesëtarë të grupeve shqiptare, të cilat janë të lidhura me ato serbe në Serbinë qendrore.

“Është interesante se kjo ka ndodhur dy ditë pas vizitës së ministrit britanik të Punëve të Jashtme, i cili shoqërohej nga Stuart Peach, ekspert i aktiviteteve të inteligjencës”, tha Drecun.

Drecun theksoi se synimi i Britanisë është të përfundojë punën, por ai beson se kapacitetet e tyre janë shteruar.

"Britania mund të kontribuojë më së shumti për të ashtuquajturën Kosovë në frontin ushtarak. SHBA-të dhe Turqia janë përgjegjëse për armatosjen e të ashtuquajturave forca të sigurisë së Kosovës, ndërsa Britania është përgjegjëse për stërvitjen", tha Drecun.

Siç ka shtuar ai, duan të përshpejtojnë formimin e ushtrisë së Kosovës për të kontrolluar veriun.

Diplomati i karrierës Zoran Milivojeviq thotë se presionet ndaj Kosovës na kanë mbetur pas një viti, por se janë rritur dukshëm në fund të vitit të kaluar, para zgjedhjeve.

“Duhet t'ju kujtojmë seancën e Këshillit të BE-së dhe synimin që deri në fund të janarit të përfshihet Marrëveshja e Ohrit në kapitullin 35. Pa marrë parasysh se nuk po ndodh asgjë, janë pushime, dhe ai afat po shkon dhe ka presione“, tha Milivojeviq për Pink.

Siç shtoi ai, qëllimi i presioneve është që "Serbia të thyhet dhe të mësojë atë që nuk mund të bëjë dhe të shfuqizohet".

Milivojevoq tha se presioni për Kosovën, por edhe për kundërshtimet ndaj procesit zgjedhor, të cilat nuk janë të bazuara, vijnë nga e njëjta qendër.