Zijade: Nevojitet de-eskalim urgjent dhe kthim në dialogun politik

Šefica Unmika Zijade
Burim: UN

Përfaqësuesja speciale e sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara dhe shefja e misionit të UNMIK Karolin Zijade ka theksuar se është thelbësor de-eskalimi i tensioneve në veri të Kosovës dhe i ka bërë thirrje Beogradit dhe Prishtinës që t’i kthehen dialogut politik.

Zijade sot në Beogad është takuar me kryeministren e Sërbisë Ana Bërnabiq dhe ministrin e punëve të jashtme Ivica Daçiq pas të cilave ka bërë thirrje për vetpërmbajtje në mesazhe dhe aksione. 

"Ajo bëri thirrje për transparencë në hetime dhe përgjegjësi në lidhje me ngjarjet e 24 shtatorit" bëhet e ditur në deklaratën e UNMIK.

Siç shtohet, Zijade gjatë qëndrimit dyditor në Beograd, do të takohet me liderët sërbë dhe përfaqësuesit e komunitetit diplomatik, para takimit të ardhshëm të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për Kosovën.

"Gjithashtu, Zijade do të paraqesë raportin në Këshillin e Sigurimit këtë muaj," bëhet e ditur nga UNMIK.