Drecun: Sulmet ndaj pronave vazhdimësi terrorizuese ndaj sërbëve në Kosovë, ndaj është e domosdoshme BKS

Milovan Drecun
Burim: Kosovo Online

Sulmet e fundit ndaj pronave të sërbëve në Kosovë, janë vazhdimësi terrorizuese ndaj popullit sërb, ka thënë për Sputnjik kryetari i Këshillit Parlamentar për Kosovë e Metohi Millovan Drecun dhe shton se nuk është terrorizëm prej ekstremistëve shqiptarë, por prej institucioneve të përkohshme të cilat nuk reagojnë në mënyrë të përgjegjshme.

Drecun ka thënë se "raporti pasiv i policisë, prokurorisë e gjykatës e veçanërisht pas ardhjes në pushtet të Albin Kurtit, inkurajon sulme ndaj popullit sërb dhe ekstremistët shqiptarë e shfrytëzojnë këtë sepse e dinë se nuk do të ndëshkohen për aktet që kryejnë".

“Qëndrimi dhe retorika e Kurtit ndaj popullit sërb, ndaj përfaqësuesve të tyre politikë të zgjedhur, ndaj Beogradit, pra ndaj dialogut, është diçka që inkurajon sulmet ndaj popullit sërb dhe këtë e përdorin ekstremistët shqiptarë. Sepse, nëse dikujt i krijohet përshtypja se nuk do të dënohet për ndonjë akt keqbërës ndaj popullit sërb, atëherë motivohen dhe inkurajohen për të ndërmarrë këto akte keqbërëse” ka thënë Drecun.

Sipas këtij të fundit as përfaqësuesit ndërkombëtarë nuk i marrin seriozisht këto incidente të ndodhura.

“Prezenca ndërkombëtare në Kosmet sulmet i trajton si incidente të izoluara për të cilat duhet të ndërhyjë policia, ndërsa gjyqësori dhe organi i akuzës nuk duhet të përzihen shumë në to. Por ne këtu shohim një fushatë sistematike e cila ka për qëllim përfundimin e punës së nisur nga UÇK-ja terroriste, çka është t’a ndajë plotësisht Kosovën dhe Metohinë nga populli sërb dhe kjo është pjesë përbërëse e përfundimit të spastrimit etnik” ka thënë Drecun.

Ky i fundit nënvizon se është vetëm një tregues që sërbët në Kosovë kanë nevojë për një mekanizëm institucional shtesë për t'u mbrojtur dhe jo për të qenë qytetarë të rangut të dytë, gjë që aktualisht nuk ekziston për ta.

“Ky mekanizëm për ne është Bashkësia e Komunave Sërbe për të cilin është negociuar dhe që do të forconte pozitën e popullit sërb në Kosovë e Metohi dhe do t'i mundësonte që të çonin nivelin e sigurisë dhe realizimit të të drejtave të njeriut të paktën në nivel vendor ku mund të menaxhojnë jetën e tyre dhe të zgjidhin problemet e përditshme. Prishtina po i reziston kësaj për arsye se thjesht nuk i do sërbët në K&M, nuk i do si qytetarë të barabartë, as nuk mendon në periudhë afatgjate se sërbët do të jenë aty në K&M, por është e qartë për qëllime të tjera” ka përmbyllur Drecun.