Drecun: Nuk ka asnjë shans për arritjen e një marrëveshjeje ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës në Ohër

Milovan Drecun
Burim: Kosovo Online

Kryetari i Komisionit Parlamentar për Kosovë e Metohi, Millovan Drecun, thekson se më 18 mars, në takimin në Ohër në Maqedoninë e Veriut, në kuadër të dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, nuk do të ketë asnjë mundësi për të arritur ndonjë përparim serioz, duke shtuar se Serbia mbetet e vendosur në pozicionin se nuk mund të pranojë dhe të pajtohet "me anëtarësimin e një shteti të rremë në OKB-në, dhe nuk mund t'i njohim në asnjë mënyrë", transmeton RTS.

Serbia nuk do të pajtohet dhe as do të heshtë rreth hyrjes së Prishtinës në Kombet e Bashkuara dhe as nuk do ta njohë pavarësinë e vetëshpallur të Kosovës, tha Presidenti Aleksandar Vuçiq.

I Dërguari Posaçëm i BE-së për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak, porositi nga Prishtina se Bashkësia e Komunave Serbe do të formohet sipas njërit prej 15 modeleve evropiane.
Milovan Drecun vlerëson se Miroslav Lajçak nuk po sillet në atë mënyrë që mund të bëjë të mundur arritjen e ndonjë marrëveshjeje ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, veçanërisht me deklaratën “se tani nuk është koha për të formuar Bashkësinë e Komunave Serbe”.

"Epo, si nuk është koha. Ky është kushti kyç që kemi vendosur, është diskutuar edhe në takimin e kaluar në Bruksel. Së pari, zbatimi, zbatimi i marrëveshjes për BKS nga Brukseli, dhe pastaj gjithçka tjetër. Lajçak është tani praktikisht duke u përpjekur të mbrojë qëndrimin intransigjent të Kurtit dhe nga ana tjetër BE-ja e shpërblen me liberalizim të vizave”, thekson Kryetari i Komisionit parlamentar.
Në këtë kuptim, Drecun vlerëson se në vend që Prishtina të vuajë masat e duhura ndëshkuese, pasi siç thekson ai, “Prishtina nuk i kupton ndryshe” mesazhet që i dërgohen, ato i shpërblejnë dhe inkurajojnë që të qëndrojnë në pozitat e tyre.

Drecun beson se Lajçak po bën deklarata kontradiktore se BKS nuk do të formohet në bazë të Marrëveshjes së Brukselit, por se tani do të kërkohen disa modalitete të tjera që, siç vlerëson ai, t'i mundësohet Albin Kurtit të merrte ndonjë dalje, për shkak të kritikave të opinionit dhe opozitës se nuk ka arritur njohjen reciproke.

“Ekipi ynë menaxhues, i cili u formua në bazë të marrëveshjes në vitin 2018, e njoftoi Lajçakun se draft-statuti ishte përgatitur dhe dy herë të tjera pas kësaj, herën e fundit në prill të vitit të kaluar. Dhe gjatë gjithë kësaj kohe ai dështoi për ta bindur Prishtinën se duhet ta konsiderojë atë draft statut. Mos na i shpjegoni tani procedurat, por merrni draft statutin dhe futeni në rendin e ditës të takimit të samitit ndërmjet Presidentit Vuçiq dhe Kurtit dhe pastaj hyni në procedurën për formimin e BKS-së”, thotë Drecun.

Çfarë pret Serbia nga takimi në Ohër

Duke komentuar deklaratën e Albin Kutrtit “se do të shkojë në Ohër, por se nuk do ta pranojë formimin e BKS-së”, Drecun shprehet se Kurti është aventurier politik.

"Në vend që të formojë BKS-në, ai po merr një rrugë krejtësisht tjetër. Tani ai shkon në Ohër, pse, të provojë troftën e Ohrit? Epo, mund të shkojë vetë. Gjëja kryesore këtu është se duhet të arrihet një marrëveshje, duhet të arrihet progres”, thekson Drecun.

Por, sa i përket takimit në Ohër, më 18 mars, ai thotë se nuk pret asgjë nga ai, ashtu si në Bruksel.

"Ne do të qëndrojmë të vendosur në qëndrimin tonë se nuk mund të pranojmë dhe të pajtohem me anëtarësimin e një shteti të rremë në OKB, se nuk mund t'i njohim në asnjë mënyrë. Mendoj se në Ohër nuk do të ketë më asnjë shans për të arritur ndonjë përparim serioz“, përfundoi Drecun.