Elek: Jemi në prag të kolapsit humanitar, situata është alarmante
Drejtori i Qendrës Klinike Spitalore në Mitrovicën e Veriut Zllatan Elek ka thënë se situata në këtë qendër është alarmante dhe se rezervat me ilaçe janë drejt fundit si pasojë e vendimit të qeverisë në Prishtinë për ndalimin e urnizimit me medikamente, shkruan Politika.
“Bombolat me oksigjen prej ditës së djeshme na janë dorrëzuar por jemi drejt fundit të rezervave me ilaçe, materiale sanitare dhe për të zgjidhur çështjet infektive” ka thënë Elek.
Firmat e licensuara pas më shumë se një muaji e gjysmë, shton ai, me vendimin e njëanshëm të autoriteteve prishtinase, nuk lejojnë të na furnizojnë me ilaçe ku si pasojë spitali është bosh me to.
“Nëse nuk zgjidhni nesër problemin tonë, nuk mundemi të funksionojmë. Para mbarë botës, Qendra Klinike Spitalore në Mitrovicën e Kosovës po ndodh katastrofë humanitare, pacientë të shtruar, e po kjo botë hesht” thekson Elek.
Ky i fundit shton se qeveria kosovare me në krye Albin Kurtin injoron gjithça që është dakordësuar në Bruksel dhe çfarë është nënshkruar në marrëveshjen e Brukselit.
“Është e njohur që në këtë spital mjekohen më shumë se 90% e sërbëve dhe banorëve të tjerë joshqiptarë, por edhe shqiptarët dhe kjo jo vetëm ata që jetojnë në veri të Kosovës, por edhe ata që vijnë nga zona jugore e Ibrit. Vendimi i një njeriu, në këtë rast i Kurtit, rrezikon jetën e pacientëve të shtruar. Situata është alarmante, ndodhemi në kufijtë e kolapsit humanitar” ka theksuar Elek.
Në veri të Kosovës, kujton Politika, prej mesit të qershorit me vendimin e qeverisë kosovare, pamundësohet hyrja e kamionëve me mallra sërbe e kështu përveçse mungesës së produkteve bazike jetësore, janë boshatisur edhe raftet e farmacive private.
Për këtë arsye, bëhet e ditur, është e pamundur të sigurohen edhe ilaçe të cilat kanë mangësi në spitalin e Mitrovicës apo farmacitë, ndërsa njerëzit detyrohen të shkojnë në Sërbinë qëndrore-Rashkë dhe Novi Pazar-për të marrë ilaçe.
Ndërkohë stafi i QKS të Mitrovicës së Veriut në disa raste ka ofruar mbështetje për sërbët që kanë protestuar qysh prej 26 majit gjatë ardhjes së kryekomunarëve nën mbështetjen e KFOR dhe njësive speciale të Policisë Kosovare në godinat komunale në Zveçan, Lleposaviq dhe Zubin Potok, duke kërkuar çlirimin e godinave, tërheqjen e forcave speciale kosovare, por edhe të sigurojnë funksionimin normal dhe lëvizjen e njerëzve nga këto komuna për trajtim në spitalin e Mitrovicës së Veriut.
Përkatësisht, “rrethimi” i pjesëtarëve të njësive speciale dhe përplasja që ata krijuan përgjatë gjithë vijës administrative në veri të Kosovës me Sërbinë qendrore, si dhe vendosjen e postblloqeve të drejtuara nga forcat speciale të armatosura nga Prishtina, shkruan Politika, pengoi lëvizjen e autoambulancave të cilat në disa raste janë kontrolluar nga të njëjtët efektivë specialë.
Madje “kërkime të detajuara” janë bërë në momentin kur autoambulancat bartnin pacientë të sjellë nga institucione më të mëdha mjekësore në Sërbinë qëndrore, e në mesin e tyre, kishte dhe nga ata që i’u nënshtruan operacionit në zemër në Beograd apo ndërhyrjeve kardiake në Valjevë.
Situata në veri të Kosovës aktualisht është e qetë, por edhe shumë e brishtë, thuhet në tekstin e Politikës, duke pasur parasysh se pjesëtarët e njësive speciale janë ende në godinat komunale, si dhe patrullojnë në zonat urbane dhe rurale në të gjithë veriun. Banorët vendas sidomos gjatë natës, shmangin lëvizjen nëpër rrugët kryesore që të çojnë drejt Jarinjës dhe Bërnjakut, duke qenë se njësitet e armatosura të Policisë Kosovare të mbështetura nga njësitet e veprimit të shpejtë “Fit”, kontrollojnë këto rrugë, mjaft të frekuentuara. Kohët e fundit, theksohet në tekst, në komunat në veri të Kosovës, gjatë natës dronët janë të dukshëm duke filmuar edhe fshatrat më të izoluar rrëzë të Rogoznës, Mokra Gorës dhe Kopaonikut.
Siç bëhet e ditur në tekstin e Politikës, sërbët janë nën frikë, në dritën e njoftimit se Kurti ka emrat e 45 sërbëve të tjerë në listat e tij "të reja", të cilët ai i akuzon për ngjarjet e supozuara të 26 dhe 29 majit në tri komuna në veri, ku anëtarët e KFOR, kryekomunarët shqiptarë dhe njësitë speciale të cilat nuk ndodhen më para godinave komunale, por brenda tyre.
komentet