Elshani: Policia gjeti xhamat e thyer në zyrat e UNMIK

Eljšani
Burim: Kosovo Online

Zëvendësdrejtori i Policisë Kosovare për rajonin e Veriut, Veton Elshani, tha për Kosovo Onlajn se policët kosovarë gjetën xhamat e thyer në zyrat e UNMIK në godinat komunale në Lleposaviq dhe Zubin Potok, pasi mësoi portali ynë se zyrat e këtij misioni në ato dy komuna u bastisën.

Siç ka mësuar Kosovo Onlajn prej burimeve diplomatike nga Prishtina, nga ambjentet e UNMIK janë grabitur mobilje të zyrave, frigorifer dhe sende të tjera. Të vetmit që ndodheshin në godinën komunale në Zubin Potok prej majit sikurse na u tha nga një pjesëtar i komunitetit diplomatik në Kosovë, janë pjesëtarët e Policisë Kosovare.

Që zyrat u bastisën, këtë na e konfirmoi Unmik.

Elshani thotë se policët kanë konstatuar xhama të thyer, ndërsa siç thotë ai rreth inventarit nuk ka shumë informacione.

„Gjithçka që kemi parë por edhe se çfarë ka patur brenda, këtë ne nuk e dimë. Nuk kemi informacione, nëse ata e dinë se diçka kanë bërë të ditur, unë këtë nuk e di“ ka thënë shkurt Elshani.

Sikurse Kosovo onlajn mëson prej Unmik, prania e tyre ka qenë e kufizuar në zyrat që ndodhen në godinat komunale në Zubin Potok, Zveçan dhe Lleposaviq qysh prej incidenteve të majit të këtij viti.

"Unmik vizitoi zyrat e veta në disa raste për të rimarrë pjesën e vet të pasurisë dhe për të vlerësuar objektin me mbështetjen e KFOR dhe në koordinim me autoritetet e Kosovës. UNMIK ka shprehur shqetësimin autoriteteve kosovare për hyrjen e paautorizuar në objektet e veta” thuhet në përgjigjen me shkrim të UNMIK dërguar redaksisë sonë.